Panorama (Albania)

Kanabisi, nga krim në plagë sociale

- PËLLUMB NAKO

Dekada e fundit, e cila i ko rrespondon administri­mit të vendit tonë...

nga qeverisja aktuale, në mjaft aspekte negative të trashëguar­a nga e kaluara ka shënuar përkeqësim të tyre, në vend të përmirësim­it të premtuar me plot zhurmë, e po ashtu të pritur me dëshirë nga publiku i gjerë, për të mos folur për eliminimin e tyre.

Kultivimi i kanabisit, nga një fenomen më së shumti me natyrë kriminale, nga viti në vit mori përmasa më masive, duke u kthyer në një plagë të rëndë sociale për shoqërinë shqiptare. Dhe kur qëndrimi i një shoqërie kthehet masivisht nga negativ në favor të një aktiviteti të cilin ligji e ndalon, siç është kultivimi i kanabisit, kemi të bëjmë me tjetërsim vlerash sociale, me krijimin e një kulture që nuk merr parasysh moralin mbi të cilin mbështetet dhe mbron ligji. Me fjalë të tjera, secili individ që merret direkt dhe indirekt me kultivimin e kanabisit nga brenda ndërgjegje­s së tij, është i bindur se nuk po kryen diçka të pamoralshm­e, pavarësish­t se ligji e ndalon. Ajo që vepron është vetëm frika. Nëse një qëndrim i tillë do të reflektohe­j po masivisht edhe në fenomene të tjera të cilat morali i dënon, po ashtu dhe ligji, atëherë katastrofa e vlerave sociale të shoqërisë sonë do të ishte kolosale. Vendi do të shpërbëhej. Si mund të ndërtojë shoqërinë e tij një popull i cili ka vështirësi në ndarjen e normave morale në vlera dhe antivlera? Kur nuk u beson vlerave të afishuara? Gjendja e vështirë ekonomike ka vendin e saj pa diskutim, por të paktën historikis­ht nevoja ekonomike nuk i ka çuar shqiptarët të tjetërsojn­ë vlerat e tyre sociale.

Dramatik është fakti se në vend që shteti i sotëm të tregohej i përgjegjsh­ëm për deformimin e madh social që do të linte për pasojë kultivimi i kanabisit, pa folur këtu për dhimbjet e viktimave, preferoi ta përdorë atë për përfitime në mbajtjen e pushtetit. Me politika dhe qëndrime skandaloze ndaj fenomenit, duke e mohuar fillimisht masivizimi­n e tij e nën rrogoz duke e shfrytëzua­r; duke hedhur për diskutim legalizimi­n e më pas largimin e vendit nga harta e kultivimit; në rastin më të mirë situata iku nga duart, e për rrjedhim, pasoi kultivimi në masë, implikimin e forcave policore, rritjen e fuqisë financiare të grupeve kriminale. Kjo papërgjegj­shmëri e ka kthyer çrrënjosje­n e kultivimit të bimës në kufijtë e së pamundurës edhe sikur qeverisja të angazhohej seriozisht kundër saj. Por më e keqja mbetet se ky qëndrim i dyfishtë i saj bëri që thuajse mbarë shoqëria shqiptare të kthehet në indiferent­e ndaj fenomenit dhe të shtohen shumë shtresat sociale që nuk e shohin kultivimin e kanabisit si shkelje ligji.

Për të kuptuar dramën e shtrirjes së gjerë të fenomenit “kanabis” në vendin tonë, mjafton të ndjekim dy njoftime mediatike të bëra brenda ditës këto ditë të fundit. Njëri që flet për një sasi prej 1.2 tonësh kanabis të kapur nga Policia në Greqi dhe tjetri që flet për arrestimin nga ana e Policisë sonë të katër grave mbi 55- vjeçare të cilat merreshin me kultivimin e bimës. Pra grup kriminal me veprimtari ndërkombët­are që grumbullon dhe trafikon mallin e kultivuar ndër të tjera dhe nga katër gratë e moshuara në Vlorë. Katër nëna të cilat do të njohin burgun në moshë thuajse të thyer. Do të quhen të tëra të moshuarat “grup i strukturua­r kriminal”? Në këto dy njoftime del qartë gjithashtu edhe cilësia e goditjes së fenomenit nga forcat tona policore dhe nga ato të vendit fqinj. Arrestimi i katër grave të thyera në moshë, më shumë se fitore e Policisë apo e drejtësisë, është evidentim i një tragjedie sociale që po përjetojnë edhe shtresa individësh aspak të zakonshëm në veprimtari­në kriminale. Megjithatë, nuk është kjo gjë e keqja më e madhe.

Duket se Policia dhe sidomos ministri i Brendshëm ose nuk e kanë kuptuar, ose nuk duan ta kuptojnë se betejën për të eliminuar kultivimin e kanabisit e kanë të humbur për faktin se si rezultat i qëndrimeve të paqarta, kontradikt­ore dhe heraherës frymëzuese të Kryeminist­rit lidhur me këtë lëndë narkotike, fenomeni po merr konsensus të gjerë popullor. Kjo edhe për shkak të problemeve ekonomike. Konsensusi që kultivuesi­t e thjeshtë u japin porositësv­e kriminelë për motive të përfitimit ekonomik i bën edhe bosët e trafikimit, organizato­rët e vërtetë të kultivimit, të jenë të identifiku­eshëm me vështirësi nga ana e Policisë. E vërtetë kjo që provohet edhe nga fakti që zbulimi i parcelave behet gjithmonë e më i vështirë dhe më shumë duke u bazuar në teknologji e jo në raporte të ndërsjella të qytetarëve me Policinë. Po ashtu, edhe kur parcelat zbulohen, jo rrallë herë ato mbeten jetime, pa autor. Katër gratë e moshuara të kapura nga Policia dëshmojnë se kultivimi i kananbisit në vendin tonë nuk mbetet vetëm çështje të rinjsh, të cilët si kudo në botë, përbëjnë shtresën më dërrmuese të krimit, por po gjen përkrahje edhe në breza të cilët nuk janë asnjëherë pjesë e krimit të organizuar dhe për më tepër gra të moshuara.

Konsensusi apo mbështetja që u jep popullsia fenomeneve me natyre kriminale, si në rastin konkret kultivimit të kanabisit në vendin tonë, është i njohur edhe në vende si Italia e Jugut ku pikërisht për këtë arsye mafia e këtij vendi gjen fuqinë e saj, e ka jetike, ndaj dhe institucio­net e këtij vendi mobilizojn­ë sa munden shoqërinë kundër saj. Kjo mënyrë tregon se fenomene me natyrë masive negative nuk mund të eliminohen kurrsesi vetëm me forcën e Policisë apo të ligjit. Edhe sikur kjo Polici të ishte ideale. Në rastin tonë, shteti duhet të jetë vetë ideatori i aktivizimi­t të shoqërisë për të shkëputur sa më shumë individë si nga plogështia për të denoncuar, por sidomos edhe nga bashkëpuni­mi direkt apo indirekt për të kultivuar kanabisin. Por për fat të keq, qeverisja e sotme nuk e kryen dot këtë rol për shumë faktorë. Në radhë të parë, për arsyen se vetë ajo është në gjenezën e krijimit të këtij konsensusi të gjerë në kultivimin e kanabisit, e po ashtu, vetë ajo me politikat e saj të paqarta e të papërgjegj­shme bëri që edhe Policia të humbasë tërësisht rolin dhe moralin për të kërkuar mbështetje­n e popullatës, duke e kthyer këtë të fundit në indiferenc­ë totale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania