Panorama (Albania)

“Nëse doja të hakmerresh­a, do ta bëja 14 vite më parë”

Myslim Estrefi s’pranon vrasjen e kushëririt të tij në Romanat të Durrësit

-

Myslim Estrefi, i cili mesditën e së shtunës së shkuar përplasi me makinë për vdekje kushëririn e tij, Shaqir Estrefi, ka hedhur poshtë pretendime­t e organit të akuzës për aksident të qëllimshëm për shkaqe hakmarrjej­e. 41- vjeçari e ka konsiderua­r aksident për shkak të konsumit të alkoolit. “Është e vërtetë që mes baballarëv­e tanë ka pasur një konflikt, konkretish­t në vitin 2006. Baballarët tanë ishin kushërinj me njëri- tjetrin dhe në një moment u përleshën fizikisht. Kur babai im tentoi t’i rrëmbente nga dora armën e zjarrit, Qamil Estrefi e qëlloi. Për këtë, Qamili u dënua. Që prej asaj kohe nuk kemi pasur asnjë përplasje, pasi në fund të fundit jemi tanët. Unë nuk e pranoj akuzën, pasi nuk është aksident i qëllimshëm me dashje për shkaqe hakmarrjej­e, por aksident i shkaktuar në kushte të pavetëdije­s, si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe alkooli. Unë kam qenë në gjendje të dehur dhe Shaqirin e kam përplasur pa dashje. Nëse do të kisha për qëllim të hakmerresh­a, mund ta kisha bërë në momentet e para të ngjarjes, ose kur Qamili doli nga burgu. Asokohe isha djalë i ri, edhe mund të kisha gabuar, por jo sot që kam katër fëmijë”, kështu është shprehur Myslim Estrefi.

MASA E SIGURISË Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 41vjeçarin Myslim Estrefi, i cili akuzohet se përplasi me makinë për vdekje kushëririn e tij. Prokurorja Anila Bebeçi ka kërkuar “Arrest me burg” për Myslimin, gjë që është pranuar nga gjyqtarja e seancës, Besjana Garxenaj, e cila e konsideroi të ligjshëm arrestimin e 41- vjeçarit. Nga ana tjetër, avokati i Istrefit, Ilia Ilia, bazuar edhe në dëshminë e të akuzuarit, ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që ta implikojë Myslim Istrefin në aksident të qëllimtë për shkaqe hakmarrjej­e. Sipas tij, kemi të bëjmë me një aksident të pastër shkaktuar në kushte të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur nga Estrefi. L. M

 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Shaqir Estrefi
Viktima, Shaqir Estrefi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania