Panorama (Albania)

Rritet numri i të vdekurve në Armeni dhe Azerbajxha­n

-

Numri i vdekjeve dhe të plagosurve është rritur sërish të martën, në javën e tretë të luftimeve midis forcave armene dhe azerbajxha­nase mbi territorin separatist të Nagorno- Karabakut. Shtetet e Bashkuara u kërkuan të dyja palëve t'i përmbahen një armëpushim­i të arritur gjatë fundjavës, i cili pati "sukses" vetëm pak orë. Sipas "AP"- së, zyrtarët ushtarakë të Nagorno- Karabakut thanë se 16 ushtarë u vranë, duke e çuar numrin e përgjithsh­ëm të të vdekurve në 532 vetë që nga rinisja e konfliktit më 27 shtator. Numri i përgjithsh­ëm i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, me të dyja palët që pretendojn­ë rregullish­t se kanë shkaktuar humbje të konsiderue­shme ushtarake te njëra- tjetra. Përleshjet vdekjeprur­ëse shënuan përshkallë­zimin më të madh të konfliktit mbi NagornoKar­abak, një territor që qëndron në Azerbajxha­n, por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetur­a nga Armenia që nga fundi i një lufte separatist­e në vitin 1994. Së fundmi, ministrat e Jashtëm nga Armenia dhe Azerbajxha­ni nënshkruan një marrëveshj­e armëpushim­i, e cila hyri në fuqi të shtunën. Plani u ndërmjetës­ua nga Rusia, e cila ka një pakt sigurie me Armeninë, ndërkohë që Moska ka kultivuar lidhje të ngrohta edhe me Azerbajxha­nin. Armenia dhe Azerbajxha­ni kanë akuzuar njëra- tjetrën për sulme të vazhdueshm­e në kundërshti­m me marrëveshj­en. Të martën zyrtarët azerbajxha­nas thanë se forcat armene hodhën granata në disa nga rajonet e saj dhe zyrtarët e Nagorno- Karabakut thanë se Azerbajxha­ni filloi operacione ushtarake në shkallë të gjerë përgjatë vijës së frontit. Në Stepanaker­t, kryeqyteti i territorit separatist NagornoKar­abak, njerëzit grumbulloh­en në bodrumet e ndërtesave nga frika e sulmeve.

 ??  ?? Shkatërrim­i jashtë Katedrales “Shpëtimtar­i i Shenjtë”
Shkatërrim­i jashtë Katedrales “Shpëtimtar­i i Shenjtë”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania