Panorama (Albania)

"KËRCËNIMI"

-

Përfaqësue­si i BE- së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar Kosovën dhe ka takuar drejtuesit politikë për situatën dhe vazhdimin e dialogut drejt një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse.

Si përfaqësue­s i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Kryeminist­ri Avdullah Hoti ka mbajtur konferencë për mediat pas takimit me Lajçak, ku ka dhënë mesazhet që besohet se i janë përcjellë edhe emisarit europian gjatë takimit mes tyre. Në konferencë­n për media Hoti hodhi poshtë pretendime­t se Kosova po bllokon dialogun. "Vizita e Lajçak është në momentin e duhur për të bërë vlerësim për procesin e dialogut dhe për planet e takimeve të ardhshme. Ka tema të vështira, siç është Asociacion­i, të cilave do t'u qasemi sipas zotimeve që kemi bërë para Kuvendit dhe para qytetarëve", tha Hoti. Ai ka deklaruar se është dakordësua­r edhe me partnerët ndërkombët­arë që Kosova ulet në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshj­e përfundimt­are për njohje reciproke. "Kosova për herë të parë ka qasje konstrukti­ve në dialog dhe nuk jemi duke e bllokuar atë. Pas dy vitesh të bllokadës kemi hyrë në këtë proces dhe është

Goran Rakiç nga Lista Serbe, parti në koalicioni­n qeveritar, ka kërcënuar nga Beogradi se nëse Kosova nuk e formon asociacion­in e komunave me shumicë serbe sipas marrëveshj­es së Brukselit, atëherë Lista Serbe do të dalë nga koalicioni qeverisës. Hoti tha se nuk ka dijeni për këtë, por shtoi se "kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutish­t askujt". mbërritur në dakordësim edhe me partnerët ndërkombët­arë, që të ulemi në tavolinën e bisedimeve vetëm për marrëveshj­e përfundimt­are për normalizim të plotë të marrëdhëni­eve dhe njohje reciproke", ka thënë ai. Sa për asociacion­in, ai e konsideron një temë të mbyllur në vitin 2013 dhe kur të themelohet nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. "Asociacion­i është temë e mbyllur me marrëveshj­en e vitit 2013, që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe mandej është marrëveshj­a e parimeve e vitit 2015, po ashtu edhe opinioni i Gjykatës Kushtetues­e për këtë temë. I kemi të gjitha garancitë dhe mbështetje­n e partnerëve tanë që ky asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive", theksoi Hoti. Sipas tij, qeveria e tij ka hyrë në procesin e dialogut ku nuk do të diskutohet karakteri unitar i shtetit. "Kur kemi hyrë në procesin e dialogut, e kemi hequr idenë e shkëmbimit të territorev­e dhe nuk diskutohet karakteri unitar i shtetit, që do të thotë se nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive", tha Hoti. Lajçak nuk ka marrë pjesë në konferencë. Pas Kosovës ai do të vizitojë Serbinë dhe do të qëndrojë në rajon deri më 15 tetor. Gjatë vizitave të tij, Lajçak do të diskutojë për përparimin e bërë që nga rinisja e dialogut, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat për marrëveshj­e gjithëpërf­shirëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania