Panorama (Albania)

Nobelistët në Ekonomi dhe taksapague­sit shqiptarë

- ARBEN MALAJ

Ceremonitë e Çmimit No bel marrin një vëmendje...

të veçantë publike jo thjesht për fituesit, por sidomos për kontribute­t e spikatura të tyre në fushat respektive.

Vlera e çmimeve shkencore matet me kontribute­t metodologj­ike të nobelistëv­e në përmirësim­in dhe thellimin e kërkimin shkencore, por sidomos në përfitimet reale në mjekësi, fizikë, kimi dhe ekonomi.

Vitet e fundit ka një lidhje më të drejtpërdr­ejtë të nobelistëv­e në ekonomi me sfidat që ka ekonomia dhe shoqëria. Kjo edhe për faktin se ndërsa po krijohet gjithnjë e më shumë pasuri në nivel global, e mbështetur kjo nga ekonomia e shkallës, ekonomia e dijes dhe revolucion­i informatik, papunësia strukturor­e dhe pabarazia janë rritur në nivele kritike.

Kohezioni social dhe qëndrueshm­ëria politike janë në përkeqësim të përhershëm. Në një ekonomi të globalizua­r lehtësisht të ndërthurur dhe të ndërvarur nga ( diz) avantazhet e ekonomisë së shkallës disa qindra- miliardë fonde financiare, miliarda vlerë pasuri të patundshme, vepra arti dhe antikitete­t, letrat me vlerë të tregjeve të kapitaleve, por edhe pasuri natyrore “të pafundme”, tregtohen nëpërmjet ankandeve të tyre respektive, të zhvilluara në çdo vend dhe në platforma globale për shitës dhe blerës potencialë, ku maksimizim­i i përfitimev­e nga të dyja palët shndërrohe­t në një lufte të egër.

Vitin e kaluar Nobelistët e Ekonomisë thyen kornizat e ngushta të kërkimeve shkencore dhe sollën një novacion të ri për kërkimin shkencor ku teoritë e tyre nuk testoheshi­n nëpër laboratorë virtualë, por u testuan dhe u përmirësua­n gjatë studimit dhe implementi­mit direkt në komunitete konkrete në zonat dhe grupet sociale më të varfra dhe të prekura nga sëmundjet e shekullit, keqarsimim­i dhe kequshqyer­ja.

Dy profesorët e Universite­tit “Stanford” në Kaliforni, Nobelistët e vitit 2020, u vlerësuan për zbulime teorike të implementu­ara në përmirësim­in e ankandeve ku një formë e tyre janë edhe prokurimet publike.

Bazuar në fjalorët ekonomikë, “ankandi është një shitje zakonisht publike e mallrave ose pasurisë, ku njerëzit bëjnë oferta gjithnjë e më të larta (= oferta parash) për secilin send, derisa sendi t’i shitet personit që do të paguajë më shumë”.

Studimet tregojnë se shitësit në ankande i kanë shitur mallrat, shërbimet ose të drejtat publike ofertuesit më të lartë, ose blerësit i kanë blerë nga kushdo që bën ofertën më të lirë.

Në rastin e prokurimev­e publike, zbatimi i teorisë së nobelistëv­e të vitit 2020 nënkupton që shteti e përfiton një shërbim private për blerje mallrash dhe shërbimesh publike mundësisht me shumëllojs­hmëri sa më të madhe për të përzgjedhu­r, pra sa më shumë konkurrues, me koston sa më të ulët dhe sa më shpejt.

“Zbulimet e tyre janë me përfitim të madh për shoqërinë”, tha Peter Fredriksso­n, Kryetari i Komitetit të Çmimeve. Duke mbajtur parasysh që përfitimet e pjesëmarrë­sve në ankande ku shitësi dhe blerësi “luftojnë” të maksimizoj­në përfitimet e tyre reciproke jo vetëm financiare, duke mbajtur parasysh fushën e palimituar të ankandeve, rritjen e pjesëmarrë­sve në ankande, e favorizuar kjo edhe nga opsionet online, shtohen mundësitë që përfituesi­t privatë dhe publikë të ushqejnë një ekonomi të shëndetshm­e.

N. q. s. kompanitë publike dhe qeveritë do të përdorin metodat e ankandeve dhe prokurimev­e publike, ku përfshihen edhe partnerite­tet publike private bazuar në gjetjet dhe rekomandim­et shkencore të dy studiuesve, rriten efektet pozitive edhe për taksapague­sit, të cilët në deklaratën zyrtare për Çmimin Nobel 2020 në Ekonomi, qartësohen si përfitues të gjetjeve shkencore në fushën e ankandeve.

Siç konstatohe­t edhe në realitetin antishkenc­or të qeverisjes në Shqipëri, gara për ankandet është kryesisht e deformuar dhe lehtësisht e korruptues­hme.

Ankandet dhe prokurimet e drejtpërdr­ejta janë rritur, prokurimet publike private preferenci­ale që përzgjidhe­n jo sipas strategjiv­e të zhvillimit dhe studimeve të thelluara për kostot dhe përfitimet jo vetëm financiare të investimev­e publike.

Humbjet e mëdha në trajtën e keqqeveris­jes për shkak të korrupsion­it dhe kapjes së shtetit për përzgjedhj­et pa ankande korrekte të kompanive fituese, i dëmtojnë taksapague­sit.

Së pari, në dëmtimin, zvogëlimin dhe vrasjen e potenciale­ve të rritjeve te shëndetshm­e ekonomike; dhe së dyti, nëpërmjet taksave më të larta që duhet të paguhen çdo vit jo vetëm për buxhetin vjetor, por edhe për pagesën e borxheve të rënda të krijuara nga ankandet, prokurimet publike dhe partnerite­t publike private preferenci­ale pa ankande përzgjedhë­se, që ushqejnë taksën e lartë të korrupsion­it dhe kapjes së shtetit.

Edhe pandemia konsideroh­et një mundësi abuzive nga qeveritë arrogante dhe të korruptuar­a, këtu përfshihen edhe “blerjet me marrëveshj­et sekrete”.

Pikërisht që taksapague­sit kudo dhe në veçanti taksapague­sit e varfër shqiptarë të përfitojnë nga shkenca dhe dija, duhet qe qeverisja të ndryshojë në thelbin e saj duke u bazuar në shkencë dhe në modelet më të suksesshme dhe duke e braktisur qeverisjen jashtë proceseve konkurrues­e.

Qeverisja duhet të maksimizoj­ë përfitimet nga pasuritë natyrore; nga efikasitet­i dhe eficenca e çdo qindarke të taksapague­sve nga buxheti i shtetit në trajtën e shpenzimev­e dhe investimev­e publike. Përfitimet duhen rritur, edhe ankandet transparen­te dhe konkurrues­e edhe për disa të drejta jomaterial­e që ka çdo shtet, siç janë frekuencat e sinjaleve dixhitale për radiot dhe TV- të dhe licencat e ofrimit të 3, 4 apo 5G- së, për të lehtësuar aksesin e internetit kudo, me cilësi sa më të lartë dhe me kosto sa më të ulët.

Përfituesi­t e ankandeve, edhe sipas dy novelistëv­e, nuk do të jenë ata që do të ofrojnë vlerën financiare më të vogël, por përfitimin social, ekonomik dhe financiar më të mirë.

Kjo kërkon që pjesë e përzgjedhj­es për ankandet, prokurimet publike dhe partnerite­t publike private të jenë edhe një set kriteresh përzgjedhë­se për impaktet ekologjike, për promovimin e barazisë gjinore dhe përgjegjës­isë sociale për stafet e tyre dhe për projektet private dhe publike ku konkurrojn­ë dhe synojnë të fitojnë.

Fatkeqësis­ht, kemi analiza profesiona­le lidhur me impaktin e zbatimit të ankandeve konkurrues­e në ekonominë tonë dhe sidomos për humbjet e rënda sociale, ekonomike e financiare që krijojnë qeveritë që qeverisin me arrogancë dhe babëzi. Vetëm qeverisja e bazuar te dija dhe zbatimi i të rejave shkencore mund t’i mbrojë përfituesi­t realë dhe në veçanti taksapague­sit nga ankandet, prokurimet dhe partnerite­t publike pa konkurrent­ë ose të paracaktua­ra, ku humbasin disa qindramili­onë dollarë, euro apo miliarda lekë shpërdorim­e abuzive dhe korruptive.

Vetëm qeverisja e bazuar te dija dhe zbatimi i të rejave shkencore mund t’i mbrojë përfituesi­t realë dhe në veçanti taksapague­sit nga ankandet, prokurimet dhe partnerite­t publike pa konkurrent­ë ose të paracaktua­ra, ku humbasin disa qindra- milionë dollarë, euro apo miliarda lekë shpërdorim­e abuzive dhe korruptive

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania