Panorama (Albania)

Përplasje për mandatet e anëtarëve të KLP e KLGJ

Kuvendi shpall vakancat për të bërë zëvendësim­in në shkurt 2021. KLP e KLGJ kundër, kërkojnë qëndrimin deri në dhjetor

-

Një histori e re përplasjes­h duket se ka nisur në sistemin e drejtësisë. Këtë herë përplasja është mes Kuvendit dhe institucio­neve të reja të drejtësisë, për mandatet e anëtarëve të këtyre organeve që vijnë nga jashtë radhëve të sistemit gjyqësor.

Përmes dy letrave të publikuara në faqen zyrtare, Kuvendi ka shpallur vakancat për dy vende në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe dy vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në letrën e firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm i këtij institucio­ni Genci Gjonçaj, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremaj­t. Këta anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi me një mandat 3vjeçar dhe votimi në Kuvend është bërë në shkurt të vitit 2018. Nisur nga ky fakt për Kuvendin, mandati 3- vjeçar i anëtarëve të këtyre organeve të reja të drejtësisë përfundon në momentin kur janë votuar në Parlament. Në këto kushte në dy shpalljet e vakancave për në KLGJ dhe KLP, Kuvendi fton të gjithë juristët dhe pedagogët nga fakultet juridike dhe të shkollës së magjistrat­urës që përmbushin kriteret e kërkuara, që të dërgojnë aplikimet e tyre për t’u bërë pjesë e KLGJ- së dhe KLP- së. Por, përtej votimit në shkurtin e vitit 2018- të, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë e nisën zyrtarisht punën e tyre vetëm në dhjetorin e atij viti. Ky fakt ka bërë që KLP- ja dhe KLGJ- ja ta konsideroj­në fillimin e mandatit të tyre muajin dhjetor të 2018, çka do të thotë se edhe zëvendësim­i do duhet të bëhet në dhjetor 2021 dhe jo në shkurt. Dy institucio­net u mblodhën ditën e djeshme për të diskutuar mbi llogaritje­n e mandatit tre- vjeçar të anëtarëve të tyre. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të merret për bazë si data e fillimit të mandatit për anëtarët e KLP- së dhe KLGJsë, data kur ata janë votuar nga Kuvendi, apo data kur institucio­net janë konstituar dhe kanë nisur zyrtarisht punën.

 ??  ?? Faksimile e shpalljes së vakancës nga Kuvendi
Faksimile e shpalljes së vakancës nga Kuvendi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania