Panorama (Albania)

Vranë dhe dogjën nënë e bir, gjykata i “bashkon përjetësis­ht” dy dashnorët, si e organizuan masakrën

DENOHEN ME BURG PERJETE KASEM PIRJASI DHE 35 VITE E DASHURA. ÇFARE NDODHI NE SEANCE

-

Gjykata e Vlorës ka dënuar me burg përjetë Kasëm Pirjasin dhe 35 vjet burg Hysnie Hoxhallari­n, të akuzuar për vrasjen dhe më pas djegien e Olsi dhe Selkie Hoxhallari­t, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2018 në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës.

Dy viktimat janë burri dhe vjehrra e Hysnie Hoxhallari­t, ndërsa autori sipas hetimeve rezultoi se kishte një lidhje intime me 32- vjeçaren. Seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Vlorës, dy të pandehurit kanë munguar në sallë. Në sallë të pranishëm kanë qenë vetëm dy të afërm të viktimave, të cilët kanë dëgjuar vendimin e dhënë nga togat e zeza. Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Laurent Fuçia ka pranuar kërkesën e prokuroris­ë së Vlorës dhe prokurorit Maksim Sota, i cili kishte kërkuar më herët burgim përjetë për Kasëm Pirjasin dhe 35 vjet burg për Hysnie Hoxhallari­n. Një javë më parë dy avokatët mbrojtës të të pandehurve, Saimir Vishaj për Kasëm Pirjasin dhe Sokol Zotaj për Hysnie Hoxhallari­n kishin kërkuar deklarimin të pafajshëm të klientëve të tyre. Por në seancën e së martës, Gjykata e Vlorës ka dhënë vendimin duke pranuar kërkesën e prokuroris­ë për të dy autorët. Kasëm Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari janë deklaruar fajtorë për veprën penale “Vrasja me dashje e dy apo më shumë personave” dhe “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare e kryer në bashkëpuni­m”. Seanca e kësaj të marte për dhënien e vendimit ka zgjatur pak minuta, ndërsa vendimi është lexuar nga gjyqtari Laurent Fuçia, ku salla ka qenë thuajse e zbrazët, me përjashtim të dy të afërmve të viktimave. Ndërkohë, në vendim është deklaruar se të dy autorët do ta kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

SI NDODHI NGJARJA

Vrasja që tronditi qytetin e

Vlorës më 21 janar 2018, ku Selkie dhe Olsi Hoxhallari ( nënë e bir) u vranë dhe më pas u dogjën, dërgoi në qeli dy autorë, që ishte nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj, Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi. Hysnie Hoxhallari është gruaja e Olsi Hoxhallari­t, e cila sipas Prokuroris­ë, kishte krijuar një lidhje intime me Kasëm Pirjasin, ku gjatë hetimit ka rezultuar se Pirjasi së bashku me Hysnien kanë vrarë dhe më pas djegur nënë e bir në një banesë në Vlorë. Krimi i rëndë që tmerroi Vlorën ndodhi në janar të 2018- ës, ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerjeje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Ky krim i rëndë u raportua në Polici në orët e para të mëngjesit të datës 21 janar, nga vetë nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari, e cila së bashku me të dashurin e saj, Kasëm Pirjasi, janë marrë të pandehur dhe po gjykohen për akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare”, kryer në bashkëpuni­m. Hetimi ka zbuluar se krimi u raportua në Polici nga vetë e pandehura, Hysnie Hoxhallari, e cila pasi ka dhënë dëshminë në Policinë e Vlorës është kthyer në banesë duke dhënë dhe një intervistë në media, ku ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar se nuk dinte se kush mund ta bënte një gjë të tillë dhe se gjithçka mund të kishte ndodhur për grabitje, pasi burri i saj, Olsi Hoxhallari, sapo ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant sezonal. Dëshmisë së Hysnies nuk i ka besuar shumë Prokuroria e Vlorës, e cila në atë periudhë ka vënë në përgjim disa anëtarë të familjes, ku ka rezultuar se Hysnia fliste me motrën e saj, Dashurie Ziun, dhe bashkëshor­tin e kësaj të fundit për fshehjen e disa kartave telefonike, që për to ishin prova që mund të sillnin zbulimin e ngjarjes. Kaq ka mjaftuar që vëmendja e prokurorëv­e dhe e policëve të shtohet mbi nusen e shtëpisë që çuditërish­t nuk kishte pasur të njëjtin fat si vjehrra dhe burri i saj që u vranë dhe u dogjën, por u kishte shpëtuar agresorëve. Mbi bazën e këtyre dyshimeve, Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë studiuar me vëmendje të gjitha tabulatet telefonike të numrit të telefonit që përdorte Hysnia, ku ka rezultuar se ajo ka biseduar gjatë dhe shpesh me një person nga Fieri, që quhej Kasëm Pirjasi.

Krimi i rëndë që tmerroi Vlorën ndodhi në janar të 2018- ës, ku e moshuara Selkie është gjetur në banesë me një shenjë prerjeje në fyt, kurse djali i saj me një të çarë në kokë

 ??  ?? Hysnie Hoxhallari Kasëm Pirjasi
Hysnie Hoxhallari Kasëm Pirjasi
 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës
 ??  ?? Viktima, Olsi Hoxhallari
Viktima, Olsi Hoxhallari
 ??  ?? Viktima, Selkie Hoxhallari
Viktima, Selkie Hoxhallari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania