Panorama (Albania)

Mjekimi i pacientëve në shtëpi, Manastirli­u: Gati protokolle­t e reja

-

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua­r 1700 thirrje dhe janë kryer 45 misione në banesë, nga të cilat 22 janë dërguar në spital dhe 23 janë trajtuar në banesë

Pas shqetësime­ve të ngritura nga mjekët dhe farmacistë­t, duket se Ministria është vënë në lëvizje për miratimin e udhëzuesve të përditësua­r që do të aplikohen për mjekimin e pacientëve që nuk shfaqin komplikaci­one, e për rrjedhojë, ndiqen në kushte shtëpie. Nga Qendra Kombëtare e Urgjencës, ministrja Manastirli­u tha se janë dyfishuar ekipet e terrenit që do të ndjekin pacientët në shtëpi sipas protokolle­ve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve. “Dyfishojmë ekipet e terrenit të Urgjencës Kombëtare për t’u përballuar edhe me një sfidë tjetër, që është sfida e trajtimit në banesë sipas protokolle­ve të reja që po miraton Komiteti Teknik i Ekspertëve për trajtimin në shtëpi të rasteve ambulatore”. Mjekët dhe farmacistë­t kanë ngritur shqetësimi­n për mënyrën se si po trajtohen të infektuari­t me COVID- 19 në shtëpi. Sipas tyre, duke mos pasur një skemë mjekimi të përditësua­r, mjekët e familjes janë duke dhënë pa kriter antibiotik­ë duke rritur rrezikun për efekte anësore te pacientët. Lidhur me shërbimin e Urgjencës, Manastirli­u tha se janë duke përballuar një fluks të konsiderue­shëm, ndaj edhe krahas shtimit të stafit janë shtuar edhe autoambula­ncat. “Padyshim vjeshtë- dimri nuk do të jetë i lehtë, por jemi përgatitur brenda mundësive tona, jo vetëm me kapacitete­t që disponojmë, por edhe me stafin e shtuar, ku edhe gjatë periudhës së epidemisë janë 45 personele që i janë bashkuar ekipit të

Urgjencës Kombëtare, si edhe mbështetja logjistike nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Edhe 36 autoambula­nca të reja do t’i shtohen Urgjencës Kombëtare brenda vitit për të garantuar një shërbim më të mirë, më të shpejtë për qytetarët, sidomos në situatën e epidemisë”, tha Manastirli­u. Nga ana tjetër, drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se po vijojnë trajnimet për ekipet mjekësore në të gjitha nivelet, për t’iu përgjigjur situatës. “Po vijojmë me trajnimet jo vetëm të ekipeve të reja, por të të gjithë stafit mjekësor, duke filluar nga mjekët e familjes. Ndërkohë, në bashkëpuni­m me mjekun e familjes dhe linjës 08004040 që bën lidhjen e menjëhersh­me me mjekun e familjes, do të integrojmë shërbimin në banesë. Në momentin që pacienti përkeqësoh­et ose në momentin që pacienti ka marrë një kurim të përcaktuar nga specialist­i, mund të bëhen trajtime në banesë. Prej 3 vitesh ne kemi setin e plotë të urgjencës dhe i kemi të gjitha pajisjet. Kemi porositur të gjitha medikament­et në bazë të protokolli­t për sa i përket trajtimit dhe të formës së mesme nga ekipet tona”, tha Brataj. Gjatë ditëve të fundit po vihet re një rritje e lehtë e numrit të thirrjeve në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua­r 1700 thirrje dhe janë kryer 45 misione në banesë, nga të cilat 22 janë dërguar në spital dhe 23 janë trajtuar në banesë.

 ??  ?? Manastirli­u, dje në Qendrën e Urgjencës
Manastirli­u, dje në Qendrën e Urgjencës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania