Panorama (Albania)

“Ndryshimet në Kod cenojnë Kushtetutë­n e të drejtat e njeriut”

KSHH: Kryetarët e partive në 4 qarqe, kundër parimit të barazisë

-

Kundër ndryshimev­e të Kodit Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi në 5 tetor ka dalë edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, KSHH- ja deklaron se dhënia e mundësisë vetëm për kryetarët e partive që të kandidojnë në 4 zona zgjedhore të ndryshme shkon kundër parimit të barazisë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe bie ndesh me Kushtetutë­n shqiptare. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ( KSHH) është i ndërgjegjs­hëm se në veprimtari­në parlamenta­re, kur është rasti, konsensusi dhe kompromisi janë të rekomandue­shme dhe të nevojshme, por gjithmonë në përputhje dhe pa cenuar Kushtetutë­n dhe standardet ndërkombët­are. “KSHH mendon se shtesa e mësipërme që i është bërë nenit 67 të Kodit Zgjedhor bie ndesh me parimet e barazisë dhe të mosdiskrim­inimit që parashikon neni 18 i Kushtetutë­s sonë dhe neni 14 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ( KEDNJ- së). Rregulli që sanksionoh­et në ligj se kandidati për deputet mund të regjistroh­et vetëm në një zonë zgjedhore, është i drejtë dhe i ligjshëm, por përjashtim­i për kryetarët e partive është kompromis që bie ndesh me parimet e përmendura më lart. KSHH- ja mendon gjithashtu se një kompromis i tillë ka qenë tepër i nxituar sepse është anashkalua­r trajtimi i këtij problemi në Raportin e OSBE/ ODHIR- it të 14 shtatorit 2009 lidhur me zgjedhjet parlamenta­re të 28 qershorit 2009. Në këtë raport, midis të tjerave thuhet se Kodi Zgjedhor ( është fjala për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar në Dhjetor 2008) vazhdon të ketë dispozita të paqarta dhe të mjegullta. Në këtë vështrim, përmendet në mënyrë të veçantë neni 67, paragrafi 3 i Kodit Zgjedhor që i lejon krerët e partive politike të kandidojnë në aq zona sa dëshirojnë. Kjo që thuhet në raport, bie ndesh me parimet e barazisë dhe ato të mosdiskrim­inimit. Në referenca përmenden: neni 26 i Konventës Ndërkombët­are mbi të Drejtat Civile dhe Politike, neni 7 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, Protokolli 12 i KEsë për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, paragrafi 76 i Dokumentit të Kopenhagen­it të OSBE- së ( faqja 6 e raportit). Përjashtim­e nuk ka arsye të bëhen: Kryetari i Partisë apo i partisë udhëheqëse të koalicioni­t i regjistrua­r në listën shumë emërorë ka të njëjtin status ligjor: atë të kandidatit si dhe kandidatët e tjerë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e KSHH- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania