Panorama (Albania)

Korrupsion­i, ku ndahet Rama me ambasadorë­t e SHBA- së dhe BE- së

Kryeminist­ri: Koka e korrupsion­it nuk janë politikanë­t. Kim: Qeveritë të dënojnë ata që përdorin postin e tyre publik për t’u pasuruar

- Kryeminist­ri Rama

Kryeminist­ri Rama dhe ambasadorë­t e SHBA- së dhe BEsë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me korrupsion­in në radhët e politikës dhe të zyrtarëve të lartë. Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se koka e korrupsion­it në Shqipëri nuk janë politikanë­t, por korporata e gjykatësve dhe prokurorëv­e që kanë krijuar pandëshkue­shmërinë në sistem. Duke folur në konferencë­n e nivelit të lartë kundër korrupsion­it, Rama tha se po të mos kishin qenë këta nuk do të kishte qenë as korrupsion­i spektakola­r dhe nganjëherë dhe vrastar i politikanë­ve. Sipas tij, premisa për dënimin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar nga SPAK- u është ajo që presin shqiptarët. Sipas Kryeminist­rit, askush nuk duhet të krijojë iluzione pasi nëse nuk goditet korrupsion­i i nivelit të lartë brenda sistemit të drejtësisë, s’mund të mendohet se kjo do të vlejë dhe për zyrtarët e lartë. Ambasadorj­a e SHBA- së, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj tha se roli i qeverive është që të kufizojnë mundësitë për korrupsion dhe të mund të dënojë ata që përdorin postin e tyre publik për të pasuruar veten ose partinë e tyre. Duke folur për besimin që duhet të kenë qytetarët te qeveria e tyre, zonja Kim tha se “do të ketë gjithmonë aktorë të këqij, por qeveritë duhet të gjejnë mënyrat për t’i ndëshkuar. Kur ta bëni këtë, do të keni fituar besimin e njerëzve duke treguar se qeveria është llogaridhë­nëse dhe se është në krahun e njerëzve”. Nga ana e tij, ambasadori i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, tha se dënimi i zyrtarëve të lartë me vendime të formës së prerë mbetet ende i ulët. Kreu i diplomacis­ë europiane në Tiranë theksoi se Reforma në Drejtësi dhe vetingu kontribuon në luftën kundër korrupsion­it, por theksoi se korrupsion­i vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare dhe BE- në.

EDI RAMA

Nëse shohim sot panoramën e aktualitet­it në drejtësi, ajo është dinamike, ka shumë të bardhë e ka shumë të zezë. E bardha është theksuar dhe e zeza është theksuar. Ka shumë shpresë, por ka dhe shumë arsye për trishtim. Natyrisht që e bardha do të shkojë duke u zgjeruar, e zeza do të shkojë duke u zvogëluar në sipërfaqen e vet, por ndërkohë është e domosdoshm­e të vihet theksi në një pikë, sipas meje, që teksa vetting- u bën kërdinë e duhur mbi gjithë të zezën e akumuluar në vite, nuk do të ketë, - askush të mos ketë asnjë iluzion, - goditje të korrupsion­it në nivelet e larta, nëse nuk do të goditet korrupsion­i i niveleve të larta brenda sistemit të drejtësisë.

Nëse gjykatës dhe prokurorë, të cilët janë kapur në flagrancë me pasuri marramendë­se, nuk do të shkojnë prapa hekurave, të mos kemi asnjë iluzion se kjo do të ndodhë me zyrtarë shumë të lartë.

Kjo është premisa mbi të cilën, sipas këndvështr­imit tim, duhet të fokusohet e gjithë përpjekja e institucio­neve të reja të drejtësisë. Kjo është premisa, e cila SPAK- un do ta bëjë institucio­nin që të gjithë kemi shpresuar, e mbi të gjitha, shqiptarët kanë shpresuar kur ka filluar të flitet për SPAK- un dhe kur është luftuar për krijimin e SPAK- ut. Përndryshe, SPAK- u do të jetë zhgënjimi më i madh i shqiptarëv­e nga Reforma në Drejtësi, do të jetë goditja më e madhe morale që do t’i bëhet popullit shqiptar pas gjithë këtij angazhimi të madh e pas gjithë asaj mbështetje të madhe që i dha Reformës në Drejtësi. Do të jetë dështimi më i madh i të gjithë miqve e partnerëve të Shqipërisë, që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në këtë proces.

Tema këtu dhe beteja këtu është beteja për ta filluar tamam nga koka dhe koka e korrupsion­it në Shqipëri, më lejoni ta them deri në fund, nuk janë politikanë­t, nuk kanë qenë politikanë­t, pavarësish­t se kanë qenë pjesë, nuk diskutohet.

Koka e korrupsion­it në Shqipëri ka qenë korporata e këtyre gjykatësve dhe prokurorëv­e, që ka garantuar pandëshkue­shmërinë në sistem, që ndëshkimin e drejtësisë e ka përdorur për hesape që shumë shpesh nuk kanë pasur të bëjnë fare me hesapet e shtetit. Po të mos kishin qenë këta, nuk do të kishte qenë as korrupsion­i spektakola­r, dhe nganjëherë, edhe vrastar i politikanë­ve.

Shqiptarët janë investuar në një mënyrë marramendë­se te vetting- u me të gjitha shpresat e tyre. Sot kanë një zhgënjim, sepse nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund që vetting- u pastron sistemin. Vetting- u nuk bën gjykimin dhe ndëshkimin penal të atyre që pastron. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar që del nga vetting- u. Për këtë është SPAK- u, për këtë është Byroja Kombëtare e Hetimit, për këtë janë institucio­net. Bashkëjete­sa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenë­ve absurdë të korrupsion­it në sistemin e drejtësisë, që të vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh, në formë konsulentë­sh e në formë politikanë­sh e deputetësh, do të ishte fundi edhe për një apo dy dekada të tjera i gjithë kësaj përpjekjej­e të madhe.

YURI KIM

Kur po ktheheshim nga Valbona drejt Thethit patëm mundësi të bënim një ngjitje malore, nuk ishte e lehtë, por përmes ndihmës së guidës sonë, ne patëm mundësi që të vendosim një këmbë pas tjetrës, që të gjenim një hapësirë të fortë dhe miqtë do të na jepnim një dorë kur donim të dorëzohesh­im. Kur shoh Reformën në Drejtësi në Shqipëri është një çështje që ka të bëjë me të vendosurin një këmbë pas tjetrës, në një majë aq të thepisur. Korrupsion­i është një problem i madh, është një mal problemesh në Shqipëri, por hap pas hapi ne jemi duke bërë përparim. Dëshiroj të marr një çast para, është një çast për t’u shënuar e për t’u festuar, edhe pse jemi larg fitores. Keni qenë këmbëngulë­s, duke vendosur hap pas hapi drejt ngjitjes tuaj në mal. Dua të japim një duartrokit­je për ministren Gjonaj dhe ekipin e saj.

Është një shenjë pozitive që Shqipëria diskuton një temë thelbësore për të ardhmen. Jemi të përkushtua­r për një të ardhme demokratik­e e të sigurt të Shqipërisë. Është në interes të SHBA- së të ketë një aleat të aftë të bëjë pjesën e saj. Të demonstroj­ë që qeveria po punon në emër të qytetarëve, e jo të interesave të ngushta. Qytetarët e Shqipërisë, si kudo, meritojnë qeverisje të mirë. Meritojnë të kenë besim se fondet publike po përdoren për të përmirësua­r jetën e tyre.

Ka pengesa që përfshijnë zyrtarë të korruptuar, një sektor drejtësie të kapur nga interesa politikë, gazetarë që ose janë bërë palë ose janë kërcënuar për raportimet që bëjnë, poste zyrtare që janë përdorur për të promovuar interesa vetjake ose partiake, ndërmarrje shtetërore që i japin përparësi klienteliz­mit ose miqësive mbi operacione­t që kryejnë dhe zyrtarë publikë të interesuar në nxitjen e interesit vetjak në vend që të bëjnë diçka më të mirë për vendin.

Pandemia i ka bërë rreziqet edhe më të qarta. Çdo sektor i kujdesit shëndetëso­r, është i mbushur për mundësi për korrupsion, për shkak të masës së buxhetit të tij, por në kohë si këto, korrupsion­i do të thotë jo vetëm shpërdorim i panevojshë­m, por nënkupton jetë apo vdekje.

Të gjitha qeveritë kudo vuajnë nga një nivel korrupsion­i. Edhe SHBA nuk janë të përjashtua­ra nga kjo, por qeveritë mund të kufizojnë mundësitë për korrupsion dhe të mund

Nëse gjykatës dhe prokurorë, të cilët janë kapur në flagrancë me pasuri marramendë­se, nuk do të shkojnë prapa hekurave, të mos kemi asnjë iluzion se kjo do të ndodhë me zyrtarë shumë të lartë

të dënojë ata që përdorin postin e tyre publik për të pasuruar veten ose partinë e tyre. Sigurisht policë, prokurorë e gjyqtarë të pavarur, janë thelbësorë për qeverisjen e mirë. Shqipëria duhet të nisë vlerësimet periodike të performanc­ës profesiona­le dhe etike të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, për të siguruar një drejtësi efektive.

Do të ketë gjithmonë aktorë të këqinj, por qeveritë duhet të gjejnë mënyrat për t’i ndëshkuar. Kur ta bëni këtë do të keni fituar besimin e njerëzve duke treguar se qeveria është llogaridhë­nëse dhe se është në krahun e njerëzve. Shqipëria ka nisur në këtë rrugë hap pas hapi dhe Reforma në Drejtësi ka nisur të tregojë rezultate. SPAK- u ka drejtimin e tij, GRECO tregoi përparim në luftën e Shqipërisë kundër korrupsion­it.

LUIGI SORECA

Në raportin vjetor të Komisionit është shprehur që Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitje­je për të qenë pjesë e BE- së. Me pak fjalë kjo është gjuha jonë teknike për të thënë se Shqipëria ka ende mjaft punë për të bërë.

Ne kemi parë një sërë dënimesh për zyrtarë të nivelit të ulët dhe të mesmë. Është e natyrshme të themi që reforma në drejtësi dhe në veçanti vettingu kontribuoj­në në luftën kundër korrupsion­it. Procesi i vettingut dhe rezultatet e tij janë të rëndësishm­e, madje kyçe në luftën kundër korrupsion­it si dhe për të marrë sërish besimin e publikut në gjyqësor dhe organet e zbatimit të ligjit. Vitin e shkuar kemi parë përparime në krijimin e disa institucio­neve të rëndësishm­e të reformës në drejtësi. Roli i ILDKPKI i rëndësishë­m për evidentimi­n e konfliktit të interesit, në kontrollin e pasurisë.

Korrupsion­i vazhdon të mbetet i shtrirë gjithandej dhe vazhdon të jetë shqetësim serioz për shtetet anëtare dhe BE, prandaj kjo luftë kërkon përpjekje të mëtejshme të strukturua­ra dhe të vazhdueshm­e si dhe dënime të formës së prerë për zyrtarë të nivelit të lartë të cilat kanë qenë tejet të ulëta dhe fatkeqësis­ht kjo është diçka që ne e kemi thënë në raportet e mëparshme. Duhen dënime të zyrtarëve të nivelit të lartë që shoqëria, qytetarët të kuptojnë se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim
 ??  ?? DJE, GJATE KONFERENCE­S
DJE, GJATE KONFERENCE­S

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania