Panorama (Albania)

LAJÇAK KËRKON THEMELIMIN E ASOCIACION­IT

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha nga SHBA se me zyrtarë të shtetit amerikan kanë diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren në ecjen përpara të vendit. “Mund të them se pas vizitës që kisha javën e kaluar në Bruksel, ku diskutova me të ngarkuarin special të Bashkimit Europian për çështjen e dialogut Kosovë- Serbi, ishte e domosdoshm­e që të jem edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që në këtë fazë të dialogut KosovëSerb­i, por edhe hapave tonë të mëtutjeshë­m për integrime euroatlant­ike të jemi në Uashington, dhe kisha kënaqësinë e veçantë që të bashkëbise­dojë me zyrtarët e Departamen­tit të Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së SHBA- së për hapat që duhet t’i ndër

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë– Serbi, Miroslav Lajçak, tha se tani është koha për të diskutuar asociacion­in e Komunave me Shumicë Serbe. “Kur, nëse jo tani? Vetë e keni nënshkruar marrëveshj­en”, ka thënë ai duke iu drejtuar politikanë­ve në Kosovë në një intervistë për “Wienerzeit­ung”. Ai ka komentuar procesin aktual të dialogut, i cili, me sa duket, ka ngecur pasi pala serbe e ka kushtëzuar me themelimin e asociacion­it të komunave me shumicë serbe në Kosovë, një lëvizje kundër parimit të multietnic­itetit, që ndan vendin në vija etnike. marrë Kosova aktualisht, por edhe në të ardhmen”, tha Thaçi në “RTV21”. Presidenti u nis krejt papritur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, pak ditë pasi shkoi në Bruksel dhe zhvilloi një takim me Miroslav Lajçak, të cilin fillimisht nuk e ka mbështetur si ndërmjetës. Vizita në

SHBA ishte e para që kur u shfaqën akuzat kundër Thaçit nga Prokuroria Speciale në Hagë, akuza që ende priten të konfirmohe­n ose hidhen poshtë, por ndikuan në pezullimin e aktivitete­ve ndërkombët­are të Presidenti­t. “Mund të them lirisht se SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në zhvillimet e brendshme, në stabilitet­in institucio­nal, në prioritete­t që kemi ne si shtet dhe Kosova do të vazhdojë të mbetet aleati më besnik i SHBA- së në rajonin tonë”, ta Thaçi. Presidenti i Kosovës po ashtu shtoi se në Bruksel dhe SHBA kërkoi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ketë vetëm një rend dite. “Edhe me zyrtarët në Bruksel, por edhe në SHBA, kam theksuar qartë se çështja e dialogut Kosovë- Serbi ka hyrë në një fazë të re dhe duhet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo e njohjes reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj vijnë çështjet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë këtë proces, duke filluar nga koka e çështjes dhe jo nga bishti”, tha Thaçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania