Panorama (Albania)

PER APLIKIMET Tapitë me 7501, Lame: Afat deri më 7 nëntor

Kreu i Kadastrës ka theksuar 7 nëntorin si afatin e fundit për të marrë tapitë e tokave me 7501. “Pas kësaj date s’do mundeni më”. Familjet që preken nga vendimi

- ADA HAZIZOLLI Artan Lame

Në javën e parë të nëntorit përfundon afati ligjor për aplikimet nga ana e qytetarëve që s'kanë dokument pronësie për tokën bujqësore të ndarë me ligjin 7501.

Nga Bashkia e Vaut të Dejës, kreu i Kadastrës, Artan Lame, tha se 7 nëntori është afati përfundimt­ar dhe se pas kësaj date nuk do të pranohet asnjë kërkesë e re.

AFATI Në këto kushte, qytetarëve u ka mbetur më pak se një muaj kohë në dispozicio­n që të paraqiten pranë njësive të qeverisjes vendore dhe zyrave rajonale të Kadastrës për të aplikuar. "7 nëntori është dita e fundit që ju mund të vini dhe të sillni apo të dorëzoni kërkesën për të përfituar pronën, por pas kësaj date nuk do mundeni më", u shpreh Lame nga Hajmeli. Sipas të dhënave të Agjencisë janë mbi 22 mijë familje që kanë pjesërisht ose nuk kanë asnjë dokument pronësie për tokën bujqësore që kanë në përdorim. Nga ana tjetër, veç tyre, janë edhe qindra familje, të cilat janë pajisur me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim, por nuk kanë përmbyllur procedurat e regjistrim­it. Për kategorinë e parë, pra, për ato familje që nisin procedurat nga fillimi, kërkesa do të dorëzohet në bashki, më pas do të jenë këto të fundit që do të përcjellin listat në Agjencinë e Kadastrës. Në përfundim të shqyrtimit të çdo dosjeje, Agjencia do të bëjë afishimin e të dhënave, që është edhe faza e dytë. Qytetarët, sipas ligjit, do të kenë në dispozicio­n 45 ditë pas afishimit të të dhënave që të bëjnë plotësimet e nevojshme apo të shprehin ankesat nëse do të kenë. Me rregullat e reja që kanë nisur të aplikohen, pasi zyrtarizmi­t të ligjit të ri, duhet që për të marrë tapinë toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i investimev­e strategjik­e, të mos u jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje. REGJISTRIM­I I TITUJVE

Paralelish­t me këtë proces do të vijohet me regjistrim­in e Akteve të Marrjes së Tokës në Përdorim. Sipas ligjit të ri, pasuria do të regjistroh­et nga Agjencia e Kadastrës nëse: Përfituesi i AMTP ka qenë i legjitimua­r për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore. Së dyti, përfituesi i AMTP ka marrë tokë në territorin e vetëm një kooperativ­e ose ndërmarrje bujqësore dhe së treti toka për të cilën është lëshuar AMTP- ja nuk ka qenë "truall", "vepër e infrastruk­turës publike", "rërë bregdetare", "plazh", ose "sipërfaqe ujore", në kohën e lëshimit të aktit. Në mbledhjen e fundit, qeveria miratoi edhe vendimin "Për përcaktimi­n e procedurav­e të hollësishm­e të regjistrim­it të titujve të pronësisë që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen". Me anë të këtij vendimi janë përcaktuar rregullat e reja që do të aplikohen për titujt e paregjistr­uar, të cilët nuk e kanë të shënuar sipërfaqen jo vetëm në zonat ku regjistrim­i fillestar nuk ka nisur, por edhe aty ku ky proces ka përfunduar. Kështu, kur toka ndodhet në zonat ku nuk është kryer regjistrim­i fillestar, duhet që qytetarët të dorëzojnë informacio­n jo vetëm për pronën që do të regjistroh­et, por edhe për pronat kufitare, dokumente hartografi­kë ndihmëse, aktin e verifikimi­t në terren dhe deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë, e cila pretendohe­t të regjistroh­et. Ndërsa në zonat ku regjistrim­i fillestar ka përfunduar, kërkesa duhet të shoqërohet me titullin e pronësisë, planvendos­jen, planrilevi­min dhe deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë, që pretendohe­t të regjistroh­et.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania