Panorama (Albania)

Lleshaj mohon akuzat: Kemi situatën më të mirë në histori kundër krimit

- Ministri Lleshaj

Në seancën e djeshme parlamenta­re, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është përballur në interpelan­cë me deputetin e opozitës së re, Lefter Maliqi. Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza shumë të forta për ministrin Lleshaj sa i takon gjendjes së kriminalit­etit në vend dhe përballimi­t të mbjelljes së lëndëve narkotike në vend. “Ç’mund të na thoni për kriminalit­etin, ndërkohë që Çela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrasje makabër në Lushnjë e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë. Vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe, por ç’mund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s’kemi marrë asnjë masë, po policët”, deklaroi mes të tjerash deputeti Lefter Maliqi. Por, ministri Lleshaj nga ana tjetër, lexoi të dhëna, që sipas tij tregojnë për një panoramë kundër krimit që është më e mira në historinë e Shqipërisë. “Çështja e sigurisë në vend që ju e konsideron­i të rëndë. Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë krimi. Ka situatën më të mirë në historinë e saj. 126 të vrarë në një vit në 2012. 334 persona e kanë humbur jetën në 2012, kurse 247 në 2019. Me këto nuk dua të mohoj ngjarjet e rënda kriminale, por dua të ftoj ata që kanë sigurinë e vendit, të mundohen cila është tendenca e kriminalit­eti në Shqipëri. Është fakt që nuk mund të diskutohet se të gjithë treguesit negativë të sigurisë në vend janë në rënie. Niveli i goditjes dhe zbulueshmë­risë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme. Shumë lëmshe të ngatërruar­a në vite të krimit po zbërthehen me ritëm inkurajues. Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka lejuar monitorim. Nuk është i vetmi vend ku prodhohet kanabis, por jemi i vetmi vend që nuk fshehim asgjë. 195 zyrtarë u proceduan këtë vit për kanabisin. 58 masa ka dhënë për këtë nga përjashtim­i nga radhët e Policisë deri te masa më të lehta. 76 punonjës policie janë proceduar për kultivim kanabisi në 2019, më pak në 2020”, tha ministri Sandër Lleshaj dje në seancën e Kuvendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania