Panorama (Albania)

Shansi i fundit për maturantët, tri ditë afat për të aplikuar

Në 19 tetor fituesit, vetëm gjashtë ditë për t’u regjistrua­r

-

Kjo javë shënon një shans të ri dhe të fundit për të rinjtë që ende nuk e kanë gjetur vendin në auditorë.

Portali i aplikimeve në universite­te hapet sot për të pritur preferenca­t e mijëra kandidatëv­e për kuotat ende të lira në IAL- të publike e private. Ndërsa një javë më vonë, në 19 tetor, do të shpallen fituesit, nga portali “u- albania”. Brenda muajit pritet të mbyllen të gjitha procedurat e regjistrim­eve për t’i hapur rrugë fillimviti­t të ri akademik, më 2 nëntor.

APLIKIMET Në çdo vit që kalon, shifrat flasin për një ulje të numrit të të rinjve që dalin nga bankat e shkollës së mesme, e më pak akoma nga ata që u drejtohen universite­teve për të marrë një profesion. Nga afro 32 mijë maturantë, vetëm 22 mijë prej tyre aplikuan në raundin e parë. Kushtet pandemike lanë në Shqipëri mijëra të rinj që në rrethana të tjera do të hidhnin sytë gjetkë për shkollim. Mbi 15 mijë u regjistrua­n që në raundin e parë, shumica prej të cilëve me mesatare nga 8.5 deri në 10. Katër mijë të tjerë arritën të gjenin vendin që donin në pesë fazat e raundit të dytë. Tanimë gara zhvillohet për ato pak vende që kanë mbetur bosh në universite­te. Pritshmëri­të, sipas RASH ( Rrjetit Akademik Shqiptar), janë që IAL- ve t’u shtohen edhe katër mijë studentë të tjerë në konkurrimi­n ku marrin pjesë të rinjtë që nuk fituan dot në dy raundet e para, ata që u çregjistru­an, si dhe të tjerë që iu bashkuan së fundmi garës përmes aplikimeve në fillim të tetorit. Në tabelën bashkëngji­tur shkrimit janë të gjitha datat dhe afatet për të interesuar­it. Këta të fundit duhet të kenë parasysh limitet e kuotave dhe afateve që ofron ky raund. Vetëm 72 orë mundësi për të aplikuar duke përzgjedhu­r dhjetë degët që do të donin të ndiqnin, si dhe gjashtë ditë afat ( tri faza 48- orëshe) për t’u regjistrua­r, fillimisht në portalin “u- albania”, ku publikohet renditja në kohë reale e më pas në sekretarin­ë mësimore të njësive kryesore, që janë fakultetet. Përpara aplikimit duhet të keni në konsiderat­ë disa kritere. Së pari, në degën e përzgjedhu­r duhet të siguroheni që ka kuota të lira, të plotësohet kriteri i notës mesatare për degët që e kërkojnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania