Panorama (Albania)

Pa gola në Kazakistan, Shqipëria e Rejës mjegull

Blind në mbrojtje, Broja e Seferi shpërdoroj­në shanset e arta

-

Në datën kur pesë vite më parë siguronte Europianin me triumfin 0- 3 në Armeni, Shqipëria e nis ndeshjen në Kazakistan njësoj si ndaj Lituanisë në "Air Albania": katastrofë.

Pjesa e parë nuk prodhon asgjë nga të besuarit e Rejës dhe regjistroh­et vetëm një autotraver­së nga kazakët. Në pjesën e dytë, Broja dhe Seferi kanë rastet gol për të ndryshuar shifrat, por nuk ia dalin dot. I pari e kalon portierin me parabolë, por pa e dërguar në rrjetë dhe i dyti ndalet nga portieri mik. Trajneri Reja regjistron dy ndeshje radhazi pa shënuar dhe insistimi për skemën 3- 5- 2 po tejkalon çdo kufi, edhe pse në fushë nuk shfaqemi dominues as përballë ekipeve si Kazakistan­i. Shumë mungesa, prej të cilave edhe disa të pashpjegue­shme dhe të lëna pezull, ashtu siç është edhe Shqipëria e trajnerit Reja. E mjegullt në fushë dhe e paqartë se ku do të arrijë, përveçse jofituese. Gjithsesi, Kallaku ( debutues), si dhe Kumbulla e Broja ( debutues si titullarë) janë tre të rinj të fituar në barazimin pa gola në Kazakistan.

"Pasqyrë" - Në fushë ishin dy skuadra identike. Reja kishte zgjedhur mbrojtësit Veseli në të djathtë dhe Trashi në të majtë për të plotësuar pesëshen e prapavijës me treshen Gjimshiti- Dermaku- Kumbulla. Ky i fundit debuton si titullar me kuqezinjtë. Përpara tyre, Reja zgjedh Baren, Abrashin dhe debutuesin Kallaku. Në sulm, një tjetër debutues si Broja ( nga minuta e parë) dhe përkrah tij Manaj. Përballë, Kazakistan­i i përgjigjet si "pasqyrë" me rreshtimin 5- 3- 2.

Pa raste - Janë vendësit që provojnë në minutën ne tretë, por lehtësisht për Berishën pas një gjuajtjeje nga këndi. Shqipëria merr "frenat e lojës", por e ka të vështirë për të furnizuar dyshen BrojaManaj. I pari bën një inkursion, por në fundore del jashtë vijave me topin. I dyti shpesh del nga zona për të marrë topin, por e mban shumë pak... për të mos thënë fare, inekzisten­t. Trashi bën disa harkime nga e majta, të cilat herë nuk gjejnë askënd dhe herë nuk shfrytëzoh­en. Kallaku e ka të vështirë të pozicionoh­et si duhet në mesfushë, teksa roli i tij është pas 2 sulmuesve. Nga ana tjetër, në portën e Berishës vjen vetëm një tentativë që portieri e çon këndore.

Vetëm një shtyllë - Pjesa e parë është e ekuilibrua­r mes ekipeve, thuajse pa prodhuar asgjë. Në të tetën minutë sulmuesi kazak Aimbetov godet traversën në portën e tij. Më vonë, një tentativë e Kallakut që shkon lehtë në portë në të 30- ën minutë që regjistroh­et si e para goditje në kuadrat nga kuqezinjtë. Fare pak për të parën, mbyllet 0- 0.

Një marsh më tepër - Pjesa e dytë nis me të njëjtën skuadër, por me një tjetër marsh më tepër. Që në start Bare bën tentativën e parë, por gjuajtja e tij nuk ka forcë për të qenë e rrezikshme. Vendësit kundërpërg­jigjen me gjuajtje të fortë, por Berisha neutralizo­n.

Rastet e arta - Shqipëria luan thuajse në gjysmëfush­ën e tyre, sidomos pas minutës së 60- të. Armando Broja merr një asist nga Bare, del përballë portierit në hyrje të zonës dhe me të djathtën bën parabolën, por shumë lehtë dhe mbrojtësi shpëton portën në vijën fatale. Broja është i vetmi që udhëheq në sulm dhe në të 68- ën tenton të përfitojë nga një rrëmujë e mbrojtjes, por pa rezultat. Tri minuta më vonë, një gabim në pasim i mbrojtësve, lexohet mirë nga sulmuesi 19- vjeçar i cili përfiton të godasë, por jo si duhet. Zgjedh cepin e majtë të portierit, pa gjetur kuadratin. Tjetër rast i shpërdorua­r. Në të 80- tën, sulmuesi i Viteshes huazuar nga Çelësi, tregohet egoist. Mund të pasonte Manajn, por gjuan mbi tra.

Pa... finale - Duhen 82 minuta për zëvendësim­et e para: Memolla për Trashin dhe Manaj ia lë vend Seferit. Ky i fundit në të 87- ën ka rastin ideal, atë final për të ndërruar shifrat. Kombinime perfekte me Brojën, i cili e nxjerr përballë portierit, por gjuajtja e tij qendrore pritet nga Pokatilov, i cili shpëton sërish kazakët. Dëmtimi i Abrashit gjen të papërgatit­ur stafin, me asnjë lojtar në nxemje për mesfushën dhe priten të paktën dy minuta derisa Laçi i zë vendin. Shqipëria mbyll në barazim pa gola transfertë­n e dytë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. E dyta ndeshje radhazi pa shënuar. Fati e do që edhe sfida tjetër të përfundojë barazim: të katërta me 4 pikë.

 ??  ?? Moment nga ndeshja Kazakistan- Shqipëri
Moment nga ndeshja Kazakistan- Shqipëri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania