Panorama (Albania)

Anëtarët e rinj të KLGJ e KLP i zgjedh Parlamenti i ri

Rrëzohet kërkesa e Kuvendit për të mbyllur mandatet në shkurt

-

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, do të zëvendësoh­en në dhjetor të vitit 2021 nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Vendimi u mor dje nga KLGJ- ja në mbledhjen e zhvilluar dje. Kjo vendimmarr­je e qeverisë së gjykatësve, erdhi pak ditë pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 8 tetor të thirrjes për aplikim për vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. “Në këto kushte, me qëllim sqarimin dhe saktësimin e situatës juridike të krijuar nga kjo nismë, Këshilli miratoi një shtesë në vendimin nr. 5, datë 20.12.2018, duke përcaktuar se mandati i anëtarëve të Këshillit që shërbejnë me mandat 3vjeçar përfundon në datën 12.12.2021, ndërsa mandati i anëtarëve që shërbejnë me mandat 5- vjeçar përfundon në datën 12.12.2023”, thuhet në njoftimin e KLGJ- së shpërndarë për mediat. Në letrën e firmosur nga sekretari i përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, shpalleshi­n vakancat në

KLP për pozicionet që aktualisht mbahen nga Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci, ndërsa në KLGJ, për ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremaj­t. Sipas kësaj shpallje nga Kuvendi, mandati i tyre do duhej të përfundont­e në shkurt të vitit të ardhshëm, kur plotësohen 3 vite nga votimi i tyre në Kuvend. Ndërsa KLGJ- ja dhe KLP- ja ka argumentua­r se mandati i tyre duhet të përfundojë në datën që përkon fiks me 3 vite nga momenti që ata kanë filluar zyrtarisht detyrën e tyre në këto institucio­ne të reja të drejtësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania