Panorama (Albania)

AVOKATI: AKUZA NDAJ ESTREFIT NUK QËNDRON

-

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg të të pandehurit Islam Mylkaj, i akuzuar se një vit më parë vrau shokun e tij, Haxhi Baçinozi, te Liqeni Artificial në Tiranë.

Pretenca është lexuar në seancën e zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokurori tha se nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi të pashlyer. Viktima Haxhi Baçinozi i kishte dhënë mikut të tij Islam Mylkaj 45 mijë euro, por që kjo shumë nuk ishte shlyer ende. Ky borxh është bërë shkak i përplasjes fizike dhe më pas vrasjes së Baçinozit nga Mylkaj. Nga materialet që ndodhen në dosjen hetimore thuhet se dy ish- miqtë nga Mallakastr­a, Mylkaj dhe Baçinozi, janë shkëmbyer në një nga shëtitoret e Liqenit Artificial, ku mes tyre ka pasur një debat. Baçinozi i ka kërkuar sasinë e eurove Mylkajt dhe në debat e sipër ai i është drejtuar “... e ore shkërdh***, ti luan me lekët mia?...” dhe më pas dy ish- miqtë janë përplasur fizikisht duke bërë që Mylkaj ta nxjerrë armën nga brezi dhe ta qëllojë Baçinozin plot katër herë duke e lënë të vdekur në vend. Islam Mylkaj është vetëdorëzu­ar më pas në Policinë e Tiranës duke shpjeguar edhe ngjarjen. Vrasja ka ndodhur në sy të djalit të viktimës, Elio Baçinozi, dhe shokut të autorit të krimit, Myftar Pasha.

DËSHMITË Në dëshminë e tij dhënë në Polici, shoku i Islam Mylkajt ka pohuar se “më 16 mars 2019, rreth orës 16: 30, kam dalë vetëm për një shëtitje te Liqeni Artificial. Në momentin që unë isha te Liqeni, më ka marrë në telefon Islam Mylkaj, i cili banon në të njëjtën lagje me mua, dhe më ka pyetur se ku isha. Unë i thashë që ‘ jam te Liqeni’ dhe ai më tha që ‘ po vij edhe unë’. Dua të them se unë shpesh dal për ecje nga Liqeni dhe nja dy herë kam qenë së bashku me Islamin. Pas rreth gjysmë ore Islami erdhi dhe jemi takuar diku në mes të digës te Liqeni dhe ecëm në drejtim të Kodrave të Liqenit. Pasi kaluam shkollën, Islami ndryshoi mënyrën e të folurit dhe qëndrimin e tij. Unë e vura re që ai u shqetësua dhe e pyeta se çfarë kishte dhe ai më tha se ‘... është një person nga mbrapa nesh me të cilin kam një problem, por më vjen keq pasi jemi bashkë...’. Përsëri e pyeta se çfarë problemi kishte dhe ai m’u përgjigj se ‘ nuk ka asnjë problem, s’ka gjë, s’ka gjë...’. Pas disa metrash, konkretish­t pasi kishim kaluar shkollën, një person rreth 60 vjeç, me kapuç xhuboksi në kokë, me ngjyrë të errët, me sa mbaj mend, të cilin unë nuk e njihja, u afrua dhe iu drejtua Islamit duke i thënë: ‘ E, ore shkërdh***, ti luan me lekët mia?...’. Në atë moment unë kam ndërhyrë, duke u thënë të qetësohen, pasi janë burra të mëdhenj e nuk ka lezet, por personi që ishte afruar dhe po fliste me Islamin, më tha konkretish­t: ‘... a paguan ti për këtë?...’. Unë i thashë: ‘ Jo, unë s’kam lidhje me këtë problem që diskutoni’. Në këtë moment personi gjuajti me grusht Islamin dhe Islami u spostua disa metra dhe në atë moment, nxori një armë që unë nuk e kuptova ku e gjeti apo nga e nxori, dhe ka qëlluar një herë në momentin që ishte përballë meje dhe më pas dëgjova disa të shtëna të tjera, pasi u tremba dhe nuk po shikoja më çfarë ndodhi. Mbaj mend

“Po, kemi të bëjmë me arrestim të ligjshëm, pasi faktet tregojnë se kemi të bëjmë me një aksident me pasojë vdekjen e një personi, por akuza nuk qëndron. Qëndron drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt për shkak se drejtuesi ka konsumuar sasi të madhe alkooli, por vrasja me paramendim, jo”, është shprehur avokati Ilia Ilia. Mësohet se viktima ishte kthyer tri ditë më parë nga Italia ku qëndronte te fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në fshatin Romanat, rreth orës 15: 00, ku për pasojë mbeti i vdekur Shaqir Estrefi, 57 vjeç. vetëm që kishte disa persona pranë nesh dhe morën në telefon Policinë, ndërsa Islami u drejtua për nga Kodrat sipër Liqenit, në mos gaboj, me drejtim nga Sauku”.

Në lidhje me këtë ngjarje janë pyetur edhe disa persona dhe një prej tyre është djali i viktimës, Eliot Baçinozi, i cili ka pohuar midis të tjerave se “rreth orës 17: 20 kemi dalë nga shtëpia së bashku me babanë tim dhe kemi marrë rrugën për të shkuar nga Liqeni për të bërë ecje, siç dalim zakonisht. Kur po shkonim në afërsi të shkollës u shkëmbyem me një person të cilin unë e njoh që është nga Mallakastr­a dhe quhet Islam Mylkaj, me të cilin kemi pasur miqësi të vjetër dhe për punë të një borxhi babai im është prishur me të. Së bashku me të ishte dhe një person, rreth 50 vjeç. Në momentin që po shkëmbehes­him, pasi eci dhe pak, Islami ndaloi dhe nxori një pistoletë të zezë që e mbante në brez. Pasi e nxori, ia drejtoi babit”.

 ??  ?? Viktima, Haxhi Baçinozi
Viktima, Haxhi Baçinozi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania