Panorama (Albania)

COVID, 17% e të testuarve kanë rezultuar të infektuar

Në 24 orë, 182 raste të reja dhe 5 humbje jete

-

Kufiri me Greqinë

Greqia ka shtyrë sërish afatin e mbajtjes mbyllur të kufirit me Shqipërinë për shkak të situatës nga pandemia e koronaviru­sit. Lajmi bëhet me dija nga ambasada greke në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se “bazuar në të dhënat epidemiolo­gjike, masat kufizuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi, zgjaten siç janë deri më 25 tetor”. Ndërkohë, do të vijojnë të kenë mundësi të kalojnë kufirin për në Greqi përmes dy pikave kufitare shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, e ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike. Gjithashtu, mbetet në fuqi paraqitja e testit negativ për COVID- 19. Po ashtu, të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të karantinoh­en për 7 ditë në banesën e tyre.

Në të gjithë vendin janë regjistrua­r 182 të infektuar, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë, Korçë e Shkodër. “Në 24 orët e fundit janë kryer 1055 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV 2. Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 61 raste në Tiranë, 19 në Shkodër, 12 në Korçë, 9 në Lushnjë, nga 7 raste në Fier, Berat, nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastë­r, Gjirokastë­r, Përrenjas, nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë, nga 3 raste në Sarandë, Dibër, nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd, nga 1 rast në Krujë, Fushë- Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së.

SITUATA NË SPITAL Prej fundjavës të dy spitalet COVID janë duke punuar me kapacitet të plotë. Numri i të shtruarve ka arritur në 244 pacientë, ndërkohë që pritet të hapet edhe spitali COVID 3, që janë ish- kirurgjitë në QSUT. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë, kanë humbur betejën me sëmundjen 5 pacientë, duke e çuar në 429 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë. “Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e ka humbur betejën me COVID19 një 64- vjeçar nga Elbasani, një 66- vjeçare nga Kurbini, një 73- vjeçare nga Korça, një 81- vjeçar nga Shijaku dhe një 75- vjeçar nga Tirana”.

MASKA, ME DETYRIM

Qeveria ka marrë vendimin edhe për maskat, duke i bërë ato të detyrueshm­e edhe në ambientet jashtë. Akti normativ do të kalojë sot në qeveri, ndërsa gjoba për ata që do të refuzojnë mbajtjen e maskës parashikoh­et të jetë nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë. Mbledhja e saj do të bëhet përmes faturës së dritave. “Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimi­t dhe vendosjes së maskës. Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshm­e edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohe­t përhapja e infeksioni­t”, ka apeluar Ministria.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania