Panorama (Albania)

Shkaku i hasmërisë, sherri për një gardh

Zbardhet konflikti i dy familjeve Estrefi, nis 14 vite më parë

-

Përplasja mes dy familjeve Estrefi në Romanat të Durrësit e ka zanafillën që prej se 20 vitesh për arsye pronësie. Familjet kishin ndezur një konflikt me njëra- tjetrën për një copë tokë, të cilën pretendoni­n se u takonte, aty ku edhe kishin vendosur një gardh ndarës. Gardhi ka qenë molla e sherrit që degjeneroi më pas nga konflikt verbal në konflikt fizik dhe më pas deri në përdorimin e armëve. Konfliktet mes këtyre dy familjeve u bënë aq të shpeshta dhe të zakonshme, saqë në vitin 2006 situata agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Në përplasje e sipër, Qamil Estrefi qëllon me armë zjarri Zydi Estrefin, i cili, për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë në vend. Asokohe, Policia arrestoi shtetasin Qamil Estrefin si autor të ngjarjes dhe Gjykata e dënoi me disa vite burg për vrasjen e kushëririt. Pasi kreu disa vite burg, Qamil Estrefi u lirua nga qelia, por disa vite më vonë ndërroi jetë. "Kjo ngjarja e ndodhur të shtunën e ka zanafillën këtu e 14 vite më parë. Mes dy familjeve, pavarësish­t se nuk kishte pasur përplasje të tjerë pas vrasjes së ndodhur në vitin 2006, ato nuk kishin marrëdhëni­e me njëra- tjetrën. Shkak për konfliktin në atë kohë u bë një çështje pronësie", tha për gazetën një i afërm i tyre. Por, pavarësish­t veprimit të drejtësisë, duket se 41- vjeçari Estrefi nuk e kishte harruar ngjarjen. Të shtunën, ai e ka parë Shaqir Estrefin duke ecur në këmbë në rrugë dhe e ka përplasur me makinën e tij teksa, sipas njoftimit të Policisë, ishte në gjendje të dehur. Fillimisht e ka raportuar ngjarjen si aksidental­e pranë Policisë, por hetimet kanë treguar se bëhej fjale për një vrasje me dashje për hakmarrje. Myslim Estrefi u arrestua për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania