Panorama (Albania)

Rama rikthen premtimin e 2013 për naftën në bujqësi, batutat me Metën për dekoratat

“Nga 1 janari 2021 nafta për fermerët do jetë pa akcizë, pa taksën e karbonit dhe pa taksën e qarkullimi­t”

-

Kryeminist­ri Rama tha dje se nafta që përdoret në bujqësi do të jetë më e lirë për fermerin duke filluar nga viti 2021.

“Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimi­t, një lehtësim prej pothuajse 70 lekësh për litër. E kur them do të jepet falas, kini parasysh që sasia kompensues­e e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti”, tha Rama. Nafta pa akcizë ka qenë një premtim i hershëm i tij, i 2013- ës kur erdhi në pushtet, por që për shkaqe ekonomike, nuk arriti ta mbante, ndërkohë që gjatë këtyre 7 vitesh karburanti është rënduar edhe me taksën e qarkullimi­t. “Është premtuar në vitin 2013 dhe mbahet sot. Unë jam ai që e kam premtuar dhe jam po unë ai që e mbaj. Unë nuk bëj premtime për të gënjyer, nuk bëj premtime për të hedhur lumin, nuk bëj premtime për të marrë votat. Unë premtimet i bëj, sepse jam i bindur se i realizoj dhe i realizoj. Koha e realizmit të tyre nuk është gjithmonë në dorën e Kryeminist­rit”, u shpreh ai dje në konferencë­n me gazetarët për çështjet e bujqësisë. Ai sqaroi se si do të funksionoj­ë skema e re. “S’do të ketë nevojë fare as merr rimbursim ço fatura, histori që kanë krijuar problemati­ka të rënda të skemës së naftës pa akcizë në të shkuarën, dhe që e kanë bërë një skemë skandaloze humbjesh korrupsion­i e furnizimi të ‘ Benz’- ave me manjetofon me zë të lartë në rrugët lidhëse mes fshatrave e qyteteve. Me këtë skemë ne u japim fermerëve mundësinë të jenë pa asnjë ngarkesë burokratik­e, thjesht kanë NIPTIN, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, në këtë ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do harxhojë për barrën 50% mesatarish­t mbi çmimin do të jepet falas”. Për vitin e parë, në total ky program do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 milionë dollarë. Drejtoresh­a e AZHBR- së, Frida Krifca, tha dje se nga 40 milionë euro fonde për fermerët deri në 2013- ën, deri në 2020- ën janë dhënë 110 milionë euro. Nëse u hedhim një sy të dhënave të Agjencisë për Fonde të Disbursuar­a, në mandatin qeverisës së periudhës mes 2007- 2012 gjithsej janë venë 40 milionë euro në dispozicio­n të fermerëve, ndërsa në mandatin qeverisës 2013- 2020 janë alokuar 110 milionë euro mbështetje për fermerë dhe agro- përpunuesi­t përmes mbështetje­s direkte dhe me grante sipërmarrë­sve. Pra, kemi një rritje të fondit të vënë në dispozicio­n të fermerëve prej 175%”, tha Krifca.

AKUZAT Kryeminist­ri Rama iu përgjigj dhe akuzave që vijnë nga opozita se çlirimin e fermerëve apo të bizneseve nga taksat po e bën në funksion të zgjedhjeve për të fituar votat e tyre. “Zgjedhjet, unë dhe Partia Socialiste, do t’i fitojmë pa pasur nevojë fare të marrim asnjë vendim dhe të bëjmë asgjë nga këto që disa thonë që po i bëjmë për zgjedhje. Ne nuk punojmë për zgjedhje. Ne punojmë për njerëzit dhe janë njerëzit pastaj që zgjedhin, duan të vazhdojnë me ne, apo duan të shkojnë e të kërkojnë 6 të mira në 4 pika. Ne po bëjmë gjënë e duhur, në kohën e duhur, sepse tani i kemi mundësitë për këtë dhe për të tjera. Unë kam bërë premtimet e mia, kam folur për një vizion, për një program dhe për një rrugë të përbashkët. Mos i lidhni me ne zgjedhjet, se unë nuk e di ku jetojnë disa që më shikojnë mua në terren, apo në kantiere, apo në shi dhe thonë ‘ dole tani se erdhën zgjedhjet’. Unë rrugëve kam qëkur kam marrë detyrën e drejtoj Partinë Socialiste e si Kryeminist­ër nuk është ndonjë meritë, thjesht kam bërë detyrën, sipas meje. Kam bërë më shumë kilometra në territorin e Shqipërisë, sa të gjithë kryeminist­rat të marrë së bashku, qysh kur është krijuar shteti shqiptar në vitin 1912. E këtë mund ta provoj me fakte. Gjykimet se çfarë kam thënë dhe çfarë kam bërë, do t’i bëni të gjithë kur misioni im të jetë i kryer dhe misioni im është larg së qeni i kryer. Zgjedhjet janë një proces i popullit, ku populli vendos. Puna jonë është e përditshme, puna ime është edhe e përnatshme. Nuk kam lidhje fare me zgjedhjet në këto. Tani janë krijuar kushtet dhe tani po i bëjmë. Si do ta bënim heqjen e taksës për biznesin e vogël më parë, mbi ç’baza? Apo me 5 pikat?”, tha kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? NGA NJE MBLEDHJE E QEVERISE
NGA NJE MBLEDHJE E QEVERISE
 ??  ?? Dje, gjatë konferencë­s me gazetarët për çështjet e bujqësisë
Dje, gjatë konferencë­s me gazetarët për çështjet e bujqësisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania