Panorama (Albania)

Basha: Me Ramën Kryeminist­ër, Reforma në Drejtësi është e paralizuar

-

Në takimin me gazetaret ditën e martë, kryetari i PDsë komentoi dhe deklaratën e Edi Ramës se koka e korrupsion­it janë gjyqtarët dhe jo politikanë­t. Sipas Lulzim Bashës, nuk ka shqiptar që nuk e kupton se deklaratat e Kryeminist­rit vijnë nga dikush që i trembet drejtësisë. Është e qartë se drejtësinë e korruptoi politika, vijoi kryetari demokrat sipas të cilit një politikan i korruptuar ka interes që gjyqtari dhe prokurori të mos e ndjekë dhe të mos e çojë në burg. Për kryetarin e opozitës drejtësia u korruptua nga politika dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend, është iluzion. “Sa kohë të jetë Edi Rama Kryeminist­ër, sa kohë të ketë një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë, kur ka një qeveri dhe një Kryeminist­ër që nuk i bën presion drejtësisë. Dhe po jua edhe një herë që ju kam thënë ambasadorë­ve, që drejtësia është e kapur nga PS- ja, që Reforma në Drejtësi nuk rezultoi në atë që deshëm ne dhe votuam ne, këtë nuk ka fëmijë që nuk e ka kuptuar në Shqipëri. Por pozitivja është që nesër, me largimin e kësaj qeverie, të paktën askush nuk do të thotë që kjo drejtësi është në duart e qeverisë që do të vijë. Dhe ky është hapi i parë për kontrollin dhe balancën e pushteteve. Dhe kësaj drejtësie unë nesër do t’i drejtoj vetëm një kërkesë.

Të vendosë çdo politikan dhe çdo zyrtar të korruptuar përpara ligjit. Mos t’i mbrojë, por t’i ndëshkojë. Duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart dhe ka zhvatur pasuritë e shqiptarëv­e në këto vite. Por, është fare e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe që Reformën në Drejtësi, progresin dhe suksesin e saj e mban peng një Kryeminist­ër që ka frikë drejtësinë, këtë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar.

Mjafton të shohësh rastet, Tahiri, Dako, Gjiknuri e të kuptosh se çfarë tmerri ka Edi Rama nga drejtësia e pavarur. Jua thash edhe dje, po shumica e mediave, e redaktorëv­e tuaj, nuk e panë të arsyeshme ta transmeton­in. Përse e mban Dakon në kryesi ai? Se ka sinjal më të fortë që Departamen­ti i Shtetit ta vërë në listën e zezë? Përse nuk bën zgjedhje në parti? Nuk bën zgjedhje për të mbajtur Dakon në kryesi. Çfarë është ky Dako, veza e artë është? Jo more, jo. Ky është dëshmitari, i penduari, që nëse Edi Rama e lëshon, del dhe dëshmon vjedhjet, badërdisje­n, shkeljen e ligjit që ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe e njëjta gjë edhe me të tjerët. Prandaj, ka një dhe vetëm një shkaktar, që Reforma në Drejtësi akoma nuk po jep rezultatet e veta dhe ky është Edi Rama që ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur. Prandaj, për të gjithë ata që kanë investuar dhe shpresuar te Reforma në Drejtësi, edhe ata që bëjnë sikur janë të gëzuar dhe kur e dinë fare mirë se u ka dështuar investimi i tyre deri tani, ka vetëm një lajm të mirë, një qeveri e cila nuk do të kontrolloj­ë drejtësinë, është garancia e vetme që investimi në Reformën në Drejtësi të fillojë të japë frytet e para. Një arsye më shumë që 25 prilli të jetë një ditë triumfi dhe bashkimi, sepse është shansi i vetëm që Reforma në Drejtësi të fillojë të japë rezultate. Me këtë qeveri nuk ka për të pasur drejtësi. Me këtë Kryeminist­ër do të vazhdojnë të mbrojnë çdo zyrtar dhe politikan të korruptuar dhe do të vazhdojnë të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi, siç kanë bërë deri më sot”, tha Basha gjatë takimit me gazetarët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania