Panorama (Albania)

Rrok Pepaj: Në mal kam mbjellë boronicë, jo kanabis

Lihet në burg babai i Danjel Pepajt, vrau dy persona për disa rrënjë kanabis

-

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, ky i fundit autor i dyshuar i vrasjes së shtetasve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në zonën malore të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe. Rrok Pepaj është i dyshuar për bashkëpuni­m në kultivimin e kanabisit, duke qenë se është ai personi i cili ka çuar Policinë te vendi ku ndodhej parcela me kanabis në afërsi të së cilës u gjetën edhe dy trupat e pajetë. Përpara Gjykatës, Rrok Pepaj ka mohuar se është bashkëpunë­tor në kultivimin e kanabisit. Ai është shprehur se nuk ka lidhje me kultivimin, duke thënë se ka dalë në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe në mënyrë rastësore kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat. “Nuk kam pasur dijeni për parcelën, sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore, por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka pasur një ngatërresë dhe se djalin ma kanë rrahur. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto punë sepse unë jam i sëmurë dhe kam edhe gruan të sëmurë”, është shprehur para trupës gjykuese Rrok Pepaj. Gjyqtare në këtë seancë ka qenë Ermira Dedja, prokuror Albert

Murçaj dhe avokat Ardjan Brunga. Pavarësish­t masës së sigurisë, dje në dëshminë e radhës ai ka thënë se nuk ka pasur dijeni për parcelën me kanabis, pasi më herët ka mbjellë vetëm boronicë. Shkaku i ngjarjes së ndodhur javën e kaluar është një parcelë me kanabis. që Danjeli ua ka grabitur Vilsonit dhe Klementit. Nga dëshmitë e siguruara në Polici, një ditë para zhdukjes, Danjeli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni, një ishi dënuar për prodhim dhe shitje të drogës. Për hakmarrje, i riu duhet t’i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke iu thënë se do iu jepte drogën e tij dhe më pas dyshohet se i ka vrarë ata. Mendohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim. Pasditen e 3 tetorit të këtij viti shtetasi Danjel Pepaj është marrë me forcë në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe dhe aty është rrahur keq nga kushëriri i tij,

Klement Pepaj dhe shtetasi tjetër Vilson Çutaj duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi prej 30 rrënjësh kanabis.

 ??  ?? Viktima, Klement Pepaj
Viktima, Klement Pepaj
 ??  ?? Viktima, Vilson Cutaj
Viktima, Vilson Cutaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania