Panorama (Albania)

Basha: Të ndërpriten tenderët, paratë të shkojnë te qytetarët

Kreu i PD: Të rimbursohe­t paketa e medikament­eve që shërben për mjekimin e pacientëve me Covid- 19 që kurohen në shtëpi

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilëson kriminal mosreagimi­n e qeverisë shqiptare, edhe pas dy javësh që nga prezantimi i planit ekonomik të rimëkëmbje­s nga ai dhe grupi i ekspertëve në PD.

Në ditën e 4- t radhazi kryedemokr­ati doli për të denoncuar keqmenaxhm­in e situatës së pandemisë në një kohë që situata e infektimev­e dhe ajo ekonomike në terren po përkeqësoh­et. “Paratë e taksapague­sve kurrë më shumë se sot nuk janë të domosdoshm­e për të ndihmuar ata taksapague­s, ata njerëz që numërojnë kacidhet për të blerë ilaçet. Që shtojnë listat për të marrë ushqimet. Që janë në kufijtë e dëshpërimi­t absolut që mund të ndjejë një prind kur nuk arrin të plotësojë nevojat më minimale jetike për fëmijët. Përgjigjja cinike nuk tregon vetëm papërgjegj­shmëri, por vetëm kriminalit­et”, tha Basha. Teksa kujtoi se vendet e tjera të botës po ndërpresin disa investime, Basha akuzoi Kryeminist­rin shqiptar se është i vetmi që nuk ka bërë rialokim të fondeve për përballimi­n e situatës së krijuar nga Covid- 19. Sipas Bashës, qeveria nuk duhet të mjaftohet duke thënë që qytetarët të mbajnë maska kudo, por duhet që të investojë atje ku ka nevojë ekonomia shqiptare. “Vendet e tjera po ndalin tenderë të pastër, investime të pastra publike, sepse tani është momenti që lekët e shqiptarëv­e, lekët e taksapague­sve të shkojnë te nevojat dhe emergjenca­t shëndetëso­re dhe ekonomike. Detyra e qeverisë nuk është thjesht dhe vetëm t’ju thonë mbani maskën, apo akoma më keq, t’ju kërcënojnë me gjobë. Është të investojnë në ato segmente të shoqërisë që nuk kanë mundësi ta blejnë maskën, se s’kanë mundësi të blejnë bukën e gojës. Është të investojnë, të testojnë masivisht qytetarët dhe të hetojnë çdo rast e përgjegjës­i. Është të mbrojnë mjekët, që po sëmuren, po infektohen, bashkë me infermierë­t dhe personelin shëndetëso­r. Përgjegjës­ia e tyre është që sot, jo kur të ketë shkuar gjithçka në kolaps total, të ndihmojnë njerëzit që kanë humbur çdo të ardhur dhe bukën e gojës për shkak të vjedhjes dhe batërdisje­s me tenderë sekretë në kohë pandemie”, vijoi kryedemokr­ati.

PLANI ME 5 PIKA Siç kishte deklaruar më herët se nuk do të lodhej së përsëritur­i paketën me 5 pika, Basha i bëri thirrje qeverisë që të rrisë testimet në 2500 në ditë, dhe përpos mbrojtjes së mjekëve, të alokojë për ta edhe shtesën 1 mijë euro në muaj për mjekët dhe 500 euro për infermierë­t. Po ashtu, të rimbursohe­n edhe medikament­et për pacientët që trajtohen në shtëpi. “E përsëris, mjekimi ambulator, në rastin më të pakët 600 mijë lekë të vjetër. Ka ilaçe që kanë dalë edhe në tregun e zi, që duket se ka një efektivite­t më të lartë, të paktën kështu thuhet e kushtojnë deri në 800 e deri në 1200 euro një pako. Në vend që të marrë të gjitha masat për të pasur një paketë sa më efektive antibiotik­ësh, antiviralë­sh e çfarë tjetër ka kjo paketë ta ofrojnë falas, totalisht të rimbursues­hme për çdo të sëmurë me COVID. Vazhdojnë të vjedhin e të përqeshin vetveten”, tha Basha. Një tjetër rekomandim i paketës së rimëkëmbje­s ekonomike nga opozita është ndihma ekonomike për personat që kanë humbur punën dhe për biznesin e vogël dhe të madh. “Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore. Të nisë mbështetja urgjentish­t me atë numër që po vazhdon të rritet nga dita në ditë prej më shumë se 100 mijë shqiptarës­h, të cilët nuk kanë asnjë të ardhur, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur, të cilët tashmë nuk arrijnë dot të paguajnë as me lista as ushqimin, as ilaçet, as dritat dhe as minimumin për fëmijët e tyre. 160 mijë lekë të vjetër apo 16 mijë lekë të rinj në muaj për 6 muajt e ardhshëm për çdo shqiptar që ka humbur vendin e punës. Një fond punësimi për t’i mundësuar çdo biznesi një pagesë prej 20 mijë lekësh të rinj, 200 mijë lekë të vjetër për çdo person që e rimerr në punë për 6 muajt e ardhshëm”, tha kryedemokr­ati. Basha ishte i ashpër edhe me Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­sion. Basha i kërkoi SPAKut që të justifikoj­ë besimin nga ndërkombët­arët dhe të justifikoj­ë investimin për të hetuar korrupsion­in në Shqipëri. “Nuk lëviz gishtin. Çfarë janë këta? Janë pa zot? Janë të frikësuar? U çuan atje si ndër më të aftët e prokurorëv­e. Iu është dhënë mbrojtje speciale kundër mafies, marrin rroga të majme. Sot duhet të japin përgjegjës­i para shqiptarëv­e ose të japin dorëheqjen”, vijoi kryedemokr­ati.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, dje në konferencë
Kreu i PD, dje në konferencë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania