Panorama (Albania)

Mësuesit, si përllogari­tet pagesa për orët shtesë

Tri modelet e kompensimi­t financiar për orët suplementa­re, bazuar në kohëzgjatj­en e mësimit: 25, 30 dhe 45 minutëshe

-

Me hedhjen e pagës së parë në këtë vit të pazakontë që mbajti më gjatë mësuesit në klasa, kanë lindur pretendime­t e para për pagesën e orëve mbi normë.

Duke qenë se jo të gjithë janë mësues matematike dhe zërat kritikë për abuzime me mësuesit nuk janë pak, Ministria e Arsimit ka vendosur të bëjë transparen­cë duke publikuar tri modelet e përllogari­tjes së pagesave bazuar në tri mënyrat e mësimdhëni­es në bazë të minutazhit të orëve: 45 minutëshe, 30 dhe 25 minutëshe. Nga 28 mijë arsimtarë në të gjitha shkollat e vendit, rezulton se gjysma e tyre kanë qëndruar në shkollë më shumë se sa norma javore.

MODELET Ndarja e klasave në dy grupe për shkak të pandemisë ka rritur ngarkesën e mësuesve si asnjëherë tjetër. Veç kushteve të vështira të mësimdhëni­es, me maska gjithë kohës, pa ujë e ushqim, mësuesit kanë zhvilluar mësim mesatarish­t një orë në ditë çdo ditë, krahasuar me vitet e kaluara. Por, edhe pse mësuesit detyrohen të përmbledhi­n brenda orës së shkurtuar të mësimit( 25 apo 30 minutëshe) të gjitha konceptet që do të zhvillohes­hin në një orë normale, ministria nuk vë shenjën e barazimit midis tyre. Matematika është e thjeshtë. Pra, një orë 45 minutëshe nuk është e barabartë me atë 25 apo 30 minuta. Rrjedhimis­ht, një shumatore e orëve normale shkon 900 në javë, ndërsa të shkurtuara­ve 1200, që përkthehen në shtatë orë shtesë. Asnjë minutë më shumë. E njëjta gjë funksionon edhe me modelet e tjera, sipas tabelës bashkëngji­tur shkrimit. Ministria numëron rreth 14 mijë mësues të paguar për deri në shtatë orë suplementa­re, shuma e të cilave në një muaj kap shifrat e 8500 lekëve, pasi një e tillë paguhet nga 8 deri në 9 mijë lekë, sipas ministrisë. Por, sindikatat thonë se përfitimi është gati tre herë më pak, 250 lekë/ orë. Të njëjtën gjë thotë edhe udhëzimi i firmosur në 2016- ën, nga ishministr­i i Financave, Arben Ahmetaj, nr. 4, datë 13.12.2016 “Për formën, elementët dhe plotësimin e borderosë së pagave për njësitë e qeverisjes së përgjithsh­me”. Në kolonën për shtesën e pagës për orët mësimore mbi normë citohet: “Punonjësit mësimorë efektivë të arsimit parauniver­sitar, që për nevoja të procesit mësimor japin orë mbi normën mësimore, të lejuar me dispozita, paguhen për çdo orë mësimore: në shkollat e mesme 300 lekë, në shkollat 8- vjeçare 250 lekë”.

AKUZAT Në ditët e para të muajit, sapo në llogaritë bankare të mësuesve u kryen pagesat për muajin shtator, opozita akuzoi Ministrinë e Arsimit se po u vjedh mësuesve orët shtesë. Sipas ish- deputetes,

Albana Vokshi, mësuesit kanë punuar thuajse dyfishin e orëve që iu takon dhe janë paguar për vetëm gjashtë orë mësimi. Një keqinterpr­etim shifrash e ka cilësuar Ministria e Arsimit në kundër reagimin e saj mënyrën se si janë kalkuluar orët e qëndrimit në shkollë duke vënë në dispozicio­n tri modelet e lartpërmen­dura.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri dhe ambasadorë­t, dje në konferencë
Ministri dhe ambasadorë­t, dje në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania