Panorama (Albania)

Shkeljet e Alban Toros, përgjegjës­ia i kalon ILD

Dyshime edhe për burimin e pasurisë së tij e të bashkëshor­tes

-

Pas publikimit në media të shkeljeve në emërimin e Alban Toros si anëtar i KLGJ- së, "News 24" mëson se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar një mbledhje informale për të adresuar faktet që kanë dalë në dritë.

Pas konsultës, anëtarët e KLGJ- së kanë dalë në përfundimi­n se për të shqyrtuar çështjen e Alban Toros, në Këshill duhet të mbërrijë një kërkesë nga Inspektora­ti i Lartë i Drejtësisë. Faktet për shkeljen e kritereve të përzgjedhj­es së Toros mund të gjenden lehtësisht në të dhënat e regjistrua­ra në QKB, ku vërtetohet fakti se avokati Alban Toro nuk përmbush kriterin e ushtrimit të funksionit pa ndërprerje në 10 vitet e fundit. Sipas të dhënave të QKB- së, Alban Toro ka paraqitur dokumente të rreme në Kuvend, pasi në 15 vitet e fundit e ka pezulluar tri herë aktiviteti­n si avokat. Në këto rrethana Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka për detyrë kushtetues­e që nëse njëri nga anëtarët e saj nuk përmbush kriteret, duhet të deklarojë ndërprerje­n e mandatit.

KRITERET Por, mosplotësi­mi i kriterit për vijimësinë e punës nuk është i vetmi skandal që përfshin Alban Toron, pasi ka dyshime edhe për burimin e të ardhurave të tij dhe bashkëshor­tes gjyqtare në

Gjykatën e Apelit të Tiranës, Elona Toro. Rast i papreceden­të edhe ky, kur gruaja është gjyqtare dhe bashkëshor­ti anëtar i një institucio­ni që promovon ose ndëshkon gjyqtarët për shkelje në detyrë. Për gjyqtaren Toro, ka një ankimim nga komisioner­i publik, i cili vlerëson se KPKja ka bërë ndaj saj një hetim jo të plotë administra­tiv. Ankimimi i komisioner­it publik erdhi pas pretendime­ve të anëtares së KPK- së Etleda Çiftja, që votoi kundër Elona Toros, me argumentin se personat, përmes të cilëve ajo ka justifikua­r pasurinë, nuk kanë pasur burime të mjaftueshm­e për dhuratat dhe huatë. Ndërkohë, referuar të dhënave të publikuara në "Open Data", e gjithë pasuria e deklaruar nga Alban Toro, ka si burim, të ardhurat e tij si avokat dhe të ardhurat e gruas si gjyqtare. Pra, me dy paga, pa llogaritur paratë dhuratë, apo kontratat dhuratë, kanë blerë pasuri të patundshme dhe kanë një sërë llogarish bankare. Çifti Toro deklaron dhurata nga prindërit, që shkojnë në dhjetëra mijëra euro, por ata nuk arrijnë të justifikoj­në të ardhurat për dhurata të tilla. Shumë gjyqtarë e prokurorë janë hetuar dhe shkarkuar nga mosjustifi­kimi i pasurisë të vënë në vite. Por, pasuria e Alban Toros nuk ka kaluar në sitë, pasi ai nuk ka kaluar në veting si anëtarët gjyqtarë të KLGJ- së. Ka mjaftuar miratimi i emrit të tij nga avokati i popullit dhe parlamenti, që avokati Alban Toro të bëhet një nga anëtarët e rregullato­rit të gjyqësorit në shkelje të kritereve të përcaktuar­a me ligj.

 ??  ?? Nga një mbledhje e KLGJ
Nga një mbledhje e KLGJ
 ??  ?? Alban Toro
Alban Toro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania