Panorama (Albania)

Meta dhe Rama presin zv. sekretaren amerikane për Arsimin e Kulturën

-

Presidenti Meta dhe Kryeminist­ri Rama pritën dje në dy takime nënsekreta­ren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce. Në fokus të dy takimeve sipas atyre që kanë zbardhur kryeminist­ria dhe presidenca ka qenë përmirësim­i i marrëdhëni­eve mes dy vendeve në fushat e arsimit dhe kulturës. Sipas Metës dhe Ramës, një rritje e bashkëpuni­mit dhe shkëmbimev­e mes Shqipërisë dhe SHBA në këto fusha do kishte një efekt shumë të mirë për vendin.

PRESIDENTI Presidenti Meta shkroi në profilin e tij në “Facebook” se rritje e bashkëpuni­mit të Shqipërisë dhe SHBA- së në fushën e arsimit dhe kulturës do i shërbejë më shumë së ardhmes së vendit.” I lumtur të takoja ndihmëssek­retaren e Departamen­tit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, znj. Maria Royce. Vlerësova rëndësinë që ka vizita e saj për të konsolidua­r e forcuar më tej marrëdhëni­et tona në fushën e arsimit dhe të kulturës. Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësis­ht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij. Bashkëpuni­mi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptim­in ndërkultur­or, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, shkroi Presidenti Meta.

KRYEMINIST­RI Ndërsa Kryeminist­ri Rama shkroi në postimin e tij, që e shoqëroi me foto nga takimi me zyrtaren e lartë amerikane, se zgjerimi i bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe SHBA mbetet një prioritet. “Me nënsekreta­ren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpuni­mit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimev­e e fuqizimin e mbështetje­s për Shqipërinë në çdo fushë”, shkroi Kryeminist­ri Rama në postimin e tij në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania