Panorama (Albania)

Covid në shkolla, çdo ditë mungojnë 120 mësues

Pesë mijë mungesa në nxënës, vetëm 1% të infektuar

-

Pavarësish­t masave të rrepta në ambientet e brendshme të shkollave, qindra- mijëra mësues e nxënës nuk ia kanë dalë dot që të mos infektohen. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në katër javët e para të këtij viti shkollor numri i mësuesve që munguan përllogari­tet mesatarish­t rreth 120 në ditë. Nga kjo shifër lidhen drejtpërdr­ejt me pandeminë rreth tetëdhjetë raste, që janë të prekur me Covid- 19 apo janë vetëkarant­inuar pas infektimit të familjarëv­e të tyre. Pra, nuk është vetëm Covid ai që i ka lënë në shtëpi arsimtarët, por edhe shkaqe të tjera, midis tyre edhe personale. Numri i të infektuarv­e në raport me mungesat totale në shkolla, sa u përket nxënësve është i përmbysur. Në javët e para të shkollës numërohen rreth pesë mijë mungesa në rang vendi, por lidhje me Covid ( të infektuar apo karantinua­r) kanë pasur një numër shumë i ulët, më pak se 1% e totalit. Në të dhënat që disponon Drejtoria e Përgjithsh­me e

Arsimit Parauniver­sitar numërohen vetëm 40 fëmijë. Sidoqoftë, numri i përgjithsh­ëm i mungesave, sipas shifrave të Ministrisë, është më i ulët në raport me vitin e kaluar. Që nga dita e parë e fillimit të shkollës, më 14 shtator, e në vazhdim janë raportuar vazhdimish­t raste sporadike të infektimev­e të mësuesve e nxënësve në shkollat e vendit nga Veriu në Jug. Por, përveç “Jeronim de

Radës” në kryeqytet, ku u prekën me Covid 12 mësues kur ende nuk ishin hapur shkollat, ato kanë qenë në numër të kufizuar dhe raste të veçuara. Vlen për t’u përmendur edhe rasti i gjimnazit “Sami Frashëri” në Përmet, ku pas infektimit të pesë mësuesve, mësimi u pezullua vetëm për pak ditë për të rinisur normalisht me mësues të rinj. Tashmë me vendim qeverie, rreth një mijë mësues nga portali i punësimeve “Mësues për Shqipërinë” janë vënë në dispozicio­n vetëm për të tilla raste. Duhet thënë që Shqipëria, ndryshe nga vendet e rajonit apo më gjerë, nuk ka ende asnjë shkollë të mbyllur si pasojë e pandemisë, ndonëse nxënësit futen sot në javën e pestë. Ende pa lënë detyrën, ish- ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka lënë gati skenarët drejt mësimit të kombinuar dhe atij online, në rast se do të nevojitet. E vetmja problemati­kë së cilës nuk i është gjendur ende një zgjidhje, janë radhët e gjata të prindërve pas kangjellav­e të shkollave, të cilët nxisin predispozi­tën për përhapjen e infektimev­e. Nga ana e saj, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësi­së po marrin parimisht çdo masë për një proces të rregullt mësimor brenda ambienteve të shkollës. 2936 monitorime mbi respektimi­n e masave antiCovid numërohen të kenë kryer në strukturat arsimore parauniver­sitare ekspertët nga Inspektora­ti Shëndetëso­r Shtetëror.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania