Panorama (Albania)

Atentati, plagoset shefi i Policisë Bashkiake dhe i ati

Ngjarja në Koplik, plumbave u shpëtoi bashkëshor­tja e 37- vjeçarit

-

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të bustit të “5 heronjve të Vigut” në rrugën ShkodërKop­lik. Shtetasi Xhelal Hasanaj dhe djali i tij Mentor Hasanaj kanë mbetur të plagosur.

Nga plumbat e marrë, 70vjeçari Xhelal Hasanaj mësohet se është në një gjendje më të rëndë shëndetëso­re, ndërkohë mësohet se 37vjeçari Mentor Hasanaj është shefi i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe. Në mjet ndodhej edhe bashkëshor­tja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësis­ht i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Mësohet se të tre këta shtetas ndodheshin në një mjet të Policisë Bashkiake, ndërsa po shkonin drejt Koplikut. Papritur autorët kanë ardhur me një motor dhe nga një largësi fillimisht prej rreth 25 metër është qëlluar në drejtim të tyre. Më pas teksa janë afruar kanë qëlluar me breshëri ndaj familjes Hasanaj. Menjëherë është bërë transporti i dy të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u transportu­an drejt Tiranës te Spitali i Traumës për mjekim më të specializu­ar. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie duke bërë rrethimin e zonës së krimit e më pas duke bërë veprimet e para hetimore.

HETIMET Janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje të dyfishtë, por Policia ka dyshime se kjo ngjarje lidhet me punën e shtetasit Mentor Hasanaj, si drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, por edhe identifiki­min, gjetjen dhe kapjen e autorëve që qëlluan ndaj familjes Hasanaj. Në afërsi të vendit të ngjarjes ka një sërë objektesh që kanë kamera sigurie dhe Policia i ka sekuestrua­r për të bërë këqyrjen e tyre dhe për të arritur tek identifiki­mi i autorit që qëlloi ndaj Xhelal Hasanaj dhe djalit të tij Mentor Hasanaj, ky i fundit drejtor i Policisë Bashkiake. DYSHOHET SE AUTORI ËSHTË ME PAGESË Menjëherë pas plagosjes së dyfishtë të shtetasve Xhelal Hasanaj dhe djalit të tij, Mentor Hasanaj, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Policia vendore e Shkodrës ka ngritur dyshimet e para rreth autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Burime pranë Policisë bëjnë me dije se kanë dyshime të forta se autori i ngjarjes mund të jetë një person me pagesë. Këto dyshime Policia i ka ngritur për shkak të mënyrës se si është bërë ky atentat ndaj familjes Hasanaj. Dyshimet janë të forta se objektivi i këtij atentati është drejtori Mentor

Hasanaj. Saktësia e autorit, i cili qëlloi nga larg dhe më pas në ecje e sipër me motor ka bërë që të krijohen dyshime se autori mund të jetë një atentator me pagesë. Sipas burimeve, personi i cili ka pasur një konflikt të hapur me drejtorin Hasanaj, ka porositur këtë atentat. Autori ka tentuar të vrasë drejtorin Hasanaj dhe pasi ka parë se e ka qëlluar është larguar me idenë se e ka lënë të vdekur në vend.

 ??  ?? Makina me të cilën udhëtonte Mentor Hasanaj
Makina me të cilën udhëtonte Mentor Hasanaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania