Panorama (Albania)

Naftëtarët, Basha: Rama ka 7 vite që po i gënjen

-

Në ditën e 16 të grevës së tyre revolta e naftëtarëv­e precipitoi në tentativë për të hyrë në ambientet e rafinerisë. Gjatë protestës ata u përballën me rojat private dhe ndërkohë thërrisnin “uzina është e jona”. Kërkesat e tyre janë të thjeshta. Ata kërkojnë që të marrin pagat e prapambetu­ra dhe të rinis punën rafineria. Për këtë i kanë bërë thirrje edhe Kryeminist­rit Rama. Ky i fundit në një konferencë ditën e djeshme tha se nëse grevën e bëjnë për të sensibiliz­uar atë ajo është e panevojshm­e. Kreu i qeverisë tha se po bën përpjekje për ta zgjidhur por në mes duhet një dorë e fortë e privatit. “Po bëj gjithçka për të gjetur një zgjidhje, por nuk e kemi gjetur. Nuk kemi mundësinë të gjejmë një zgjidhje, nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga ana private. Është një marrëdhëni­e private. Të gjitha çfarë kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra për të ndihmuar ata njerëz”, tha Rama. Por ndryshe nga Kryeminist­ri Rama, Basha shprehet se situata ka precipitua­r në atë fazë për shkak të korrupsion­it të kreut të qeverisë me miqtë e tij të naftës. “Ka dy vite që i gënjen dhe i mashtron. I ka mashtruar para dy vitesh me videokonfe­rencë dhe ka dy vjet që nuk bën asgjë nga ato që ka premtuar. Dhe paratë që iu ka vjedhur bashkë me mafien e naftës, t’ua kthejë urgjentish­t këto 16 rroga të prapambetu­ra, sikundër të sigurojë që deri të paktën sa të dorëzojë çelësat e pushtetit, për sa kohë që naftëtarët dhe qytetarët kanë akoma fatkeqësin­ë që ta kenë në atë vend ku është akoma, të mos vërë dorë mbi pasurinë e tyre”, tha Basha.

 ??  ?? Naftëtarët e Ballshit, dje duke protestuar
Naftëtarët e Ballshit, dje duke protestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania