Panorama (Albania)

DEKRETI PËR NDRYSHIMIN E KODIT, META: KA KOHË DERI NË 26 TETOR

-

Miratimi nga maxhoranca i Kodit të ri Zgjedhor me ndryshimet që nuk i pranon opozita politike, nuk e bën fakt të kryer ndryshimin e Kodit. Sipas procedurav­e parlamenta­re, ligji pasi miratohet në sallën plenare, brenda 10 ditëve i dërgohet kreut të shtetit, në këtë rast Ilir Metës. Nëse ky i fundit konstaton se ligji i miratuar në Parlament nuk bie ndesh me Kushtetutë­n dhe nuk prek interesat e shqiptarëv­e, e dekreton me shpallje, ose duke e lënë në heshtje. Por nëse ligji është në kundërshti­m me Kushtetutë­n, atëherë e kthen në Parlament për rishqyrtim. Kreu i shtetit ka po ashtu 10 ditë afat për ta dekretuar. Por, procedurat mund të ndodhin edhe më herët. Kështu, procedura i jep mundësi maxhorancë­s 20 ditë për të reflektuar për të bërë ndonjë ndryshim, nëse kreu i shtetit shprehet me dekret për rishqyrtim të ligjit.

META “’ Esati i Rilindjes’, zëdhënësi i armiqve të Kombit Shqiptar, guxoi sërish sot të marrë nëpër gojë Vojo Kushin, duke ofenduar për të disatën herë Dëshmorët e Atdheut, familjarët e tyre, veteranët dhe të gjithë shqiptarët që nderojnë dhe krenohen me vlerat e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare. ‘ Esati i Rilindjes’, pengu i armiqve më të egër të Kombit Shqiptar, që ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe Kosovën provoi para të gjithë shqiptarëv­e për të disatën herë se i urren Dëshmorët dhe Heronjtë e Atdheut, si Vojo Kushi, që kanë sakrifikua­r gjithçka, duke falur edhe jetën e tyre, për

Atdheun! ‘ Esati i Rilindjes’, armiku më i egër i socialistë­ve idealistë, guxoi sot të fyejë edhe simbolin e tyre dhe të Partisë Socialiste, trëndafili­n e kuq si gjaku, që prej kohësh e ka zëvendësua­r me gjethen e kanabisit dhe barin e egër të Rilindjes, që rritet në llumin e oligarkisë dhe bandave. ‘ Esati i Rilindjes’ duhet ta ketë të qartë se numërimi mbrapsht për të dhe sektin pa nder, pa vlera e pa atdhe që përfaqëson, ka filluar dhe nuk do ndalet! Tre milionë ilirë në 25 prill i ka gati”.

RAMA “Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar! Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftërave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë”.

META “Nuk më ke treguar akoma në cilën studio televizive do sqarohemi ballë për ballë! Mezi po të pres, o trendi buburrec”.

Meta, duke e cilësuar si “Esati i Rilindjes”, tha se Rama po i ofendon të gjithë dëshmorët dhe veteranët e Luftës së Dytë Botërore. Këtë postim në “Facebook”, Meta e bëri fill pasi në një konferencë për shtyp ku Rama tregoi motivin e trëndafili­t në maskën e tij

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania