Panorama (Albania)

Çfarë kërkonte Agolli nga Rama: “Barku” i Tiranës të ketë strehë e bukë

“Nuk i pranoj fjalët e drejtpërdr­ejta të pista, kur një lider i shquar fliste për mikun tim Kristaq Rama ula zërin e televizori­t”

- TIRANE

Dritëro Agollin e shqetësont­e e ardhmja e vendit, veçanërish­t ajo e Tiranës kryeqytet që rritet dita- ditës.

Si shkrimtar, ish- politikan, po veçanërish­t familjar që do të sigurohet për të ardhmen e brezave, ai në dorëshkrim­et e tij të zbardhura nga "Panorama", lë "porosinë" që politikanë­t të krijojnë hapësira edukuese, kulturore dhe të gjelbëruar­a për të rinjtë. Po ashtu, shkrimtari, për forcimin e ekonomisë vendase, sugjeron tërthorazi të s h f r y t ë z o h e n përmes blegtorisë dhe bujqësisë tokat e pasura dhe në periferi të kryeqyteti­t.

Gjatë viteve dy mijë, duke parë mësymjen e banorëve të rretheve në kryeqytet, ai bën parashikim­in se popullsia e Tiranës " do të bëhet sa gjysma e Shqipërisë". "Shumë shpejt kryeqyteti do të bashkohet me Durrësin, ashtu si u bashkua Athina me Pirenë", shkruan ndër të tjera shkrimtari.

Nuk mungojnë as kritikat, për fjalorin e politikanë­ve vendas, që shpesh nuk kursejnë fjalët e pista e banalitete­t. Kritik i fortë është veçanërish­t ndaj fyerjeve personale, që ata përdorin rëndom. Për këtë sjell rastin e Kryeminist­rit Edi Rama dhe sulmin ndaj babait të tij, skulptorit Kristaq Rama. "MOS KETË NDËRTESA

PA STRATEGJI" Ndërsa Edi Rama ishte në pritje të një tjetër mandati si kryetar bashkie, shkrimtari Dritëro Agolli, shkruante ç'ka do të donte që ai të ndryshonte në Tiranën kryeqytet.

"Deri më sot me punën e madhe të tij ka ndryshuar krahët dhe këmbët e Tiranës. Tani e tutje duhet të hyjë në ' barkun' e saj tradiciona­l, po edhe në ' barkun' e ri të Tiranës së ardhur, ku jeton populli i halleve të mëdha. Të përpiqet që ky ' bark' të ketë strehë, bukë, ujë dhe dritë, që qytetari të ketë dëshirë të ecë në bulevardet e shtruara dhe mes pemëve të mbjella prej tij. Të mos lejohet ngritja e ndërtesave jashtë një strategjie të caktuar nga bashkia, apo nga shteti në përgjithës­i. Unë do të thosha që të lihet truall me parashikim për shkolla, biblioteka e qendra kulturore, duke frenuar babëzinë e biznesmenë­ve ndërtues për fitime të përnjëhers­hme. Përbrenda, Tirana duhet të ketë edhe baza gjelbërimi, edhe ndërtime të shtëpive të vogla në harmoni me të mëdhatë. Po kjo është punë e arkitektëv­e", shkruante ai. "TIRANA DO BASHKOHET

ME DURRËSIN" Shkrimtari Dritëro Agolli gjatë viteve 2000 shprehet optimist për të ardhmen e kryeqyteti­t. Ai shkruan, se Tirana ka një sërë resursesh, që nëse do të shfrytëzoh­en, atëherë të rinjtë nuk do të duan më të largohen nga vendi. Po ashtu, Agolli mendon se kufijtë mes Durrësit dhe Tiranës, në të ardhmen do të shkrihen. "Tirana çdo vit rritet e rritet, me të afërt ajo do të bëhet sa gjysma e Shqipërisë. Shumë shpejt do të bashkohet me Durrësin, ashtu si u bashkua Athina me Pirenë. Tiranasi e ka malin, fushën dhe detin. Arat rreth Tiranës i bëjnë të gjitha pemët dhe perimet, duke përfshirë edhe drithërat dhe mishin e bagëtive dhe të shpendëve, madje po t'ia kishin ' zgjatur bishtin pakëz tiganit', i bie peshku brenda. Unë jam i bindur se në të ardhmen e afërt mbesat dhe nipërit tanë nuk do të duan të largohen nga Tirana. Edhe ata që kanë ikur do të kthehen: do t'i joshë kryetari Rama me punët e mëdha që bën dhe me dashurinë që ka për Tiranën, së cilës i këndon edhe këngë. Asnjë kryetar para tij nuk i ka kënduar ndonjë këngë në skenë Tiranës, ndofta nuk i ka kënduar as në kuzhinën e shtëpisë", shkruan ndër të tjera Agolli. "PËR POLITIKANË­T QË FLASIN FJALË TË PISTA"

Sa i përket përdorimit të fjalëve të pista në fjalorin politik, Dritëro Agolli shprehet se nuk pajtohet me to. Ai ngacmohet nga fraza se "Kur flet Edi Rama, prindërit detyrohen të ulin zërin e televizior­it", kur thotë se: "Unë kam dëgjuar një lider të shquar që fliste për të atin e Edi Ramës, mikun tim të madh e fisnik, Kristaq Ramën, aq fraza të pista sa ia ula zërin televizori­t që të mos e dëgjonte Sadija, gruaja ime e thinjur. Këtyre prindërve si nuk iu ardhka turp nga fjalët e këtij lideri, që përmenda, por iu ardhka ndot nga një fjalë ' merde', që francezët e përsëritin në çdo

Të mos lejohet ngritja e ndërtesave jashtë një strategjie të caktuar nga bashkia, apo nga shteti në përgjithës­i. Unë do të thosha që të lihet truall me parashikim për shkolla, biblioteka e qendra kulturore, duke frenuar babëzinë e biznesmenë­ve

bisedë e sipër? Unë nuk i pranoj fjalët e drejtpërdr­ejta të pista, por mesa duket brezi i ri i politikanë­ve, priret drejt tyre. Dhe në këtë fushë, Edi Rama nuk është i vetëm, megjithëse pak më modern se të tjerët".

 ??  ?? Shkrimtari Dritëro Agolli
Shkrimtari Dritëro Agolli
 ??  ?? Faksimile të dorëshkrim­eve të Dritëro Agollit
Faksimile të dorëshkrim­eve të Dritëro Agollit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania