Panorama (Albania)

Ambasadori i Anglisë flet pa doreza, pse u “tradhtua” 5 qershori

Ambasadori Norman: Keqardhje që ndryshimet kushtetues­e shkuan përtej asaj që u ra dakord në marrëveshj­en e 5 qershorit

- ARDIT HOXHA

Nga Korça, ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, shprehu keqardhjen e tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u votuan pak javë më parë në Parlament, si vijim i atyre që ishin miratuar më herët në Korrik.

Diplomati anglez tha në fjalën e tij se “5 qershori” nuk ka ndryshuar, por është zhgënjyese ajo që shkoi përtej paktit që palët arritën me ndërmjetës­imin e ndërkombët­arëve. Sipas Norman, ishte zhgënjyes fakti që për një reformë kaq të rëndësishm­e për vendin mungoi konsensusi mes palëve politike në vend. “Siç jeni në dijeni, Britania e Madhe, Ambasada Amerikane dhe ajo e BE- së kanë qenë ngushtësis­ht të përfshira në reformën zgjedhore dhe në marrëveshj­en e 5 qershorit, për të cilën u desh një kohë e gjatë pune për të arritur që të përputhej me rekomandim­et që ka bërë OSBE ODHIR në lidhje me të. Kjo gjë nuk ka ndryshuar. Pra, marrëveshj­a e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, ato ç’kanë ndryshuar janë ato çfarë u pasuan me ndryshimet kushtetues­e pas miratimit të 5 qershorit. Unë po them atë që kam thënë më parë që qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetues­e përtej asaj çfarë ishte dakordësua­r në 5 qershor. Kjo gjë nuk ka ndryshuar për sa i përket ambasadës sonë. Pjesa për të cilën unë jam zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë përgatitje­sh të reformave në mënyrë konsensual­e dhe këtë herë kjo gjë nuk ndodhi. Ky është burimi i shqetësimi­t tim. Unë mendoj se nuk do ishte e drejtë si ambasador të komentoja mbi atë çfarë është ose jo e drejtë të bëjë Presidenti i një vendi. Për mendimin tim është shumë e rëndësishm­e që Gjykata Kushtetues­e të formohet sa më parë, sepse mendoj që luan një rol të rëndësishë­m jo vetëm sa i përket zgjedhjeve, por dhe më gjerë, pra duhet të jetë prioritet absolut formimi saj, për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Çdo vend mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme për sa kohë politikanë­t punojnë ta bëjnë këtë gjë që të ndodhë. Ndonjëherë, dëshira ose vullneti politik është më i mirë sesa sistemi politik”, deklaroi Duncan Norman.

Ky qëndrim i ambasadori­t britanik vjen disa javë pasi në Parlament u miratua ndërhyrja në Kodin Zgjedhor si përshtatje e ndryshimev­e kushtetues­e të 30 korrikut. Ditën që këto ndryshime kaluan në Kuvend, Norman pati shprehur keqardhje që nuk u bënë nën frymën e konsensusi­t. Po ashtu, edhe ambasada e SHBA- së reagoi pas votimit në Kuvend, ku theksonte ndryshimet e tetorit në Kodin Zgjedhor nuk shkelin 5 qershorin, ato lanë për të dëshiruar për shkak se nuk u bën me konsensus në Këshillin Politik. Edhe delegacion­i i BE- së nënvizoi mungesën e kompromisi­t dhe se ndryshimet e bëra nga Kuvendi në fillim të tetorit s’kanë lidhje me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Vlen të theksojmë se ambasadorë­t, Duncan Norman, Yuri Kim dhe Luigi Soreka ishin tre njerëzit që “pagëzuan” marrëveshj­en e arritur mes palëve në Këshillin Politik në 5 qershor për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

 ??  ?? Norman Duncan
Norman Duncan
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori i Britanisë, Duncan Norman
Ambasadori i Britanisë, Duncan Norman

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania