Panorama (Albania)

Nga virusi te drejtësia, kanabisi e plehrat, Rama debat “live” me Bashën

Kreu i PD: “11 vjet e le Sharrën siç e le, u kujtove kur po ikje. Je hajdut”. Rama: “O Lul, shko fli gjumë. Përballja do shihet në zgjedhje”

-

Kryeminist­ri Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha, u përplasën në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me menaxhimin e mbetjeve të Tiranës.

Kryeminist­ri Rama akuzoi kreun e opozitës se kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës kishte vendosur të jepte me koncesion fushën e mbledhjes së plehrave në Sharrë. Në një lidhje telefonike, të cilën fillimisht Rama e ka refuzuar, Basha akuzoi Kryeminist­rin se u ka marrë shqiptarëv­e 72 milionë euro për përpunimin e mbetjeve. “Sharra ishte lënë në mjerim për 11 vjet dhe u trajtua denjësisht nga ana jonë kur morën Bashkinë. Tirana do të kishte kontejner nën tokë. Ti tregoju shqiptarëv­e se pse kur as taksapague­sit e Tiranës dhe as ata shqiptarë nuk do paguanin asnjë lek dhe Tirana do kishte kontejnerë­t në tokë, pse i vure shkelmin studimit të Bankës Botërore? Sot që po flasim u keni marrë 75 milionë euro shqiptarëv­e, për tre incenerato­rë, me një pronar që i ka regjistrua­r me kompani guaska jashtë shtetit, me një pronar me precedentë penalë, anëtar të bandës së Lushnjës, këtë tregoju shqiptarëv­e ti”, tha ndër të tjera Basha. Përgjigja e Kryeminist­rit ishte një batutë: “O Lul, shko fli gjumë. Lul, fli gjumë. Fli, habitem. Lul fli zemër, fli gjumë. Ik mos na banalizo tani. Përballja do të shihet në zgjedhje”. “11 vjet e le Sharrën siç e le, u kujtove kur po ikje. Po shkatërron bizneset. Je hajdut”, ishte përgjigjja e Bashës.

PANDEMIA Kryeminist­ri Rama nuk e ka mohuar rikthimin në izolim të vendit, nëse numrat e të infektuarv­e rriten ndjeshëm. Rama theksoi se për të mos u kthyer në izolim, duhet që të gjithë qytetarët të mbajnë maskën dhe të zbatojnë protokolle­t e tjera shëndetëso­re. Sa u përket kapacitete­ve në spitalet COVID, Kryeminist­ri theksoi se kemi rreth 50% të kapacitete të lira. “Jemi shumë larg kapacitete­ve të plota. Kemi 50% të kapacitete­ve të lira. Di që nga pikëpamja e përgatitje­s jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë- dimrit me kohë. Strategjia për këtë kohë është në tavolinën time që në qershor. Rrezikojmë patjetër një mbyllje tjetër. Duhet të mbajmë maskën kudo. Duhet të respektojm­ë distancën. Nuk duhet të mblidhemi për dasma, për të bërë muzikë etj. Unë personalis­ht maskën e kam tmerr. Kam edhe problemin tim që kam atë astmën e vjetër, që nëse nuk kam atë frymëmarrj­en normale, kam edhe probleme, por unë nuk i hyj këtyre filozofive. Unë dëgjoj çfarë thonë ata që e dinë këtë punë”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se maskat do të jenë të detyrueshm­e deri në këtë periudhë, pasi nuk dihet se çfarë do të sjellë edhe gripi sezonal. “Maskat do të qëndrojnë deri në dalje të dimrit. Çështja është çfarë do të sjellë më shumë gripi stinor. Gjobat do të merren çdo muaj në faturën e dritave dhe nuk do të falen”, pohoi ai. I pyetur nëse do të ketë një paketë të tretë mbështetës­e ndaj pasojave të COVID, Kryeminist­ri tha se “maskat e veta i bën vetë”. “Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursime­t e të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte, është një gjë krejt tjetër”, tha Rama. Kryeminist­ri Rama mohoi që ka trend rritës të kultivimit të kanabisit, ndërsa theksoi rëndësinë e Reformës në Drejtësi. “Reforma në Drejtësi u bë se isha unë dhe Partia Socialiste. Për herë të parë u godit korporata e prokurorëv­e dhe gjyqtarëve. Po nuk hynë në burg ata që e kanë menaxhuar korrupsion­in e politikës, ata që kanë qenë të kupolës, që ishin fitimprurë­sit më të mëdhenj me korrupsion me togën e gjykatësit, harroje se mund të pastrohet politika. Nuk ndodh! Ka gjyqtarë që e dinë se nuk e kalojnë vettingu- n dhe vazhdojnë të bëjnë krime. Politikanë­t bëjnë korrupsion. E bëjnë korrupsion­in se ata që janë aty për të goditur këtë korrupsion, janë më të korruptuar nga të gjithë”, tha Rama në “Opinion”.

“Jemi shumë larg kapacitete­ve të plota. Kemi 50% të kapacitete­ve të lira. Di që nga pikëpamja e përgatitje­s jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë- dimrit me kohë. Strategjia për këtë kohë është në tavolinën time që në qershor. Rrezikojmë patjetër një mbyllje tjetër. Duhet të mbajmë maskën kudo. Duhet të respektojm­ë distancën. Nuk duhet të mblidhemi për dasma, për të bërë muzikë etj. Unë personalis­ht maskën e kam tmerr.

 ??  ?? Rama, dje gjatë debatit
Rama, dje gjatë debatit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania