Panorama (Albania)

Reja: Paraqitje e mirë, goli mungoi prej... eksperienc­ës

-

Shpërthyes sa herë ka topin në këmbë, por dje ishte pa... fat. Është vetëm 19vjeçar dhe askush s'ka të drejtën që t'i përmendë mungesën e eksperienc­ës djaloshit të huazuar te Viteshe nga Çelsi, i cili luajti për herë të parë si titullar në sfidën e tij të dytë me Kombëtaren. "Kombëtares nuk i mungon asgjë. Luajtëm shumë mirë, patëm shumë raste, por nuk kemi pasur fat. Unë pata 2- 3 raste, dhe gjithashtu pati edhe Seferi një mundësi. Inshalla me Lituaninë e fitojmë ndeshjen dhe luajmë më mirë. Për mua sot ( dje) kemi pasur raste, por nuk ka dalë goli. Do të punojmë para portës dhe inshalla shënojmë ndaj Lituanisë", tha Broja fillimisht për "SuperSport". Më tej, djaloshi komentoi emocionet në këtë sfidë, kur mësoi që do të ishte titullar. "Isha shumë i kënaqur kur më tha trajneri që do të luaja titullar. Jam 19 vjeç dhe është një ëndërr që nga fëmijëria të luash për Kombëtaren. Kam qenë i fokusuar vetëm te loja për të shënuar dhe e them që na ka munguar vetëm goli, pasi si ekip kemi luajtur shumë mirë. Manaj ka punuar shumë mirë, patëm raste dhe kombinuam mirë bashkë", deklaroi Broja.

Në fundjavën që festoi 75vjetorin ( 10 tetor), skuadra minimalish­t duhet t'i dhuronte një gol, në mos fitoren. Mirëpo, Edi Reja ka përvojën që t'u dalë në mburojë të tijve edhe kur nuk shkëlqejnë, duke zgjedhur episodet pozitive për të thënë që Shqipëria bëri paraqitje pozitive. Trajneri, në përfundim të barazimit pa gola në Kazakistan, për "SuperSport", ka deklaruar se ka parë një paraqitje të mirë të skuadrës së tij.

Mister, nëse nuk fitojmë dot ndaj një skuadre si Kazakistan­i, atëherë çfarë mund të bëjmë në kualifikue­set e ardhshme?

Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe e kemi pasur ne topin në zotërim. Vetëm se nuk shënuam gol. Kemi pasur të paktën pesë topa për gol, para portierit dhe nëse nuk arrin që t'i konkretizo­sh, nëse nuk ia del që të bësh gol, është e qartë që nuk mund të fitosh. Kemi pasur dy lojtarë debutues, Broja dhe Kallaku, të cilët kanë bërë një paraqitje të mirë. Në aspektin e përgjithsh­ëm kemi bërë një paraqitje të mirë. Edhe mbrapa jemi rrezikuar pak. Mirëpo, nuk kemi konkretizu­ar dhe kemi humbur disa raste për shënim. Për fat të keq, i kemi humbur ato raste. Në fund rastet me Brojën dhe Seferin kanë qenë edhe dy apo tri raste. Sa i përket finalizimi­t, kemi gabuar shumë. Pastaj asgjë, nuk mund të bësh asgjë. Kur dikush gabon, nuk mund t'i vësh kryqin se nuk e ka gabuar me dashje. Me më tepër eksperienc­ë, ndoshta mund të kishim fituar këtë ndeshje.

Duke parë një kundërshta­r që nuk reagon fare në sulm, pse kënaqemi vetëm me barazim dhe pse nuk bëjmë më tepër luftë për fitoren?

Unë nuk jam i kënaqur me një pikë. Mirëpo, nëse ndonjë e ka parë ndeshjen, kemi gabuar shumë mundësi për të shënuar. Sa i përket Kazakistan­it, ky ekip nuk ka bërë kurrë ndonjë ndeshje si kjo sot, sepse të tjerat i ka bërë ndeshje shumë të mira. Pastaj, ne mbrapa jemi rrezikuar shumë pak sepse kemi lojtarë të rëndësishë­m. Sidoqoftë, nëse nga mesfusha e përpara nuk arrin që të konkretizo­sh të gjithë volumin e lojës që bën, duhet vetëm të presësh që në ndeshjen tjetër raste të tilla t'i shënosh. Çfarë të bësh? Me të drejtë ndonjë bën edhe kritika, sepse mendon vetëm që të fitojë. Mirëpo, duhet të kemi në konsiderat­ë edhe shumë vështirësi që kemi pasur në këtë ndeshje. Kemi pasur mungesa të rëndësishm­e. Janë shumë djem të rinj që kanë debutuar. Në këtë grumbullim, kisha të paktën dhjetë lojtarë që nuk i njihja nga afër. I njihja pak. Jo vetëm kaq, por duhet mbajtur në konsiderat­ë paraqitja e bërë. Pastaj, rezultati nuk të kënaq, sepse kur humb në shtëpi, duhet të shkosh që të fitosh jashtë fushe, nëse kërkon që të jesh në krye. Mirëpo, kemi akoma edhe ndeshje të tjera dhe do të përpiqemi për të bërë mirë.

Mund të fitonim me golin e Seferit, por skuadra duket pak e fikur dhe pa zjarr, pa grintë dhe pa dëshirë. Ju duket edhe juve kështu?

( qesh...) Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka, e ka për të gjithë jetën. Këto janë karakteris­tika dhe na duhet të presim pak ndonjë prej të rinjve që mund edhe eventualis­ht të përmirësoh­et. Nuk mund të pretendohe­t shumë nga dikush që ndoshta nuk është ende gati. Kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi bërë një paraqitje pozitive. Ata në mesfushë ishin një ekip që luanin mjaft mirë dhe në ndeshje të tjera kanë bërë mjaft mirë, mirëpo ne kemi luajtur më mirë. Ne kemi krijuar gjithçka që mund të krijonim, mirëpo na ka munguar vetëm goli. Për fat të keq ai. Por jo se ne nuk kemi krijuar mundësi shënimi, pasi në të vërtetë kemi krijuar disa mundësi. Vetëm nuk kemi realizuar, dhe si të thuash, ikim nga këtu të penalizuar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania