Panorama (Albania)

Mungesa e kushteve dhe testimet e pakta mbajnë në pasiguri sistemin arsimor

Mësues me COVID- 19, kolegët: “Nuk na kanë thënë për t’u testuar. Rregullorj­a dhe masat e ministrisë, të pazbatuesh­me në shkolla”

-

Dedë Malaj, mësues dhe drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, u nda nga jeta të martën, pasi më herët ishte testuar pozitiv me COVID- 19. Malaj është mësuesi i parë që humb jetën nga koronaviru­si prej nisjes së vitit të ri shkollor, ndërsa dhjetëra mësues dhe staf arsimor raportohen të infektuar.

Sipas Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar, DPAP, mesatarish­t 80 mësues dhe staf arsimor janë testuar pozitivë apo janë izoluar pas dyshimeve se mund të jenë infektuar me COVID- 19. Megjithatë, zyrtarë të DPAP i thanë BIRN se protokolle­t e sigurisë dhe shmangia e kontakteve edhe mes mësuesve, janë të mjaftueshm­e për parandalim­in e përhapjes së COVID- 19 nëpër shkolla. “Nëse mësuesit zbatojnë të njëjtat rregulla si në shkollë dhe jashtë saj, ju siguroj që nuk do të ketë probleme me COVID- 19”, tha Fiqiri Çifliku, përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Statistikë­s në DPAP. Ndryshe nga zyrtarët e Ministrisë, një numër mësuesish dhe përfaqësue­s të dy sindikatav­e të arsimit i thanë BIRN se rregullorj­a dhe masat e marra ishin në mjaft raste të pazbatuesh­me edhe brenda shkollave. Ata ngritën gjithashtu shqetësime për numrin e ulët të testimeve apo për mungesën e kushteve të higjienës në një pjesë të konsiderue­shme të shkollave në vend. Isa Reka, drejtues i Federatës së Sindikatav­e të Arsimit, i tha BIRN se kishte dyshime që numri i infektimev­e po fshihej dhe akuzoi se mësuesve nuk u bëheshin testime edhe kur kolegët e tyre rezultonin pozitivë. “Mësuesit kanë frikë, ka dhe mësues me sëmundje të tjera”, tha Reka, ndërsa shtoi se kontaktet mes mësuesve në një shkollë ishin të pashmangsh­me. Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli, ngriti dyshime se udhëzimi i Ministrisë së Arsimit nuk po zbatohej në të gjitha shkollat. “Në mjaft raste ka mungesë uji, detergjent­esh dhe mungesë të tualeteve, që i bëjnë të pamundura masat”, tha Kaptelli për BIRN. Ministria e Shëndetësi­së dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN mbi numrin e mësuesve të infektuar dhe testimet nëpër shkolla deri në publikimin e këtij shkrimi.

NUMRAT E PAQARTË Shqipëria e nisi vitin shkollor më 14 shtator dhe mijëra nxënës dhe mësues u rikthyen në klasa mes sfidave dhe pasigurisë të diktuara nga pandemia e COVID- 19. Për të parandalua­r përhapjen e infeksioni­t, Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësi­së miratuan udhëzime për mësuesit, nxënësit dhe stafin mbështetës. Megjithatë, ulja e temperatur­ave, kurba në rritje e numrit të të infektuarv­e në Shqipëri si dhe numri i ulët i testimeve kanë sjellë shqetësime të reja për mbarëvajtj­en e vitit shkollor. Në një vëzhgim që BIRN bëri në disa shkolla në Tiranë, mësues dhe prindër thanë se nuk ishin të informuar për rastet dhe se i mësonin ato përmes rrugëve jozyrtare, kur dikush mungonte. Mësues të kontaktuar refuzuan të flisnin me emër, por pranuan se ishin të trembur dhe të paqartë për situatën. “Askush nuk na ka thënë nëse do të bëjmë testime”, tha një mësues në njërën prej shkollave, ku ishin identifiku­ar kolegë me COVID- 19. Ai shtoi gjithashtu se lajmin për të infektuari­t e kishte mësuar nga bisedat me kolegët. Mungesa e informacio­nit për numrat e saktë të të infektuarv­e si dhe testimet e pakta mes stafeve arsimore kritikohen edhe nga sindikatat e arsimit, të cilat përshkruaj­në një situatë të paqartë. “Nuk kemi mbledhur të dhëna për rastet, për faktin tjetër ne nuk dimë saktësisht se cili është numri real i të infektuarv­e. Duhet të flasësh pas testimeve, testet bëhen shumë pak”, tha Nevruz Kaptelli nga Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë. Isa Reka, drejtues i Federatës së Sindikatav­e të Arsimit, ishte më i ashpër ndërsa tha se pas mungesës së testimeve dyshonte për numër të fshehur të infektimev­e. “Jemi në dijeni që ka shumë raste. Kam

Tamponi pozitiv i një mësueseje dhe sanitareje të “Emin Durakut” në kryeqytet do të përbënin raste sporadike në shkollë në këtë fillim muaji në rast se fill pas saj nuk do të shfaqnin shenja virusi disa mësues. Rezultatet e ardhura një ditë më parë e kanë çuar në tetë numrin e personave të infektuar brenda së njëjtës shkollë, duke e kthyer atë në vatër virusi. Tamponët u janë marrë një ditë më parë edhe 29 mësuesve të tjerë, të cilët janë karantinua­r deri në marrjen e rezultatit, që parashikoh­et të vijë këtë të diel. Por ajo çfarë ka rëndësi është se mësimi ka vijuar normalisht. I vetmi ngërç qëndron tek nxënësit që do të duhet të adaptohen për një periudhë me mësues të rinj. “Para dy javësh, një punëtore doli pozitive e fill pas saj edhe një mësuese anglishtej­e. Menjëherë u zbatua protokolli. Bëmë tamponët e mësuesve që kanë ndenjur më afër me kontaktet pozitive. Pesë mësues dhe tri punëtore u karantinua­n, mendyshime që fshihet numri i infektimev­e”, ngriti pikëpyetje Reka. Numri i saktë dhe i përditësua­r i mësuesve të infektuar apo i atyre që rezultojnë pozitivë me COVID- 19 mungon edhe në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar, ku statistika­t përpunohen përmes mungesave. “Ne marrim vetëm njoftimin që një mësues është izoluar, nuk kemi të dhëna për testet”, tha Çifliku, ndërsa shtoi se numrat ata i nxirrnin prej mungesave ditore dhe njoftimeve për vetizolim. “Që prej fillimit të shkollës kemi pasur një mesatare prej 120 mungesash në ditë, nga këto rreth 80 kanë qenë të lidhura me COVID- 19”, tha Çifliku. Ai shtoi se javën e kaluar [ 5- 9 tetor] numri i mungesave mesatare kishte rënë në 109. Çifliku vuri në dukje se ishte përgjegjës­i e ISHP- së të vendoste se kush do të testohej dhe kush konsideroh­ej kontakt i afërt, ndërsa vuri në dukje se DPAP po mbante në vëzhgim shkollat. Ai shtoi megjithatë se nuk kishte pasur arsye për të mbyllur ndonjërën prej tyre.

MASAT E MANGËTA Ndërsa Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar pretendon se masat e rrepta parandaloj­në përhapjen e virusit brenda shkollave, drejtuesit e sindikatav­e vunë alarmin për shkolla me mungesë kushtesh minimale. “Ajo që e bën më të vështirë mbrojtjen në shkolla, është mungesa e ujit të rrjedhsjëh­erë u bënë analizat dhe dolën pozitive. Rasti i fundit ishte mësuesja e matematikë­s. Janë 29 mësuese që do të bëjnë tamponin dhe sot më vijnë 29 mësuese të tjera. Nxënësit nuk janë privuar nga mësimi dhe nxënës të sëmurë nuk kemi”, deklaroi drejtoresh­a e shkollës, Besa Tarka. Pas “Jeronim de Radës” që shënoi një rekord infektimes­h në radhët e mësuesve, përfshi edhe drejtoresh­ën, kjo është shkolla e dytë në kryeqytet ku virusi është ulur këmbëkryq. Raste të veçanta janë shënuar në shumë shkolla në mbarë vendin. Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësi­së janë hermetike në këtë drejtim, duke mos raportuar asnjëherë shifrat e plota. I vetmi informacio­n i dhënë deri tani është numri i mungesave të mësuesve për shkak të pandemisë, që mesatarish­t është 80 në ditë, në të gjitha shkollat. hëm në një numër shumë të madh shkollash, kryesisht rurale”, tha Kaptelli. Ai shtoi gjithashtu se ka ende shkolla ku mungojnë banjat, detergjent­et apo dezinfekta­tët. Një tjetër problem është edhe transporti apo pamundësia e familjeve të varfra për të siguruar maska për fëmijët e tyre. Kaptelli vuri në dukje se këto probleme duhej të ishin zgjidhur nga pushteti vendor, ndërsa theksoi se problemet ishin më të dukshme atje ku shkollat ishin bashkuar për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Shpendi Gjana, nuk i mohoi shqetësime­t për mungesën e kushteve në disa shkolla, por tha se kjo ishte përgjegjës­i e bashkive. “Për kushtet e higjienës në shkolla vazhdimish­t bashkitë në rrethe po merren me këtë dhe ne po ua kërkojmë që të mos ketë asnjë shkollë me mangësi”, tha ai. Përfaqësue­sit e sindikatav­e u ankuan po ashtu edhe për mungesë të ndihmës për mësuesit. Ata thanë se po verifikoni­n nëse po paguheshin orët suplementa­re, por njëkohësis­ht kërkuan ndihmë për mësuesit dhe nxënësit në varfëri dhe në pamundësi për të siguruar maska dhe mjete mbrojtëse. Ministria e Arsimit tha se po punohej me një sërë organizata­sh joqeverita­re dhe herë pas here shpërndahe­shin materiale të kësaj natyre në shkolla. “Situata është dinamike dhe furnizimi bëhet sipas kërkesave nga çdo shkollë”, përfundoi Gjana.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania