Panorama (Albania)

Rama e Basha, “sherr” për lapsuset në deklarata

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kryedemokr­ati Lulzim Bahsa dolën dje para gazetarëve për të folur njëri për premtimet elektorale dhe tjetri për shqetësime­t në shëndetësi. Por pavarësish­t këtyre dy temave të rëndësishm­e, përplasja mes kryeminist­rit Rama dhe kreut të opozitës Basha erdhi për një lapsus të kreut të opozitës dy ditë më parë. Të hënën Kryeminist­ri u pyet na gazetarët në lidhej me paketën me 5 pika që ka prezantuar PD për rimëkëmbje­n e ekonomisë, por kreu i qeverisë tha se nuk kishte dëgjuar për këtë paketë. Një ditë më pas ditën e martë, gjatë një konference për mediat, kryedemokr­ati, gjatë fjalës së tij, bëri një lapsus. Gabimi u kap më pas nga Kryeminist­ri Rama madje edhe u komentua. Ndërsa dhe në konferencë­n e radhës, Basha tha se Kryeminist­ri gënjeu të hënën kur tha se nuk kishte dëgjuar në lidhje me paketën, pasi Basha i kujtoi Kryeminist­rit komentin e tij mbi lapsusin e bërë gjatë konferencë­s. “E kishte ndjekur konferencë­n tonë përshembul­l dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari që të mos ketë kohë të merret me këtë, por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty. Nuk ka rëndësi nëse bëj një apo dy lapsuse në 4 vjet unë. Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëv­e, asnjë lekë, asnjë qindarkë. Ajo që u kushton shqiptarëv­e është e vërteta”, tha dje Basha. Po ditën e djeshme edhe Kryeminist­ri Rama doli në një konferencë të fokusuar tek ekonomia dhe lidhur me akuzën e Bashës, u shpreh: “Kam parë siç kanë parë të gjithë atë që nuk është lapsus, por është trendit kur vjen puna te shifrat. Aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo në kushtet e bisedës seriozë. Nuk kam parë asgjë”, tha Kryeminist­ri. Ndërkohë nuk mungoi edhe reagimi i kryedemokr­atit, i cili e quajti banal kreun e qeverisë dhe e akuzoi se kërkon të devijojë vëmendjen nga problemi. “Kur vjedhja galopante, keqqeveris­ja, ekonomia dhe shëndetësi­a janë sot drama e çdo shqiptari, KM- ja fshihet si ‘ struci’ pas një lapsusi. Tragjike dhe me pasoja është të kesh një KM që nuk do ta t’ia dijë për 6 në 10 biznese drejt mbylljes e 100 mijë shqiptarë që kanë humbur punën”, shkroi Basha në “twitter”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania