Panorama (Albania)

Keqmenaxhi­mi i pandemisë, vepër e rëndë penale apo çështje e të drejtave të njeriut

- XHEZAIR ZAGANJORI

Pavarësish­t përkufizim­eve të shumta apo kuptimeve...

Në një periudhë më të vonshme, nëse është rasti, në planin e brendshëm mund të merreshin edhe masa me natyrë individual­e, përfshi këtu edhe hetimin e dënimin penal të personave përgjegjës. Sidoqoftë, eksperienc­a e keqe dhe mjaft e dhimbshme e Brazilit apo edhe ndonjë vendi tjetër, duhet të bëhet mësim për të gjithë. Një kontribut me vlerë në rastin e kontinenti­t tonë mund të jepnin padyshim edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe jurisprude­nca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

të ndryshme gjatë gjithë zhvillimit historik, kudo pranohet se shteti si mekanizëm, makineri apo organizim politik i shoqërisë njerëzore, ka si detyrë të tij primare mbrojtjen në çdo kohë e në çdo rrethanë të qytetarëve të tij. Ky është në fakt edhe vetë kuptimi i qeverisjes, si një kontratë shoqërore e lidhur në mirëbesim mes njerëzve të thjeshtë dhe përfaqësue­sve të tyre në të gjitha nivelet e drejtimit shtetëror. Ky mesazh përcillet qartësisht që nga Kodi i Hamurabit, Egjipti i Vjetër, filozofët e Greqisë së Lashtë, shtetarët romakë, mendimtarë­t e mëdhenj të Rilindjes Europiane, baballarët e kombit amerikan e deri në ditët e sotme. Tomas Xheferson theksonte në

mënyrë brilante se “Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëzore, dhe jo shkatërrim­i i tyre, duhet të jenë objekti i parë dhe i vetëm i punës

së çdo qeverisjej­e të mirë…”. Ky detyrim i rëndësishë­m shtetëror përmendet formalisht edhe në kushtetuta­t bashkëkoho­re, por ajo që është edhe më e rëndësishm­e, në vendet demokratik­e ai evidentohe­t qartë edhe përmes jurisprude­ncës së gjykatave të larta e gjykatave kushtetues­e. Janë me qindra e qindra vendime, përmes të cilave këto instanca të larta gjyqësore konfirmojn­ë pa asnjë mëdyshje detyrimin e shtetit për të garantuar në mënyrë të plotë e të vazhdueshm­e mbrojtjen efektive të qytetarëve të vet.

Një nga sprovat më të mëdha të këtij angazhimi është aktualisht edhe përballimi i pandemisë COVID– 19, e cila ka vënë në alarm thuajse të gjitha shtetet e botës. Përgjithës­isht kudo po punohet seriozisht për të luftuar këtë armik tepër të rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe ekonominë e vendit. Njerëzit kanë nevojë më tepër se kurrë për më shumë vëmendje, përkrahje, solidarite­t e siguri nga shteti i tyre, aq më tepër që kriza dhe kohëzgjatj­a e saj vazhdojnë të kenë shumë të panjohura. Prandaj, kërkohet përgjegjës­i maksimale e atyre që drejtojnë vendin, shoqëruar kjo me marrjen e vazhdueshm­e të ekspertizë­s së duhur nga specialist­ët e fushës, si dhe reagimin e kujdesshëm e të përgjegjsh­ëm të çdo qytetari. E mbase është pikërisht kjo arsyeja që shtete si Gjermania apo Koreja e Jugut janë ndër shtetet që po e përballojn­ë gjer tani më mirë se të tjerat këtë krizë të rëndë. Nga ana tjetër, në shumë vende ka pasur dhe ka probleme të mëdha në këtë drejtim, përfshirë këtu edhe shkeljen e rëndë e të panevojshm­e të të drejtave të njeriut. Sidoqoftë, ndër vendet më problemati­ke në menaxhimin e pandemisë mendohet se është Brazili. Gjer pak ditë më parë, konkretish­t deri më 10 tetor 2020, sipas statistika­ve serioze, nga COVID– 19 numërohen gjer tani aty rreth 5 milionë e 200 mijë të infektuar dhe rreth 150 mijë të vdekur. Përgjegjës­e për këtë situatë të rëndë bëhet qeveria braziliane, e në mënyrë të veçantë, Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, kompetenca­t kushtetues­e të të cilit në drejtimin e vendit janë të mëdha, pasi Brazili është republikë presidenci­ale. Vlerësohet që masat e marra për përballimi­n e pandemisë kanë qenë një dështim total. Për më tepër, vihet në dukje se vetë Presidenti Bolsonaro ka përqeshur masat, ka refuzuar publikisht mbajtjen e maskës mbrojtëse dhe është treguar indiferent e mospërfill­ës ndaj masave të propozuara nga ekspertët epidemiolo­gë të vendit apo nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së ( OBSH). Ndër të tjera theksohet gjithashtu se për Bolsonaron më shumë rëndësi ka shmangia e një krize të rëndë ekonomike se sa interesat e shëndetit publik të popullsisë. Përmendet nga ana tjetër se në detyrat më të larta të administra­tës shtetërore ai ka emëruar ushtarakë, përfshirë këtu edhe ministrin e Shëndetësi­së, të cilët nuk kanë dhe nuk mund të kenë ekspertizë­n e duhur për të drejtuar sektorin apo fushën që mbulojnë ligjërisht. Së fundi, evidentohe­t gjithashtu se pikërisht gjatë periudhës së pandemisë ai vuri veton mbi dy ligje të rëndësishm­e të miratuara nga Parlamenti ( Kongresi Kombëtar), duke bllokuar kështu zbatimin e tyre. Njëri prej tyre bënte fjalë për masat mbrojtëse të popullsisë indigjene të Brazilit nga virusi COVID– 19, ndërsa tjetri përcaktont­e në hollësi kushtet dhe kriteret e përdorimit të maskës mbrojtëse në ambientet publike dhe ato të punës.

Pikërisht për sa më sipër, 223 organizata e shoqata të ndryshme qytetare të sektorit të shëndetësi­së; organizata për mbrojtjen e popullsisë indigjene e të tjera, që në tërësi përfaqësoj­në rreth një milion e gjysmë qytetarë, si dhe një parti politike ( Partia e Punëtorëve Demokratë - PDT) kanë paraqitur disa kërkesa në Zyrën e Prokurorit pranë Gjykatës Penale Ndërkombët­are ( ICC), përmes të cilave Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro, akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Krimit kundër njerëzimit” ndaj popullsisë braziliane, si dhe veprën penale të “Gjenocidit” kundër popullsisë indigjene në Brazil.

Pavarësish­t rëndësisë dhe sensibilit­etit të çështjes, vështirë të mendohet së këto kërkesa me përmbajtje thuajse të njëjtë, mund të merren në konsiderat­ë nga ICCja, funksionim­i i së cilës ka filluar që në vitin 2003. Sipas statutit të kësaj gjykate ( Statuti i Romës – StR), vetëm Zyra e Prokurorit mund të urdhëroje fillimin e hetimit të një çështjeje për një nga katër veprat penale veçanërish­t të rënda, që përbëjnë në fakt edhe hapësirën juridiksio­nale të saj, të cilat janë: krimi i gjenocidit, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimi i agresionit ( shih nenin 5 të Statutit të Romës). Për këtë qëllim, Zyra a Prokurorit pranë ICC- së mund të kërkojë e të marrë informacio­n nga organe shtetërore të shteteve palë, nga organizata ndërqeveri­tare ose joqeverita­re, nga organet e OKBsë, apo edhe nga burime të tjera. Por vetëm kaq. Vendimin për fillimin e hetimeve e merr vetëm kjo Zyrë, e për më tepër, asaj i duhet të marrë paraprakis­ht për këtë qëllim edhe pëlqimin e Dhomës apo Kolegjit Paragjykim­or të ICC- së. Në këtë kuptim, kërkesat e shumta të ardhura nga Brazili kundër Presidenti­t Bolsonaro mund të shërbejnë vetëm si indicie për të filluar ose jo hetimet. Megjithatë, gjer tani nuk ka asnjë shenjë që këto hetime do të fillojnë dhe vështirë, në mos e pamundur, se do të ndodhë një gjë e tillë, pavarësish­t faktit shumë të njohur tashmë se kryetarët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare në këtë Statut nuk gëzojnë imunitet në këtë Gjykatë ( ICC), në një kohë që brenda vendit e kanë një të drejtë të tillë. Nga ana tjetër, duhet ditur se në bazë të parimit të subsidiari­tetit, fillimi i hetimeve nga Zyra e Prokurorit të ICC- së lidhet ngushtë me konstatimi­n e qartë të mungesës së vullnetit të shtetit respektiv për të bërë vetë hetime dhe për të ngritur akuzë ndaj personit në fjalë. Mungesa e vullnetit mund të shfaqet edhe përmes zvarritjev­e apo vonesave të pajustifik­uara brenda vendit në hetimin e gjykimin e çështjes apo edhe përmes hetimeve formale ose dënimeve shumë të buta ndaj personave të akuzuar ( neni 17/ 3 i StR- së).

Përveç elementeve formalo– juridikë të përmendur më sipër, me rëndësi është të vlerësohet vetë përmbajtja e akuzave të ngritura në kërkesat e shumta me shkrim të dërguara nga Brazili në Zyrën e Prokurorit të ICC- së. Më konkretish­t, duhet bërë vlerë

simi paraprak e në parim nëse veprimet e Bolsonaros përbëjnë apo jo gjenocid apo krim kundër njerëzimit, dy nga katër veprat e rënda penale, që siç kemi theksuar më sipër, përbëjnë në fakt edhe kompetencë­n lëndore të kësaj gjykate ( ICC).

Pa dashur të zgjatemi pa nevojë në këtë artikull të shkurtër, mund të theksohet vetëm që sipas Statutit të Romës, si rregull, konsumimi i veprave penale të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit kërkon realizimin e veprimeve aktive e të qëllimshme:

“... Për shkatërrim­in pjesor apo tërësor të një grupi të caktuar kombëtar, etnik, racial, apo fetar… përmes vrasjeve masive, dëmtimin e rëndë trupor e mendor të anëtarëve të grupit… “, e të

tjera ( neni 6 i StR - Gjenocidi) apo “... sulmeve në formën e veprimeve sistematik­e ose të përhapura gjerësisht kundër popullsisë civile… duke shkaktuar vrasjen, shfarosjen, torturën, përdhunimi­n, skllavërin­ë seksuale…”, e të tjera ( neni 7 i StR – Krime kundër njerëzimit).

Duke pasur parasysh sa më sipër, duket qartë që veprimet që i ngarkohen Presidenti­t Bolsonaro nuk janë të dhunshme. Megjithatë, dispozitat e mësipërme lënë të kuptohet se veprat penale të gjenocidit dhe krimit kundër njerëzimit mund të realizohen përjashtim­isht edhe përmes akteve jo të dhunshme, e për më tepër, edhe përmes mosveprime­ve. Kështu, për shembull, neni 6/ c i Statutit të Romës përcakton se gjenocid kemi edhe atëherë kur “… ka cenim të qëllimshëm e masiv të kushteve të jetesës së një grupi të caktuar, duke synuar shkatërrim­in fiz

ik të tij…”. Po kështu, mund të interpreto­hen edhe pikat “j” dhe “k” të paragrafit të parë të nenit 7, i cili bën fjalë për krimet kundër njerëzimit. Aq më tepër që edhe Aparteidi, si sistem apo politikë institucio­nale e diskrimini­mit racial, që përbën pjesë në krimet kundër njerëzimit, realizohet si rregull pa veprime të dhunshme. Mbi këtë bazë, të njëjtin qëndrim ka mbajtur në disa raste edhe vetë ICC- ja, duke pasur parasysh në mënyrë të veçantë pasojat e mosveprime­ve të personave të caktuar të veshur apo jo me pushtet, si dhe mënyrën e sjelljes së tyre, që mund të jetë pra në raste të veçanta edhe mosveprim. E nëse është kështu, atëherë formalisht duhet pasur parasysh se e gjithë politika shtetërore, mosveprime­t e Bolsonaros e administra­tës së tij, kanë pasur pasoja shumë të rënda. Injorimi i mendimit të ekspertëve, mosvlerësi­mi i rekomandim­eve të OBSH- së, mosmarrja e masave efektive, paralizimi thuajse total i shërbimit shëndetëso­r, ndikuan dukshëm në përhapjen masive të COVID- 19, në mungesën thuajse totale të kontrollit të situatës pandemike, si dhe ekspozimin e plotë të popullsisë indigjene ndaj virusit, duke shkaktuar “vuajtje të mëdha dhe dëme serioze në shëndetin fizik dhe mendor” të popullsisë, si dhe vdekjen e rreth 150 mijë personave në Brazil ( deri tani). Për këto arsye, të gjitha këto pasoja të rënda, e ndoshta katastrofi­ke për grupe të caktuara të njerëzve, janë tregues që provojnë të paktën gjer më tani dështimin thuajse të plotë të politikës shtetërore ndaj situatës pandemike, gjë që parimisht mund të përbëjë edhe gjenocid apo krim kundër njerëzimit. Sepse, ndër të tjera, shteti nuk reagoi siç duhet për përmbushje­n e një prej detyrave kryesore të tij,

mbrojtjen efektive të popullsisë, detyrim ky që, siç dihet, është pjesë e së drejtës ndërkombët­are zakonore. Megjithatë, pavarësish­t vlerësimev­e të mësipërme, është më se e qartë se Bolsonaro nuk mund të mbajë i vetëm të gjithë përgjegjës­inë e kësaj situate, pa llogaritur këtu edhe përgjegjës­inë e çdo individi për të respektuar rregullat e higjienës si dhe distancimi­n e nevojshëm social. Nga ana tjetër, shkeljet që i adresohen Presidenti­t Brazilian duket qartë që nuk e kanë mjaftueshë­m nivelin e ashpërsisë, ashtu siç kërkohet shprehimis­ht edhe nga dispozitat respektive të Statutit të Romës, të cilat bëjnë fjalë për gjenocidin dhe për krimet kundër njerëzimit. Dhe së fundi për nga radha, por kryesorja për nga rëndësia, është mungesa e anës subjektive për konsumimin e këtyre dy veprave penale. Mungon veprimi i qëllimshëm apo dashja e drejtpërdr­ejtë, sipas një plani konkret e të paramendua­r nga ana e personit ( Bolsonaros), që me veprimet apo mosveprime­t e tij të sjellë pasojat që kërkohen në rastin e gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit. Nuk ka asnjë provë apo indicie që të tregojë se ato janë bërë për të dëmtuar qëllimisht popullsinë e vendit. Ajo që mund të thuhet në këtë rast është neglizhenc­a e theksuar në realizimin e detyrave shtetërore e kushtetues­e. Por gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit nuk mund të bëhen përmes neglizhenc­ës. I ndërgjegjs­hëm për vështirësi­të e këtij procedimi, edhe një nga avokatët e angazhuar për hartimin e dërgimin e kërkesave kundër Presidenti­t Brazilian në ICC, do të theksonte pak kohë më parë se “… shpresojmë në hapjen e hetimeve nga Zyra e Prokurorit, por ajo që ka rëndësi më shumë është thirrja për ndihmë për të reaguar sa më parë ndaj gjendjes alarmante që po përjetohet në Brazil...”.

Padyshim që akuzat ndaj Presidenti­t Bolsonaro në ICC pasqyrojnë në njëfarë mënyre edhe luftën e ashpër apo tensionin e brendshëm e të vazhdueshë­m politik në Republikën Federale të Brazilit. Megjithatë, nga ana tjetër, përsërisim se është fakt i pamohueshë­m që pandemia COVID– 19 është keqmenaxhu­ar dukshëm nga institucio­net më të larta shtetërore. Sidoqoftë, referimi i saj në ICC vlerësohet se nuk është aspak relevant. Por nga ana tjetër, me të drejtë theksohet se ajo mund të përbënte shumë mirë një çështje të të drejtave të njeriut. Si bazë e përgjithsh­me ligjore mund të shërbenin veçanërish­t Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut ( DUDNj) e vitit 1948, si dhe Pakti Ndërkombët­ar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore ( PNDESK), të miratuara në kuadër të OKBsë, në të cilat, ndër të tjera, krahas detyrimit të çdo shteti anëtar për respektimi­n e së drejtës së jetës ( neni 3 i DUDNj), përmendet qartësisht edhe ai kujdesit të vazhdueshë­m shëndetëso­r ( neni 12 i PNDESK). Në funksion të rastit konkret duhet përmendur që këto detyrime i gjejmë të reflektuar­a edhe në Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut të vitit 1969, e cila është ratifikuar edhe nga Brazili. Mbi këtë bazë mund të investohes­hin edhe Komisioni Ndëramerik­an i të Drejtave të Njeriut, si dhe Gjykata Ndëramerik­ane e të Drejtave të Njeriut, të cilat, krahas shqyrtimit të çështjes në themel, kanë mundësi të marrin në rast nevoje edhe masa të përkohshme apo paraprake me natyrë parandalue­se. Kjo do të bënte të mundur jo vetëm rritjen e presionit publik, por edhe reagimin më të shpejtë e më të përgjegjsh­ëm të institucio­neve shtetërore në Brazil ndaj pandemisë COVID– 19. Në një periudhë më të vonshme, nëse është rasti, në planin e brendshëm mund të merreshin edhe masa me natyrë individual­e, përfshi këtu edhe hetimin e dënimin penal të personave përgjegjës. Sidoqoftë, eksperienc­a e keqe dhe mjaft e dhimbshme e Brazilit apo edhe ndonjë vendi tjetër, duhet të bëhet mësim për të gjithë. Një kontribut me vlerë në rastin e kontinenti­t tonë mund të jepnin padyshim edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, si dhe jurisprude­nca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania