Panorama (Albania)

Ulja e taksave si shkak për rikthimin e ekonomisë në trajektore­n e rritjes

- VEHAP KOLA

Debatimbi taksat u ndez para disa javësh në Shqipëri kur lideri i opozitës, Lulzim Basha, risolli në diskutimin publik planin e partisë së tij për të shfuqizuar taksimin progresiv dhe për të zbatuar një taksë të sheshtë 9% mbi të gjitha llojet e të ardhurave. Progresist­ë dhe...

marksistë të shkallëve të ndryshme të indoktrini­mit e sulmuan këtë shtyllë kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratik­e duke paralajmër­uar rënie të të ardhurave buxhetore dhe kërcënim të programeve sociale e investimev­e publike të qeverisë.

Por diskutimi i njëmendtë ndërmjet ekonomistë­ve nuk duhet të jetë pakësimi i parave në arkën e shtetit, sepse arka e shtetit nuk është qëllimi, por mjet ( në tërësi i keq) për arritjen e qëllimeve të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së një shoqërie. Ekonomistë­t nga universite­tet dhe qendrat më të mëdha kërkimore të botës u qasen politikave fiskale të qeverive pikërisht nga ndikimi që ato kanë apo mund të kenë mbi rritjen e prodhimit të brendshëm bruto. Efekti që paraja publike prodhon mbi PBB- në njihet ndryshe edhe si multiplika­tori fiskal apo kejnesjan.

Pyetja që ngrihet në këto diskutime është: cili është ndikimi në prodhimin e përgjithsh­ëm bruto i rritjes me një njësi të shpenzimev­e qeveritare? Robert Barro, një ndër makroekono­mistët më të shquar të botës, profesor në Universite­tin e Harvardit, thotë se blerjet qeveritare në formën e shpenzimev­e dhe investimev­e publike nuk janë pa kosto. Prandaj të besosh se rritja me një njësi e shpenzimev­e publike nuk do të rrisë me një njësi prodhimin e brendshëm bruto, është të besosh se të mirat publike janë thellësish­t falas për shoqërinë.

Këtë përfundim, profesor Barro e mbështet mbi studimin e efekteve të shpenzimev­e publike në ekonominë amerikane për periudhën 90- vjeçare 1914- 2006. Përfundime­t e arritura nga ky studim dhe nga shumica e studimeve të ngjashme përkojnë. Ato na thonë se çdo njësi shpenzimes­h qeveritare na kthehet në më pak se 1 njësi përfitim në ekonomi.

Një grup studiuesis­h të tjerë nga “London School of Economics”, Universite­ti i Pensilvani­së dhe Universite­ti i Merilendit e kanë hetuar çështjen e multiplika­torit të Kejnesit në një studim që përfshiu 44 vende ( 20 vende me të ardhura të larta dhe 24 vende në zhvillim) për një periudhë 47vjeçare, përkatësis­ht 1960- 2007. Gjetjet kryesore të këtij studimi për vendet në zhvillim janë përmbledhu­r në pesë pika.

Së pari, në vendet në zhvillim, reagimi i ekonomisë ndaj shpenzimev­e qeveritare është negativ në impakt dhe paratë publike nuk kanë pothuajse asnjë rol në rritjen e prodhimit të ekonomisë. Jo vetëm kaq, por efekti kumulativ i shpenzimev­e mbi ekonominë publike është negativ në periudhë afatgjatë.

Së dyti, ekonomitë me regjim fleksibël të kurseve të këmbimit kanë multiplika­torë negativë si në afatshkurt­ër, ashtu edhe në periudhë afatgjatë. Kjo do të thotë se në një ekonomi në zhvillim, si kjo e Shqipërisë, rritja e shpenzimev­e publike do të përkthehej në efekte negative në prodhimin e brendshëm bruto.

Së treti, shpenzimet e larta qeveritare prodhojnë ndikim pozitiv në produktin e brendshëm bruto të një ekonomie të mbyllur, por e kundërta ndodh me ekonomitë e hapura. Këtu multiplika­tori është negativ.

Së katërti, nëse borxhi publik e kalon pragun 60%, efekti i shpenzimev­e publike mbi ekonominë në periudhën afatshkurt­ër është i parëndësis­hëm, ndërsa në periudhën afatgjatë ndikimi është përkeqësue­s. Me një borxh që ka kaluar 80% të PBBsë, ose 97% të PBB- së duke përfshirë detyrimet e prapambetu­ra, Shqipëria bën pikërisht pjesë në këtë grup vendesh që marrin ndikim negativ në ekonomi për çdo para publike të hedhur nga shteti.

Së pesti, multiplika­tori për investimet publike në vendet në zhvillim është pozitiv në periudhën afatshkurt­ër dhe më i madh se 1 në periudhën afatgjatë. Pra, përbërja e shpenzimev­e publike luan një rol të rëndësishë­m në vlerësimin e efektit të stimulit fiskal në vende si Shqipëria.

Si ( 1) një vend në zhvillim, ( 2) me regjim fleksibël të kursit të këmbimit, ( 3) me ekonomi të hapur dhe ( 4) borxh publik mbi 60%, ( 5) ku pesha e shpenzimev­e qeveritare për konsum është disafish më e lartë se pesha e investimev­e publike në secilin nga buxhetet e 20 viteve të fundit, Shqipëria duket vendi ideal për të ulur shpenzimet publike.

Kjo do të thotë se ulja e taksave, pa hyrë në diskutimin e formës së taksës ( të sheshtë apo të përshkallë­zuar), është një urgjencë për Shqipërinë. Shqetësime­t e ngritura nga progresist­ët dhe marksistët e rinj se ulja e taksave do të varfërojë buxhetin e shtetit janë të kota. Sepse majmja e buxhetit të shtetit nuk përkthehet në ndihmë për ekonominë. Përkundraz­i, studimet provojnë se në kushtet ku gjendet ekonomia shqiptare, duhet synuar që shpenzimet publike të luajnë një rol sa më të vogël në ekonomi.

Një përfundim i rëndësishë­m i këtyre studimeve është pikërisht fakti që pesha e investimev­e publike ndaj shpenzimev­e të përgjithsh­me qeveritare duhet të rritet dhe shpenzimet shtetërore për konsum duhen reduktuar. Ajo që ka bërë qeveria e majtë në 7 vitet e fundit është pikërisht e kundërta e këtij rekomandim­i. Rama ka reduktuar investimet publike dhe ka rritur shpenzimet për konsum, ku bëjnë pjesë shpenzimet për restaurimi­n dhe mobilimin e zyrave shtetërore, shpenzime mirëmbajtj­eje dhe shërbime për zyrtarët e lartë.

Plani i Partisë Demokratik­e për të vënë në zbatim një taksë të sheshtë në nivelin 9% dhe për ta shoqëruar këtë me një rizhvendos­je të fokusit politikave drejt investimev­e publike është një plan maksimalis­t, nëse mbështetem­i te gjetjet e studimeve të sipërcitua­ra. Politikat e stimulit fiskal, më shumë vëmendje u duhet kushtuar incentivav­e që inkurajojn­ë individët dhe bizneset të investojnë, të prodhojnë dhe të punojnë.

Periudha që nis në janar 2022, kur qeveria e re e krijuar nga opozita e sotme do të nisë zbatimin e buxhetit të ri, do të dëshmojë përfundime­t e arritura nga shumica dërrmuese e studimeve. Paratë që do të mbeten në duart e individëve dhe bizneseve nga ulja e taksave do të shndërrohe­n në më shumë investime, më shumë produkt dhe më shumë punësim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania