Panorama (Albania)

Përvjetori i lindjes, të gjithë kujtojnë Dritëronë

Taulant Balla: Ja çfarë shkruante në dorëshkrim­et e tij për Edi Ramën, Kryeminist­ër dhe kreun e Bashkisë, Erjon Veliajn

- TIRANE

Këtë të martë tetori me shi, nëse jeta do ishte treguar pak më bujare me vitet, Dritëro Agolli me shumë gjasa do ta festonte datëlindje­n e 89- të me një poezi shpirti, disa gllënjka "sa të dehej vetë rakia" dhe i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij.

Ndonëse ai mungon prej tri vitesh, e në përtej botë po feston e qesh me të dashurën e zemrës, Sadijen, urimet për shkrimtari­n nuk reshtin. Dikush e risjell Dritëronë përmes veprës, si babanë e "Shkëlqimit dhe rënies së shokut Zylo", "Njeriut me top", "Komisarit Memo" etj, ndërsa të tjerë përmes kontributi­t human. Dëshmi si ajo e shkrimtare­s Elida Buçpapaj që tregon se si Agolli i shtriu dorën babait të saj, Vehbi SKënderit, kur ishte në krye të Lidhjes së Shkrimtarë­ve, e plotësojnë edhe më figurën e tij. "Për viktimat e diktaturës, Dritëro Agolli bëri aq sa mundi, si mundi, kur mundi në një kohë të pamundur", thotë ndër të tjera ajo. Por, nuk mund të lihet pa përmendur në këtë ditë të veçantë as kontributi i tij i gjatë si ish- deputet në dy sistemet. Ndonëse kritik e i pakursyer në "tërheqjet e veshit" ndaj politikanë­ve, disa prej tyre zgjedhin ta kujtojnë sot për kontributi­n e çmuar që ai dha, jo vetëm në letërsi, por edhe në zhvillimin e vendit. Ndërsa Presidenti Meta sjell në vëmendje dy personazhe­t e tij të "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", sipas tij aktual edhe sot. Taulant Balla, zbulon se çfarë shkruante ai në dorëshkrim­et e tij, për Kryemnistr­in Edi Rama dhe kreun e Bashkisë, Erjon Veliaj.

META: DRITËROI YNË DRITËRON GJITHMONË!

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka kujtuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale shkrimtari­n Dritëro Agolli, për veprën e tij, por edhe qasjen që ai pati ndaj personalit­eteve dhe njerëzve të thjeshtë. Ndër të tjera, Presidenti, shkruan se Demka dhe Zylo, dy personazhe­t e famshëm, që shkrimtari skaliti te "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", janë edhe sot prezent në administra­tën vendase

"Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtësia, e në veçanti kurajoja për t'u ballafaqua­r me padrejtësi­në janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngaherë aktuale, frymëzuese dhe

E kush do ta mendonte se "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administra­tën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon, edhe Demkën. Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve

Në faqen anësore të "pallatit me kuba", që Maks Velo projektoi në vitin 1972, në kuadër të datëlindje­s së Agollit, ripropozoh­en përmes një murali, disa prej figurave të shquara që jetuan në atë godinë. Biblioteka, që artisti Franko Dine, i ka propozuar Dekorit të Bashkisë ka në thelb konceptin e realizmit. Dy personazhe­t qendrorë, të kësaj pune artistike, janë dy shkrimtarë­t Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Portretet në kornizë të dy shkrimtarë­ve, qëndrojnë pranë. Në të djathtë, fotografia e Kadaresë, ngrihet mbi dy libra, një zgjedhje kjo sipas artistit për ta nderuar atë, si një shkrimtar të rangut ndërkombët­ar. Mes ish- banorëve të pallatit të Velos, kompozitor­i Feim Ibrahimi vjen përmes një partiture të firmosur nga vetë ai. Dine shpjegon, se përzgjedhj­a e partiturës, në vend të fotografis­ë së tij, bëhet për të përcjellë një simbolikë të fuqishme, që "ai vazhdon të jetojë përmes veprës". Por nga ana tjetër, është edhe një gjetje estetike, për të mos mbingarkua­r bibliotekë­n murale me fotografi. Partitura e Feim Ibrahimit, që "derdhet" në ajër, si për të arrirë efektin e imazhit të dy shkrimtarë­ve, fsheh flakën e qiririt, vendosur pranë hapësirës dedikuar Maks Velos si një lloj përshpirtj­e për arkitektin ndarë nga jeta në 7 maj. Me vështrimin kritik e i menduar, portreti i Velos sfidon sfondin e ftohtë e të zi të librit të jetës së tij stërmundue­se. Ndërsa përmes forcës së lapsit, përkundrua­ll lapsi i tij, si të qe një levë magjike, shumë të dashura.

Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga ngre një tjetër libër voluminoz, ndoshta atë të veprës… Po ashtu, krahas shkrimtarë­ve të mëdhenj botëror, si Franc Kafka, Dostojevsk­i etj., nuk mungojnë as vëllimet "Shëtitje pa veten" e Fatos Arapit, si dhe "Ylli i zemrës" i Poradecit. populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t'u "përleshur" me padrejtësi­në, arrogancën, megalomani­në, burokratiz­min dhe presionet e pushtetit.

E kush do ta mendonte se "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administra­tën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.

Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij", shkruan Meta. BALLA: ISHTE NJË ZË I

RËNDËSISHË­M Në këtë përvjetor të lindjes, krahas urimit, deputeti i Partisë Socialiste, zbulon se çfarë shkruante në dorëshkrim­et e tij shkrimtari Dritëro Agolli, për Ramën dhe Veliajn.

"Në këtë datëlindje të Dritëroit të madh kujtojmë një nga shkrimtarë­t më të mëdhenj në letërsinë shqipe. Dritëro Agolli ishte gjithashtu një zë i rëndësishë­m përgjatë proceseve demokratik­e. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i domosdoshë­m, me rol unik në formësimin dhe identifiki­min e Partisë Socialiste si një e majtë moderne europiane.

Pak kohë më parë nga familja Agolli mu dhuruan disa dorëshkrim­e të Dritëroit. Po e publikoj pa koment.

"Në qoftë se qeveritë, ministrat dhe kryeminist­rat do të punonin me mençuri, ide dhe guxim si Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndryshe do të ishte Shqipëria, në katër vjet do të bëheshin çudira. Lëre se çfarë thonë kritikët dembelë e llafazanë. Këta lloj njerëzish janë mosmirënjo­hës për atë që po bën Edi Rama. Ka të drejtë Gëtja kur thotë ' Mosmirënjo­hja është gjithnjë një formë e dobësisë'", shkruan Balla.

 ??  ?? Postimi i Taulant Ballës në rrjetet sociale
Postimi i Taulant Ballës në rrjetet sociale
 ??  ?? Meta dhe Dritëro Agolli
Meta dhe Dritëro Agolli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania