Panorama (Albania)

Trump: Nuk kam më Covid- 19, s’jam infektues dhe jam imun

Nga e hëna, tubime masive në Florida, Pensilvani dhe Ajoua

-

Presidenti i SHBAve, Donald Trump, ka mbajtur ngjarjen e tij të parë publike që nga infektimi me koronaviru­s, duke mbledhur një turmë prej qindra mbështetës­ve në Shtëpinë e Bardhë të shtunën, edhe pse nuk dha prova se ai nuk ishte më infektues.

Kjo ngjarje u cilësua nga ndihmësit e tij, si një kthim triumfues në fushatën për rizgjedhje pas shtrimit në spital, një kthim i vënë në dyshim më parë për shkak të reagimit që mund të kishte Presidenti nga terapia e përdorur për të, si dhe mosha e tij, në grupin e të rrezikuarv­e nga Covid- 19. “Ne po fillojmë shumë, shumë fuqishëm me tubimet dhe me gjithçka tonën”, i tha Trump grupit me aktivistëv­e konservato­rë, ndërsa qëndronte në një ballkon. “Sepse ne nuk mund të lejojmë që vendi ynë të bëhet një komb socialist”, shtoi ai. Por ekspertët e shëndetësi­së e kanë kritikuar qasjen e Trump në lidhje me koronaviru­sin dhe faktin që ka mbajtur një ngjarje me shumë njerëz vetëm pak ditë pasi ka dalë nga spitali, duke rrezikuar edhe infektimin e të pranishmëv­e. Presidenti Trump i ka hedhur poshtë kritikat ndaj tij. Në një komunikim me “Fox News”, i pyetur nëse ka ende Covid19, Trump tha: “Unë jam imun”, dhe se do të jetë imun “ndoshta për një kohë të shkurtër, mbase për një kohë të gjatë” dhe nuk mund të infektojë të tjerët. Shkencëris­ht është e provuar se njerëzit që kanë pasur Covid- 19, në fakt mund të riinfektoh­en. Lidhur me ngjarjen që mbajti të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën iu drejtua një turme mbështetës­ish nga ballkoni, Presidenti nuk ishte penduar. “Ata thanë plotësisht joinfektue­s, unë nuk infektoj. Isha në një ballkon. Njeriu më i afërt ishte ndoshta dhjetëra metra larg dhe ata ishin ulur në bar”. Anëtari i Task Forcës kundër koronaviru­sit në SHBA, Anthony Fauci, e ka kritikuar mbajtjen e kësaj ngjarjeje dhe tha se në një tubim të ngjashëm ka shumë mundësi të ketë ndodhur infektimi masiv i stafit të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë edhe vetë Presidenti­n. Në Shtëpinë e Bardhë, përveç Presidenti­t, janë infektuar me koronaviru­s edhe të paktën 26 anëtarë të tjerë të stafit të afërt të tij. Në një dokument të publikuar të shtunën në mbrëmje, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, tha se kishte vlerësuar që Trump “nuk konsideroh­et më një rrezik transmetim­i për të tjerët” dhe se “shumëllojs­hmëria e testeve të avancuara diagnostik­uese të marra zbuluan se nuk ka më prova të replikimit aktiv të virusit”. Shtëpia e Bardhë, e cila ka dhënë vetëm informacio­n të kufizuar në lidhje me shëndetin e Trump që kur u lirua nga spitali “Walter Reed” të hënën, nuk tha që Trump u testua negativish­t për koronaviru­sin dhe nuk ka zbuluar rezultatet e testeve të shumta që Presidenti ka kryer që kur ai u sëmur. Trump është planifikua­r të fillojë një shtrirje të tubimeve deri më 3 nëntor, kur amerikanët do të zgjedhin Presidenti­n për mandatin e ri. Të shtunën, fushata e Trump njoftoi tubime në Pensilvani dhe Ajoua për të martën dhe të mërkurën, pas një tubimi të njoftuar më parë në Florida, të hënën.

 ??  ?? Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, gjatë tubimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, gjatë tubimit të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania