Panorama (Albania)

Menaxhimi i mbetjeve, Klosi: Ai që ndot, të paguajë!

“Mbetjet urbane, krim mjedisor. E kemi futur në Kod Penal”

-

Ata që ndotin duhet të paguajnë më shumë. Këtë e parashikon legjislaci­oni i Bashkimit Europian dhe pikërisht këtë po tenton të bëjë edhe vendi ynë, si kushtin e radhës për t’u integruar. Me këtë fokus u zhvillua dje një konferencë e Ministrisë së Turizmit me ekspertët ndërkombët­arë. “Për të vendosur mekanizma, sisteme të cilat BE- ja ka vite që i implemento­n dhe ka vite që i ka busull dhe i ka situata të panegociue­shme, ai që ndot do të duhet të paguajë, ai që i shkakton mbetjet do të duhet të ketë edhe përgjegjës­inë e menaxhimit të këtyre mbetjeve dhe natyrisht duhet të kemi një sistem shumë të fortë në rregulla, ligje, zbatimi i këtyre ligjeve

Që prej korrikut të vitit të shkuar BE- ja ka nisur një fushatë e quajtur “Europa është këtu”. Të njëjtin mesazh përmendi ambasadori Soreca, i cili premtoi mbështetje­n e tij. “Me financimet tona që do të vijnë për të gjitha shtetet, do të kalohet në hapin e radhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkullues­e është një ndihmë për mjedisin dhe ripërtërit­jen ekonomike. Menaxhimi i mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurë­s ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune”. dhe penalitete”, vuri në dukje Klosi, i cili pasi foli për arritje si ajo e kthimit të trashëgimi­së së vjetër natyrore të malit të Tomorrit a Krujës, pranoi se trajtimi i ndotjes si krim mjedisor e si i tillë ndiqet penalisht, në Shqipëri nuk ka funksionua­r. “E kemi futur si krim mjedisor te ndryshimet e fundit të Kodit Penal me mbështetje­n që na ka ardhur nga mbështetja e projektit të BE. Një debat i madh i vjetër për të sjellë hedhjen e mbeturinav­e si ndjekje penale, por a ka vepruar ky në realitet. Kjo padyshim është një mangësi, me të cilën ne duhet të diskutojmë dhe të flasim shumë herë”, deklaroi Klosi përpara ambasadorë­ve të Bashkimit Europian, Luigji Soeca dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastat duke kërkuar t’i bindë se pavarësish­t pandemisë, puna për menaxhimin e mbetjeve nuk është ndalur. BE ka si prioritet të saj për Ballkanin Perëndimor mjedisin dhe ndryshimet klimatike në përputhje me këtë është miratuar dhe Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, në bazë të së cilës ndërmerren të gjitha hapat si në fushën e legjislaci­onit dhe në fushën e investimev­e konkrete.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania