Panorama (Albania)

Zhduket 40- vjeçari në Vlorë, nëna rrëfen bisedën e fundit

Gjendet makina dhe veshjet, kush është 40- vjeçari që ka "humbur"

-

Një 40- vjeçar nga fshati Lepenicë e Vlorës është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët kanë katër ditë që kanë humbur kontaktet.

Ermal Ngucaj që prej katër ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, ndërsa mësohet se është person me precedentë penalë. Burimet nga Policia e Vlorës bënë të ditur se ai është dënuar me 7 muaj burg për një sherr të bërë në një gurore në fshatin Lepenicë në shtator të vitit të kaluar. Për këtë ngjarje, familjarët e 40- vjeçarit thonë se nuk ka pasur sherre të pasuara, si edhe e hedhin poshtë si shkak të zhdukjes së djalit të tyre. Fejzo dhe Mjaftime Ngucaj dyshojnë se djali i tyre është rrëmbyer. Ata i kërkojnë Policisë së Vlorës që të nisë kërkimet për gjetjen e Ermal Ngucajt, i zhdukur prej 4 ditësh. "Djali nuk na përgjigjet në telefon. Kemi ndenjur në gjemba, pyes gruan ku është djali dhe e pyes nëse ke folur. Më thotë që kam folur që të hënën në darkë dhe nuk e di ku është. Atë ditë ndenja dhe në darkë shkova në Vlorë se mos ishte te shtëpia. Vajta, hapa derën, nuk ishte. Shkova pyeta në Polici nëse e ka zënë për ndonjë ngatërrim rrugëve. Policia tha nuk e kemi arrestuar. Erdha lart. Dhëndri më tha që do të bënte denoncim. Një djalë më tha që makina e Ermalit është te kthesa që shkon në

Mavrovë. Shkova, makina ishte e rregullt, rrobat e tij ishin brenda. Edhe atletet brenda. U thashë mos e prekni makinën, lajmëruam Policinë, që mori makinën dhe nuk e dimë se çfarë bëri. Unë dyshoj se e kanë rrëmbyer djalin. Dyshoj se kanë gënjyer, e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë dëmtuar. Telefonin e ka të mbyllur që të hënën në darkë. Unë dua djalin, të gjendet djali, të futet shteti të kontrolloj­ë me imtësi se mund të jetë dëmtuar. E kanë rrëmbyer", shprehet i ati i 40- vjeçarit të zhdukur. Ndërkohë, Mjaftime Ngucaj tregoi bisedën e fundit në telefon me djalin dhe thotë se është prej 4 netësh me sytë nga porta duke e pritur. "Unë me djalin kam folur kur isha në Itali, i thashë Ermali si jeni, më tha mirë'. I thashë të hënën do të vij dhe të martën do të shkojmë në Vlorë, do të vish të na marrësh? ' Mirë, ma, do të vij unë, po ju pres padurim të vini sa më shpejt, na tha'. Erdhëm në Vlorë, ofertë nuk kishim në telefon. Kur erdhëm nga Italia, i thotë të atit ' kur do të vish të pres padurim'. Atë ditë nuk foli djali, na dogji diçka ne, burri më thotë ' Ermali e ka diçka', i thashë ndoshta e ka zënë gjumi. Shteti po përpiqet, janë vendosur në lëvizje të gjithë", thotë nëna. Sakaq, bashkëshor­tja e 40- vjeçarit është shprehur se ditën kur është zhdukur, ka folur me të në telefon, së cilës Ermal Ngucaj i ka thënë vetëm pak fjalë. "Do ndërrohem dhe do iki për në punë, ik se ngatërrova rrugën", ka qenë biseda mes bashkëshor­tëve.

 ??  ?? Ermal Ngucaj
Ermal Ngucaj
 ??  ?? Mjaftime Ngucaj, nëna e 40- vjeçarit
Mjaftime Ngucaj, nëna e 40- vjeçarit
 ??  ?? Ermal Ngucaj, 40- vjeçari i zhdukur
Ermal Ngucaj, 40- vjeçari i zhdukur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania