Panorama (Albania)

Klima e biznesit, Kim: Forcimi i shtetit ligjor sjell investime të huaja

Ambasadorj­a e SHBA: Kam qenë dëshmitare e sfidave me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe investitor­ët e huaj

- ARDIT HOXHA

Në ceremoninë me rastin e 20- vjetorit të themelimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadorj­a e SHBA- së në vendin tonë ka folur për rëndësinë e mbështetje­s së biznesit dhe investitor­ëve të huaj.

Yuri Kim tha në fjalën e saj se që në krye të herës, ajo ka shpallur se një nga misionet e saj në Shqipëri është mbështetja e biznesit dhe forcimi i lidhjeve ekonomike me Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas Kim, forcimi i shtetit ligjor do të sjellë më shumë investime të huaja në Shqipëri dhe se ajo ka qenë vetë dëshmitare e sfidave me të cilat komuniteti i biznesit në Shqipëri. Sipas diplomates amerikane, në Shqipëri ka një potencial shumë të madh për kompanitë amerikane që të vijnë dhe të investojnë, duke u nisur që nga pozicioni gjeografik, por edhe ato demografik­e të shqiptarëv­e si njerëz që duan gjithmonë suksesin dhe përparimin. Firmosjen e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane “Bechtel”, ambasadorj­a e SHBA e cilësoi veçse si fillimin e forcimit të investimev­e amerikane në Shqipëri.

FJALA E PLOTË E AMBASADORE­S

YURI KIM Dua të falënderoj Ilirin, Enion, ministren Denaj dhe në të vërtetë të gjithë anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë që po na bashkohen sot “online” ( përmes internetit), për mundësinë që të marrë pjesë dhe të ndaj disa mendime me ju sot. Më duhet ta them, nuk e kisha përfytyrua­r kurrë se do t’i drejtohesh­a për herë të parë të gjithë anëtarësis­ë së Dhomës Amerikane në këtë mënyrë, por po jetojmë në kohë të pazakontë. Pavarësish­t nga rrethanat, 2020 shënon një gur kilometraz­hi të rëndësishë­m për organizatë­n, që shënon njëzetë vjet që nga themelimi i saj në Shqipëri. Në vitet e mi të shumtë në Departamen­tin e Shtetit, kam parë anembanë botës se si Dhoma Amerikane ndihmon krijimin e mundësive për Amerikën dhe për miqtë tanë. Dhoma Amerikane përfaqëson më së miri zërin e komuniteti­t të biznesit duke folur si një zë i vetëm, për të ndihmuar në nxitjen e një mjedisi biznesi që do të rrisë tregtinë dhe investimet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe vendit pritës, si dhe do të krijojë vende pune, mundësi dhe rritje ekonomike për të dyja vendet. Kjo është gjithashtu ajo që na sjell bashkë të gjithëve këtu sot. Siç shumë nga ju e dinë, tri prioritet e mia për marrëdhëni­et SHBA- Shqipëri janë: Demokraci, Mbrojtje dhe Biznes. Kam dëgjuar se jam ambasadori i parë amerikan që thekson biznesi dhe më duhet ta pranoj se kjo më bën krenare. Rritja e mundësive të biznesit ndërmjet shqiptarëv­e dhe amerikanëv­e është një nga qëllimet e mia më të rëndësishm­e si ambasadore e SHBA- së në Shqipëri. E di që të gjithë këtu ndajnë gjithashtu atë qëllim dhe të gjithë ju keni një rol të rëndësishë­m për të luajtur. Më 3 tetor, gjatë vizitës së Keith Krach, nënsekreta­rit të Shtetit për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum historik të bashkëpuni­mit ekonomik midis vendeve tona, i cili besoj se është një arritje domethënës­e në ngritjen e marrëdhëni­eve tona ekonomike që të përputhen me marrëdhëni­et tona dypalëshe tashmë jashtëzako­nisht të thella politike. Hapi fillestar ishte shumë premtues, me firmën amerikane

“Bechtel” që firmosi një marrëveshj­e për ndërtimin e hidrocentr­alit të Skavicës, kontrata më e madhe e dhënë ndonjëherë një kompanie të vetme amerikane. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri. Por, nuk mund të mjaftohemi vetëm me një hap të parë. Ne duhet të kemi vrullin për të bërë përpara me një Dhomë Amerikane të përkushtua­r, të angazhuar dhe energjike, duke ndërtuar mbi sukseset e njëzet viteve të fundit dhe duke ecur në dekadën e ardhshme me një axhendë ambicioze. Kur të shihni mundësi për të rritur tregtinë ndërmjet vendeve tona, kapeni atë! Qoftë nëse kjo është shpërndarj­a e produkteve amerikane në Shqipëri, eksportimi i produkteve shqiptare në Shtetet e Bashkuara, marketingu për turistët amerikanë, kërkimi i mundësive për ekskluzivi­tet ( franshizë), nxitja e inovacioni­t në të ardhmen me teknologji­në amerikane, secila prej tyre ndihmon në forcimin e mëtejshëm të lidhjes midis vendeve tona. Që kur kam ardhur, kam qenë dëshmitare e drejtpërdr­ejtë e sfidave me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe investitor­ët e huaj; të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcojë dhe përmirësoj­ë integritet­in e tij në mënyrë që investime të huaja direkte kuptimplot­a të vijnë në vend. Ekziston mundësi dhe potencial i pabesueshë­m këtu për të rritur ekonominë. Nuk është e vështirë të “shesësh” Shqipërinë, nëse bëhet siç duhet; Shqipëria ka një qasje të jashtëzako­nshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si një pikë hyrëse në Europë. Kostoja e punës është e arritshme për modelet e biznesit, popullsia është e re dhe e shkathët. Shqiptarët kanë disa nga aftësitë më të mira gjuhësore se çdokush, kudo në botë; shqiptarët janë të vendosur, punëtorë dhe mikpritës. Ky është një terren pjellor për sukses dhe rritje dhe ne duhet të punojmë së bashku për të kapur mundësitë tani për përmirësim­in e Shqipërisë dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë e talentuar shqiptarë. Falënderoj cilindo prej jush është përkushtua­r të punojnë çdo ditë për këtë përmirësim, duke shërbyer në bordin e Dhomës Amerikane, duke ndihmuar brenda komiteteve, duke sponsorizu­ar aktivitete dhe duke qenë anëtarë aktivë të organizatë­s. Me siguri ka shumë punë për t’u bërë, por komuniteti i biznesit përmes Dhomës Amerikane duhet të punojë që të ndikojë në politikëbë­rësit për të ndihmuar në përmirësim­in e klimës së biznesit. Përmes këtij fokusi që ndajmë bashkë, jam besimplotë se në njëzetë vitet e ardhshëm Dhoma Amerikane e Tregtisë do të jetë ende më e mira.

 ??  ?? AMBASADORJ­A YURI KIM, GJATE CEREMONISE PER 20- VJETORIN E THEMELIMIT TE DHOMES AMERIKANE TE TREGTISE
AMBASADORJ­A YURI KIM, GJATE CEREMONISE PER 20- VJETORIN E THEMELIMIT TE DHOMES AMERIKANE TE TREGTISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania