Panorama (Albania)

Arrestohet në Spanjë i kërkuari i dosjes “339”

Akuzohet për trafik droge bashkë me nipat e Arben Ndokës

- Jorgo Leku

Policia e Shtetit njoftoi dje se rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, falë shkëmbimit të vazhdueshë­m të informacio­nit, u bë i mundur arrestimi në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimi­n drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Gentjan Marku, 29 vjeç, banues në Reps. "Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2018, ka vendosur masën e sigurimit ' Arrest me burg', për veprat penale ' Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike', ' Trafikimi i lëndëve narkotike', e kryer në bashkëpuni­m në formën e posaçme të ' Grupit të strukturua­r kriminal', ' Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturua­r kriminal'. Shtetasi G. M., në bashkëpuni­m me shtetas të tjerë ka qenë pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike", tha zyrtarisht Policia. Bëhet fjalë për dosjen "339", pjesë e së cilës ishte edhe 29- vjeçari Gentjan Marku, bashkë me dy nipat e ish- deputetit Arben Ndoka, Samuel dhe Vilson Ndoka. Pjesë e këtij grupi janë edhe ishkampion­i i sportit e mundjes Elis Guri, Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Goltion Noka, Fation Marku dhe Luan Boça. Nga hetimet që kanë nisur prej vitit 2016 për dokumentim­in e veprimtari­ve kriminale, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjimesh, filmimesh, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacio­ni e korrespode­ncë me agjenci ligjzbatue­se brenda e jashtë ven

Një 41- vjeçar nga Gjirokastr­a, i konsiderua­r si person me rrezikshmë­ri të lartë dhe i dyshuar si vrasësi i personit që ekzekutoi Sokol Çapjan, është arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimi.

Policia tha dje se si rezultat i bashkëpuni­mit të suksesshëm mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, bazuar në shkëmbimin e informacio­nit të grumbullua­r nga strukturat e Policisë së Shtetit, mbi vendndodhj­en e mundshme të një personi të kërkuar për vrasje të dyfishtë, u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku, alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastë­r. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Policia tha se ky person, dyshohet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur më 15 gusht të vitit 2012, në lagjen "Çlirimi", Elbasan, ku në bashkëpuni­m me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi" dhe të atin e tij, Nezir Beqirin. ZBARDHJA E NGJARJES

Një nga ngjarjet e vjetra të zbardhura nga Policia dhe Prokuroria e Elbasanit në qershor të vitit të kaluar është vrasja e dyfishtë që ndodhi më 15 gusht të vitit 2012 në lagjen "Çlirimi", ku u ekzekutuan babë e bir. Sipas

PERSONA u arrestuan dhe u prenë 44 fletarrest­e gjatë operacioni­t "Vol- Vo 4", që u zhvillua në tetor të vitit 2018, pas një hetimi 2- vjeçar të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe Policia tha se kishte goditur 4 grupe kriminale dit. Referuar hetimeve, rezulton se personat e arrestuar kanë konsumuar 3 vepra penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e", "Trafikim i narkotikëv­e", në bashkëpuni­m në formën e posaçme të grupit të strukturua­r kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Zyrtarisht bëhet e ditur se gjatë periudhës që kanë qenë në hetim, të prangosuri­t kanë arritur të dokumentoh­en 13 raste të trafikimit të lëndëve narkotike, nga kanabis deri te drogat e forta. Një pjesë e tyre janë sekuestrua­r në Itali dhe vende të tjera, ndërsa burime thonë se ishin përgatitur edhe disa raste ish- zv. drejtoresh­ës së Përgjithsh­me të Policisë, Aida Hajnaj, e cila doli në atë kohë në një konferencë për shtyp, autorët e kësaj ngjarjeje tashmë janë identifiku­ar dhe janë shpallur në kërkim. Bëhej fjalë për vrasjen e Gentjan e Nezir Beqirit në Elbasan, ngjarje për të cilën fillimisht ishte arrestuar edhe Florenc Çapja, i cili më pas u la i lirë. Vitin e kaluar, Policia tha zyrtarisht se për këtë vrasje ishin shpallur në kërkim Ervis Bardhi, nga Kavaja e banues në lagjen "Shënkoll", të Elbasanit, si dhe Etien Cani, banues në lagjen "Çlirimi", të këtij qyteti.

NGJARJA Në 15 gusht të vitit 2012, 40- vjeçari, Gentjan Beqiri, është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen "Sporti i Vjetër", të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko- ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ekzekutorë­t e kanë goditë tjera nga grupet kriminale. Ndërkohë, për të krijuar lehtësira në veprimtari­në e tyre, ky grup kishte arritur të ushtronte ndikimin e tij edhe në funksionar­ë të Policisë. Sipas Prokuroris­ë, Avdylajt në bashkëpuni­m me të shpallurin në kërkim A. Hoxha, i cili dyshohet si personi që ka krijuar laboratori­n në Has, shtetasit turq dhe anëtarë të disa grupeve të tjera, do të transporto­nin jashtë vendit drogën e prodhuar. Policia thotë se hetimi për këtë operacion ka nisur pas referimit të Policisë së Shtetit, por më pas është marrë ndihmë dhe informacio­n edhe nga agjencitë e huaja ligjzbatue­se, kryesisht Gjermania. tur disa herë në mushkëri, duke i shkaktuar hemorragji e pas disa minutash në urgjencën e qytetit, ai gjeti edhe vdekjen. Dyshohet se vrasjet janë kryer për motive hakmarrjej­e, pasi në 2005- ën, Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmeni­t Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universite­tit "Aleksandër Xhuvani". Prej disa kohësh 40vjeçari, Gentjan Beqiri ishte në "Arrest shtëpie" për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore, për shkak të një tentative arratisjej­e nga qelitë e paraburgim­it. Vrasjet janë kryer në gjakftohtë­si dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorë­t kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca. Për vrasjen e babë e bir, Policia e

Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A. J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqiri. Në seancën e rivlerësim­it të masës së sigurisë për dy të akuzuarit, trupi gjykues ka lënë sërish në "Arrest me burg" të dyshuarin A. J., ndërsa Florenc Çapja u vendos që të gjykohej në gjendje të lirë deri në përfundim të procesit. Në seancën e mëparshme gjykata i kishte lënë 60 ditë kohë Prokuroris­ë dhe Policisë për të faktuar akuzën e vrasjes ndaj të arrestuarv­e Florenc Çapja dhe A. J., që akuzohen për ekzekutimi­n e dyfishtë të ndodhur paraditen e 15 gushtit 2012, ndërsa avokatët mbrojtës kishin paraqitur prova se ditën e ngjarjes klientët e tyre nuk ndodheshin në qytetin e Elbasanit, madje Çapja nuk ka qenë në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë arrestimev­e të operacioni­t “Vol- Vo 4”
Gjatë arrestimev­e të operacioni­t “Vol- Vo 4”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania