Nga kompensimet te përjashtimi nga taksat, kushtet për të përfituar
Duhet që pensionisti të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit. Dokumentet që duhet të dorëzohen për çdo skemë
Për të përfituar nga skemat e kompensimit dhe përjashtimi nga taksat e bashkisë, kushti kryesor është që pensionisti të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit.
“Çdo pensionist që banon vetëm ose me bashkëshorten, e cila edhe ajo është pensioniste, apo edhe kur banojnë me të tjerë që nuk janë në punë kanë të drejtë që të marrin atë që ne e quajmë rimbursim të shpenzimeve për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike ose kompensimi për dritat”, thuhet në vendimin e qeverisë për kompensimin e dritave. E njëjta gjë vlen jo vetëm për kompensimet e lidhura ndër vite, siç është kompensimi për ndryshimin e çmimit të bukës, për pensionet minimale dhe pensionistët kryefamiljarë por edhe për të mos paguar taksat duke qenë se kjo kategori është e përjashtuar. TAKSAT QË PËRJASHTO
HEN E para është taksa e banesës që është edhe më e rëndësishme. Vlera e kësaj takse ka qenë e ulët, por me formulën e re të llogaritjes taksa e banesës ka një peshë të lartë në shpenzime. Taksa e pronës, është 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë. Mesatarisht qytetarërt sot paguajnë 330 lekë shtesë në faturën e uji. Por nga ky detyrim janë të përjashtuar pensionistët që skano të ardhur të tjera veç pensionit si edhe ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. Kush vërteton se është pensionist pa të ardhhura të tjera e shmang këtë pagesë, pra shmang 330 lekë në muaj. Por përveç kësaj pensionistët janë po ashtu të përjashtuar nga “Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinave”. E para, taksa e arsimit është 150 lekë në mua. Tarifa tjetër ajo e pastrimit është 417 lekë në muaj. Pra në total janë rreth 900 lekë në muaj detyrime për të cilat pensinistët janë të përjashtuar. Deklarimi i sipërfaqes së pronës për pensionistët kryefamiljarë që kanë kontratë me UKT- në është hapi i parë për të shmangur pagesën e taksës së banesës. Procedura vijon më tej në njësinë administrative. Më konkretisht, një pensionist kryefamiljar duhet të dorëzojë në njësinë përkatëse përveç librezës/ ave të pensionit edhe një certifikatë familjare ku të rezultojë që jeton i vetëm ose vetëm me bashkëshorten ( pa fëmijë në ngarkim dhe në gjendje pune) bashkë me kopje të kartave të identitetit për çdo familjar. Libreza e ujit dhe fatura e fundit që gjithashtu nevojiten tregojnë që pensionisti është pagues i rregullt i ujit. Plotësimi i këtyre dokumenteve, janë kusht për përfitimin.
KOMPENSIMET Veç të ardhurave nga pensioni të moshuarit, do të vazhdojnë të marrin të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionistit, si edhe 648 lekë pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë në orë, pra në total rreth 1600 lekë në muaj. Në tabelë janë të gjithë skemat e kompensimit të lidhura ndër vite edhe për kategori të caktuara siç janë ata që trajtohen me pensione minimale si edhe për pensionet e lidhura para 2015- ës. Për të marrë kompensimet ka dy kushte. Së pari, duhet që pensionisti të mos ketë të ardhura të tjera. Pjesëtarët e tjerë të familjes po ashtu duhet të mos kenë të ardhura të tjera. Pra, nëse kryefamiljari ka në certifikatën familjare ( pra bashkëjeton) me djalin apo vajzën, të cilët janë në punë, atëherë përjashtohet nga kompensimi. Nëse këta nuk janë në certifikatën familjare, atëherë ai i përfiton kompensimet. Kushti tjetër është që fatura e dritave, e shtëpisë për të cilën do paguhet taksa, të jetë në emër të pensionistit. Në rastin kur janë dy pensionistë, pra, burrë e grua, kompensimin e përfiton vetëm njëri prej tyre. Për të aplikuar duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën familjare, si dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike, me anë të së cilës vërtetohet se energjia elektrike paguhet në mënyrë të rregullt.