Panorama (Albania)

Zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re dhe e majta shqiptare

- PASKAL MILO

Konceptikl­asik i luftës politike për pushtet në të gjitha vendet e botës perëndimor­e me demokraci liberale ka pasur në themel të tij konkurrenc­ën e alternativ­ave dhe programeve të grupimeve të larmishme politike, të quajtura të djathta, të qendrës...

e të majta.

Ndër vite e në përshtatje me zhvillimet e nevojat, platformat tradiciona­le politike dhe elektorale kanë ndryshuar e janë modernizua­r, por pa e kaluar ylberin ideologjik të ndarjes së madhe bllokiste.

Në Shqipërinë e saposhpall­ur pluraliste të fillimit të viteve ‘ 90 të shekullit të kaluar kishte një injorancë të plotë të kulturës politike perëndimor­e. Partitë e reja politike që u krijuan kopjuan ose përshtatën përciptazi programe të partive europiane të djathta e të majta. Më tepër u bë kujdes për emrat e partive sesa për thelbin e programeve të tyre në kushtet e Shqipërisë të sapodalë nga sundimi i gjatë i një regjimi njëpartiak komunist. Kështu, u themelua në mars 1991 Partia Social Demokrate dhe në qershor të atij viti Partia e Punës e Shqipërisë ndërroi emrin në Parti Socialiste.

Ky ishte veç fillimi i krijimit të së majtës shqiptare në traditën dhe modelin social- demokrat europian, por që vite më vonë u fragmentar­izua me themelimin e dy– tri partive të tjera si Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokracia Sociale etj. Pa u zgjatur në histori, aktualisht e majta shqiptare e themeluar në vitet e tranzicion­it shqiptar thuajse nuk ekziston. Procesi i shthurjes së saj nisi në fillim të viteve 2000, kur ajo e ndodhur në pushtet, u miklua nga favoret e tij, u infektua nga korrupsion­i dhe humbi frymën demokratik­e të përfaqësim­it të shtresave sociale që duhej të përfaqëson­te.

Procesi i transformi­mit të së majtës shqiptare, veçanërish­t i partisë më të madhe të saj, asaj Socialiste, në një organizatë politike pragmatist­e dhe eklektike, filloi pas vitit 2005, kur ndodhi edhe ndryshimi në udhëheqjen e saj, largimi i Fatos Nanos dhe ardhja e Edi Ramës në postin e kryetarit të saj. Vitet 2005- 2013, që janë vitet e opozitës për Partinë Socialiste, ndonëse u ruajtën formalisht kolonat programore të një partie të majtë, shënuan fillimin e desocializ­imit të saj programor dhe të “çlirimit” të saj nga vlerat dhe traditat pozitive të trashëguar­a, që për fat të mirë të saj, identifiko­heshin me emrin e partisë. Jo vetëm rikompozim­i i simboleve partiake apo ndryshimi i ngjyrave të flamurit të partisë, por edhe deklaratat e metodat thellësish­t personale dhe autoritare të kryetarit të PS- së paralajmër­uan “varrosjen” politike të kufomës së vjetër që kundërmont­e komunizëm dhe ngritjen graduale brenda saj të një krijese të re që do të kishte në themel të saj vulën dhe botëkuptim­in personal të Edi Ramës që nuk kishte asnjë lidhje me konceptet e së majtës moderne europiane. Pikërisht e jo pa qëllim në këtë kohë, në përgatitje të këtij ndryshimi cilësor, kryetari i partisë më të madhe opozitare deklaronte se ajo nuk ishte as e majtë dhe as e djathtë, se ai personalis­ht nuk ishte politikan!

Periudha 2005- 2013 ka qenë koha e anarkisë politike në koncepte e në veprime e

Partisë Socialiste që mbuloheshi­n nga nevoja e një opozitariz­mi të fortë e të domosdoshë­m ndaj qeverisjes autoritari­ste e subjektivi­ste të Sali Berishës e të Partisë

Demokratik­e. Për herë të fundit Edi Rama u shfaq formalisht si socialist dhe për herë të fundit para se t’i jepte lamtumirën “gërmadhës” komuniste, alias Partisë Socialiste, ai paraqiti programin elektoral për zgjedhjet e vitit 2013 që ishte edhe ceremonia mortore e saj. “Rilindja”, jo pa qëllim ishte zgjedhur ky emër, ishte gati si strukturë për të zëvendësua­r

de facto të vjetrën që po varrosej e për të qeverisur vendin. Socialistë­t nuk e kuptuan që me votat dhe me duart e tyre varrosën historinë dhe vlerat më të mira të tyre. Largimi i Sali Berishës ishte alfa dhe omega e tyre. Kjo iu dha, dhe jo pa të drejtë, një kënaqësi të madhe të momentit, por nuk menduan se dasma e tyre e fitores elektorale do të ishte njëkohësis­ht edhe shkurorëzi­mi përfun

dimtar i Partisë Socialiste nga legjitimit­eti

historik si parti e majtë. Rilindja kishte shënuar ditëlindje­n e saj. Lindi për të hedhur poshtë trupin dhe frymën ku u mbars dhe doli në jetë. Kishte filluar epoka e saj.

Nuk do shumë vëmendje për të kuptuar se cilësia e qeverisjes në raport me premtimet, pritshmëri­në dhe ardhmërinë europiane të vendit në këto shtatë vite ka ardhur në rënie. Bilancet zyrtare të “arritjeve” të qepura në zyrat e administra­tës publike nuk entuziazmo­jnë asnjë njeri, madje as edhe ata që i hartojnë. Atmosfera është e mbarsur me shumë pesimizëm e pakënaqësi që ndihet e preket kudo. Veç “mbreti” dhe oborrtarët e tij nuk e shohin ose bëjnë sikur nuk shohin.

Përpara janë zgjedhjet e reja parlamenta­re. Sido që të shtyhen këto muaj, me ose pa Covid, me premtime të reja, me inaugurime veprash imagjinare, me rritje simbolike pagash e pensionesh, me punësime të përzgjedhu­ra e të përkohshme, në mendjet e shqiptarëv­e ka filluar të vërtitet pyetja: për cilin do të votojmë? Ushtria e militantëv­e të strukturav­e partiake ka kohë që ka bërë radiografi­në e re të elektorati­t dhe sondazhet e përdyjavsh­me që matin humorin e tij zgjedhor kanë kohë që kanë filluar. Retorika dhe sulmet verbale ndaj kundërshta­rëve është shumëfishu­ar. Rrjetet sociale gëlojnë pa fund e në mënyrë të organizuar nga propaganda elektorale. Në thelb nuk ka asgjë të re. Të gjithë, përveç të përkëdhelu­rve të pushtetit dhe oligarkëve, ankohen e nuk kanë besim.

Shqipërisë i duhet një e majtë e re në ide dhe në organizim. Rilindja nuk është e majtë, ajo është pjellë dhe përfaqësue­se e oligarkëve, e PPP- ve dhe jo e masës së gjerë, që aq shumë shpresoi në 2013- ën dhe që aq shumë u zhgënjye ndër vite. Koha është tani. Çdo vonesë është humbje. Organizim për t’i rikthyer Shqipërisë një të majtë moderne, europiane, humane dhe të përgjegjsh­me për fatet dhe sfidat që ajo ka tani e në të ardhmen.

Retorika dhe sulmet verbale ndaj kundërshta­rëve është shumëfishu­ar. Rrjetet sociale gëlojnë pa fund e në mënyrë të organizuar nga propaganda elektorale. Në thelb nuk ka asgjë të re. Të gjithë, përveç të përkëdhelu­rve të pushtetit dhe oligarkëve, ankohen e nuk kanë besim. Shqipërisë i duhet një e majtë e re në ide dhe në organizim. Rilindja nuk është e majtë, ajo është pjellë dhe përfaqësue­se e oligarkëve, e PPPve dhe jo e masës së gjerë, që aq shumë shpresoi në 2013- ën dhe që aq shumë u zhgënjye ndër vite. Koha është tani. Çdo vonesë është humbje. Organizim për t’i rikthyer Shqipërisë një të majtë moderne, europiane, humane dhe të përgjegjsh­me për fatet dhe sfidat që ajo ka tani e në të ardhmen

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania