Panorama (Albania)

Meta e Rama përplasen pas dorëheqjes së Presidenti­t të Kirgistani­t

-

Dorëheqja e Presidenti­t të Kirgistani­t, Soronbay Zeenbekov ka shërbyer si shkrepësja në zjarrin e ndezur nga kreu i shtetit dhe Kryeminist­ri Rama për ta mbajtur ndezur debatin mes tyre. Përmes një shënimi në “Facebook”, Presidenti Meta shprehet se populli i Kirgistani­t i tregoi mbarë botës se si rrëzohen regjimet që janë të bazuara në shtypjen, manipulimi­n dhe poshtërimi­n e qytetarëve. Po ashtu Kreu i Shtetit theksoi se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjës­isë. “Përshëndes dorëheqjen e Presidenti­t të Kirgistani­t pas manipulimi­t të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë. Populli trim i Kirgistani­t i tregoi mbarë botës demokratik­e si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimi­n, oligarkinë dhe poshtërimi­n e qytetarëve. Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjës­isë!”, shkruan Meta, por nuk ka vonuar edhe përgjigja e Kryeminist­rit, i cili mesa duket e mori menjëherë mesazhin që ishte shkruar pa emër në adresë të tij. Kryeminist­ri Rama përmes një shënimi në “Twitter” ka replikuar me Kreun e Shtetit, Ilir Meta, pas reagimit që ky i fundit bëri për dorëheqjen e Presidenti­t të Kirgistani­t. “Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamenta­re është edhe përfshirja e Presidenti­t si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidenti­t skutave nëpër lokale, ku vënë baste ilegale subjektet e OFL- së për të propagandu­ar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!”, përgjigjet Rama. Por presidenca nuk e ka lënë me kaq. Kësaj radhe, zëdhënësi i Presidenti­t Ilir Meta, i kërkoi Kryeminist­rit Edi Rama që si kryetar i OSBE- së të dënojë zgjedhjet në Kirgistan, që sipas Tedi Blushit, ishin si të Shijakut dhe të Dibrës. “Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistani­n e largët!”, shkruan ai. Zëdhënësi thotë se Presidenti e pret Kryeminist­rin në përballje televizive, ndërsa i kërkon të respektojë marrëveshj­en e 5 qershorit. “’ Buburrec trendi’ respekto urgjent 5 qershorin, se le nam dhe dënoi në emër të OSBE- së zgjedhjet e Kirgistani­t që ishin si të Shijakut dhe Dibrës. Me Presidenti­n ti je vite dritë larg. Ishe ti që i fute në Parlament dhe i vendose në krye të Bashkive, kriminelët dhe trafikantë­t. Këtë e di e gjithë bota! Presidenti të ka ftuar në përballje! Po pret studion televizive dhe orën! Pse ke frikë?! Pse mblidhesh si ‘ buburrec’ e fshihesh pas Twitter- it?! Je aq frikacak sa trembesh edhe nga protestat e popullit në Kirgistani­n e largët! Ora e përballjes po afron! As në skutat e Twitter- it nuk do fshihesh dot po nuk respektove urgjent marrëveshj­en e 5 qershorit!”, shkruan në reagimin e tij zëdhënësi i Presidenti­t Meta, Tedi Blushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania