Panorama (Albania)

Protesta “antimaskë”, qytetarët i djegin para Kryeminist­risë

-

Maska e detyrueshm­e në të gjitha ambientet publike ka ngjallur revoltën e qindra mijëra qytetarëve, të cilët shprehën virtualish­t mllefin e tyre “anti- maskë”. Të paktë ishin ata që dolën dje në protestën e paralajmër­uar kundër masës drastike të qeverisë që i detyron të gjithë për mbajtjen e maskës në çdo ambient tjetër, veç shtëpisë. Në shenjë revolte ndaj aktit normativ, dhjetëra protestues të mbledhur përpara Kryeminist­risë dogjën maskat që kishin marrë me vete. Me thirrjet “djegie e diktaturës”, ata paralajmër­uan se në atë zjarr do të digjej jo një, por të gjitha aktet normative të qeverisë që kufizojnë të drejtat e individit. “Ia vlen të protestosh dhe i vetëm kundër një ligji të padrejtë që nxjerr me akt normativ Kryeminist­ri. Kundër shkeljes kushtetues­e është një nen i veçantë mbi liritë dhe të drejtat e njeriut. Kryeminist­ri nxjerr vendime arbitrare”, u shpeh një protestues, ndërsa një tjetër e cilësoi vendimin e fundit si të parin hap drejt bindjes popullore. “Për t’i thënë jo diktaturës së maskave, për t’i çjerrë maskat sistemit globalist që na sundon. Kjo është vrasje, është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullim­in e shqiptarëv­e. Maskat janë hap i parë për të demonstrua­r nënshtrimi­n. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky. Të enjten, hyri në fuqi vendimi për maskat e detyrueshm­e në çdo ambient, pasi në të kundërt do të kenë gjoba 3 mijë lekë që do të vilet në faturën e energjisë elektrike. Forcat blu të Tiranës arritën të shpërndani­n protestën në kohë rekord, pasi bëri shoqërimin e tre personave në Polici. Midis tyre mësohet të jetë edhe deputeti Kujtim Gjuzi, të cilit i kanë kërkuar të largohet nga tubimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania