Panorama (Albania)

Kosova sfidon Greqinë, Shaland premton kthesën

-

Edi Reja kërkon revansh në Lituani. Trajneri ka pranuar dje për herë të parë se zgjedhjet e bëra së fundmi i hapin rrugën një revolucion­i në Kombëtare.

Italiani i pankinës kuqezi theksoi se Shqipëria fitoi 10 lojtarë të rinj pas ndryshimev­e që kanë ndodhur në listën e lojtarëve në muajt shtator dhe tetor. Dhe nëse shikon listën për këto dy ndeshje ( Kazakistan dhe Lituani) dhe të kaluarat, emra si Marko Molla ( portier), Jon Mersinaj, Ramen Çepele, Albi Doka ( mbrojtës), Enis Çokaj, Sherif Kallaku, Endri Çekiçi, Qazim Laçi, Lindon Selahi ( mesfushorë), Armando Broja, Xhakomo Vrioni dhe Emiliano Bullari ( sulmues), janë ata që trajneri beson se do të jenë e ardhmja. Para një interesimi të ulët nga mediat në kryeqyteti­n lituanez, Vilnius, Reja përcolli në konferencë­n për shtyp mesazhe të qarta për vazhdimësi­në e Shqipërisë dhe atë që pret nga ndeshja e sotme.

Mister, Lituania është ekipi i vetëm që ka mundur Shqipërinë në këtë grup. Është ky momenti për të bërë revanshin?

Performanc­a e Lituanisë në ndeshjen në Tiranë ka qenë shumë e mirë. Ata kanë ushtruar presing të vazhdueshë­m, duke na hequr iniciativë­n. Kjo ka bërë që të gabojmë gjatë lojës pas presingut në rritje të Lituanisë, duke pësuar gol. Gjithsesi, jemi të vetëdijshë­m se përballë kemi një ekip me aftësi të larta fizike, që do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe nesër( sot). Detyra jonë është që të gjejmë pikat më të dobëta të Lituanisë dhe ta godasim me anën tonë më të fortë. Objektivi ynë është fitorja dhe do të bëjmë gjithçka për ta arritur.

Pas asaj humbjeje në shtator me Lituaninë pati ndryshime të rëndësishm­e në

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland, beson se skuadra e tij do të bëj kthesën në Greqi, pikërisht sot në orën 20: 45 në stadiumin "Olimpik" të Athinës. Zvicerani që drejton "Dardanët" doli dje para mediave bashkë me mbrojtësin që luan te Torino, Mërgim Vojvoda. Fillimisht, trajneri foli për ndeshjen me grekët, ndërsa ftoi analistët kosovarë që të gjitha kritikat t'i bëjnë duke u bazuar në situatën momentale. "Nuk është periudhë aspak e mirë për ne. Sidomos me mungesat, e pastaj edhe rezultatet. Nga të gjithë futbollist­ët e ftuar, dhjetë skuadër dhe kjo u pa në formacioni­n që luajtët ndaj Kazakistan­it. Sa ka ndikuar kjo në ekip?

Mendoj se aktualisht kemi 10 lojtarë të fituar pas ndryshimev­e që kemi bërë nga ndeshja e humbur ndaj Lituanisë dhe deri tek ai barazim në Kazakistan. Kemi afruar 10 lojtarë të rinj, të cilët i kemi prej tyre mungojnë. Të gjithë kritikat dhe analizat që keni, duhet t'i bëni duke u bazuar në këto fakte. Jam i befasuar me kritikat e rënda për ekipin", ka thënë Shaland. Trajneri beson se ndaj Greqisë do të angazhohen që më ndjekur në muajin gusht në bashkëpuni­m me stafin. Unë besoj shumë te cilësia e tyre, pasi ata kanë potenciali­n për të bërë mirë. Pasioni apo kualiteti është diçka që mund të shprehet edhe kur je 20 vjeç, por është më tepër çështje besimi dhe se sa mund të japësh në fushë.

A mund ta quajmë tashshumë të shënojnë gola dhe mos të bëjnë gabime si në ndeshjet e kaluara. "Ne nuk kemi ndonjë plan për fazën defensive, pasi jemi të fokusuar në pjesën e sulmit. Aty kemi probleme për të shkuar te goli. Nuk kemi probleme në më një revolucion?

Federata ka një program për të futur brezat e rinj gradualish­t si pjesë integrale të Kombëtares. Unë kam menduar ta bëj këtë hap pas hapi, por së fundmi kushtet më sollën që unë të bëja shumë lëvizje. Pra, të merrja njëherësh një numër kaq të madh lojtarësh. mbrojtje, por në sulm për t'i konkretizu­ar rastet që kemi. Ne mund të provojmë ta ndryshojmë skemën, por jo në aspektin mbrojtës, por në mënyrën për të gjetur zgjidhje për të shënuar. Duhet ta keni parasysh me çfarë kundërshta­rësh kemi luajtur. Greqinë e dimë çfarë potenciali ka dhe nuk është lehtë të fitohet", përfundoi trajneri i Kosovës. Ndërkohë, për shkaqe të ndryshme sot mungojnë ndaj Greqisë lojtarë si Rrahmani, Rrashica, Muriqi, Zeneli, Zhegrova, V. Berisha, B. Berisha, Kryeziu dhe Voca.

Shqipëria ndryshon krahët në Lituani. Trajneri Edi Reja ka vendosur të bëjë tri lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen ndaj Kazakistan­it. Stërvitja e fundit në stadiumin ku kuqezinjtë do të zbresin sot në orën 18: 00 ka konfirmuar se italiani e ka të vështirë të ndryshojë variantin taktik. Kombëtarja do të rreshtohet me skemën 3- 5- 2, por duke i dhënë besim sërish treshes Gjimshiti, Dermaku dhe Kumbulla në mbrojtje, e gjithashtu kapitenit Berisha në portë. Risitë e Rejës janë krahët e mesfushës, aty ku në të djathtë pritet të debutojë Albi Doka, ndërsa në të majtë ka balotazh mes Memollës dhe Lenjanit. Mbrojtësi që u shpall kampion me Tiranën në sezonin e fundit dhe prej pak muajsh luan në Kroaci me HNK Goricën, ka një shans të artë, teksa zëvendëson Veselin, që në ndeshjen e tri ditëve më parë nuk arriti të ishte aq aktiv në fazën sulmuese. Në seancën e fundit në "LFF Stadium", që ka një kapacitet prej 5067 vendesh, trajneri kuqezi konfirmoi në mesfushë treshen Abrashi- Bare- Kallaku. Në fakt, i pari vinte nga një problem fizik që e detyroi të linte lojën para kohe në Kazakistan. Por, mesa duket ka shtrënguar dhëmbët dhe ka dhënë siguri. Megjithatë, për kosovarin luftarak të mesfushës do të vendoset vetëm pak orë para ndeshjes, ndërsa në vend të tij është gati Qazim Laçi. Këtë herë, Kallaku pritet të ketë një rol më specifik, teksa Reja e do më tepër të luajë jo i spostuar majtas si ndaj Kazakistan­it, por më në qendër në mënyrë që të qarkullojë topin dhe të nisë manovrën sulmuese të ekipit. Të paktën kjo është provuar në stërvitjen e djeshme. Sa i përket ofensivës me dy lojtarë të deklaruar, i sigurt është aktivizimi nga minuta e parë i Armando Brojës. Sulmuesi i Viteshes në Holandë ka fituar besimin e Rejës pas paraqitjes tri ditë më parë. Dilema e vetme mbetet "partneri" i tij, teksa ka një balotazh mes Taulant Seferit dhe Xhakomo Vrionit. I pari duket më i avantazhua­r për të qenë titullar. Ndërkohë, ulet në stol Rei Manaj, i cili ka qenë titullar i padiskutue­shëm në sulm në tri ndeshjet e deritanish­me në Ligën e Kombeve. Lushnjari nuk është në formën e tij më të mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania