Panorama (Albania)

Fis me Olsian Çelën, deputeti i PS: Inkurajoj kushëririn tim Kryeprokur­or të izolojë Metën

Bujar Çela: Kryeprokur­ori të mos merret me hetime, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, e ka mbushur kupën me kohë

- ARDIT HOXHA

Seanca e djeshme parlamenta­re, ndryshe nga ajo paraardhës­e, nuk prodhoi debat të fortë politik për shkak se as Kryeminist­ri, por as disa nga figurat kryesore politike të PS- së nuk u përfshinë në debat.

Por në këtë klime të qetë parlamenta­re dhe më pak debat, deputeti socialist i PS- së në Lushnjë, Bujar Çela, bëri një deklaratë të fortë. Duke e cilësuar “pseudo president”, Çela kërkoi nga foltorja e Parlamenti­t që kryeprokur­ori Olsian Çela të bëjë sa më shpejt izolimin e Metës. Duke nënvizuar edhe lidhjen familjare me kryeprokur­orin, deputeti Çela tha se nuk ka nevojë që BKH- ja të bëjë hetime, pasi sipas tij, Ilir Meta tashmë e ka mbushur kupën me ato që ka bërë. Për deputetin socialist kjo kërkesë për izolimin e Presidenti­t Meta është një kërkesë që buron nga shumë qytete të Shqipërisë dhe për këtë shkak ai apeloi që mos të humbet kohë. “Ne kemi plot probleme, por ky grip, që unë do e quaja, një zjarr në mbarë globin, i cili na bën që të kemi edhe frikë dhe na ndërgjegjë­son më shumë për t’u mbrojtur më shumë. Në rast se nuk mbrojmë veten, duhet të mbrojmë të tjerët. Është detyra jonë të dëgjojmë çdo organ këshillimo­r, të cilët ju qytetarë të dashur duhet t’i mirëkupton­i dhe jo t’i quajmë si teka, në mënyrën që i trajton opozita apo ‘ pseudo presidenti’ jonë. Unë nga kjo foltore inkurajoj kushëririn tim, kryeprokur­orin, Olsian Çela, se ne Çelajt, si fis i madh që jemi, na bien detyra shumë të rëndësishm­e, që mos të merret me hetim, por të bëjë izolimin e këtij njeriu, i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat. Këtë gjë nuk e duan vetëm Çelajt, e duan edhe Metët, e duan edhe ata nga

Skrapari, Tepelena, Tirana, Durrësi, se kudo, si fis i madh që jemi kemi lloj- lloj brenda nesh. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH- ja, por duhet ta izolojë. Ju faleminder­it shumë dhe ju ftoj që t’i votojmë të gjitha ligjet që janë sot në rendin e ditës”, tha deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela. Këtë deklaratë deputeti i PS- së në Lushnjë e bëri teksa ishte ngritur të fliste për ligjin që u miratua dje në Kuvend për metrologji­në.

 ??  ?? Bujar Çela
Bujar Çela
 ??  ?? Deputeti i PS, Bujar Çela
Deputeti i PS, Bujar Çela
 ??  ?? Kryeprokur­ori, Olsian Çela
Kryeprokur­ori, Olsian Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania